Heronjtë e munguar të drejtësisë
Nga: Roland Qafoku
Heroi i luftës së Antimafias Italiane, Pier Luiggi Vigna, më ka thënë në një intervistë që i mora në vitin 2004, se drejtësia në Shqipëri do të fillojë të funksionojë vetëm atëherë kur krimi tëvrasë gjyqtarë dhe prokurorë. Njeriu që hetoi vrasjen e Giovanni Falcone-s dhe Paolo Borselino-s duke arrestuar 500 persona, (po po e lexuat shumë mirë, arrestoi fiks 500 persona të lidhur me mafian dhe të përfshirë në vrasjet e tyre), më shumë se një herëpërmendi gjatë bisedës se gjyqtarët dhe prokurorët janë në luftëtë ashpër me krimin.
”Prokurorët dhe gjyqtarët arrestojnë dhe dënojnë, ndërsa kriminelët dhe mafiozët kërcënojnë, marrin peng dhe vrasin prokurorët dhe gjyqtarët pikërisht pse ata zbatojnë ligjin. Është një betejë e gjatë që ne e kemi marrëparasysh që kur u diplomuam dhe si çdo betejë ka edhe viktimat e veta, por qëllimi për drejtësi në shoqëri është shumë herë më i lartë se sa viktimat që sjell ai”,- tha heroi gjatë asaj interviste. Duket si parashikim i të keqes por realisht kjo ka brenda një tëvërtetë të madhe. Asnjë drejtësi në botë nuk është vendosur pa viktimat e saj në mes njerëzve të drejtësisë.
Po a është Shqipëria në këtë situatë që përcakton veteraniVigna? A e ka zhvilluar Shqipëria jonë këtë betejë? Nga viti 1990 e deri më sot Shqipëria ka një bilanc jo dhe aq tragjik tënjerëzve të drejtësisë me krimin. Në një vend që në 29 vjet ka gjithsej rreth 7 mijë persona të vrarë me armë dhe vetëm 2 viktima prej tyre janë pjestarë të drejtësisë për shkak të detyrës është treguesi më i qartë se beteja e drejtësisë shqiptare me krimin nuk ka qenë fare e fortë, për të mos thënë nuk ka ekzistuar fare. Kështu, në këto 29 vite kanë mbetur të vrarë nga komuniteti i njerëzve të drejtësisë Skerdilajd Ikonomi, gjyqtar i Gjykatës së Vlorës dhe Kleanthi Koçi, kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Ndërkohë në po këto 29 vjet kemi tre përfaësues të drejtësisë të plagosur të cilët janë Skënder Damini, gjyqtar i gjykatës së Fierit, Ardian Nuni, gjyqtarë i Gjykatës sëLartë dhe Arjan Ndoji, prokuror i prokurorisë së Durrësit nëngjarjen ne fundit. Kanë ekzistuar pasoja edhe të të afërmit e njerëzve të drejtësisë nga të cilët në një rast ka mbetur i vrarë që është Genci Sina, shoferi i prokurorit të Përgjithshëm dhe vjehrri i prokurores së Korçës Ledina Riza, Agim Gjoka, polic i Gjykatës së Fierit në atentatin ndaj gjyqtares Irena Meneku, Andi Maloku, shofer i prokurorit Arjan Ndoji të ndodhur nëngjarjen e fundit. Ndërkohë që numri më i madh ngjarjeve ndaj njerëzve të drejtëisë i takon tentativave, ose më saktëpërpjekjeve për ti frikësuar dhe paralajmëruar ata. Kështu kemi një rast me djegie banese, 3 sulme me armë e municione dhe 11 vendosje eksplozivi në banese, pa pasoja për jetën. E thënë me fjalë të tjera ky bilanc tregon se për drejtësinë shqiptare Giovanni Falcone dhe Paolo Borselino janë heronj diku nëHënë.
Madje edhe këto pak ngjarje kanë dyshime nëse janë plotësisht si krime ndaj njerëzve të drejtësisë. Ngjarja e djeshme në Durrës kur një prokuror mbeti i plagosur në vend që të përfshihej si pjesë e kësaj beteje të madhe, në fakt është futur në një qerthur tjetër. Është jo pak kompromentus fakti që në makinën e prokurorit ndodhej një person me precedent penal. Pa bërë asnjëaludim derisa të dalin konkluzionet e hetimeve, prezenca e tij nëmakinë hedh në erë çdo dyshim që prokurori të jetë qëlluar për shkak të detyrës. Megjithatë fakti që pak ditë më parë me gojëne tij kryeministri Rama akuzoi rëndë prokurorin Ndoji si tëlidhur me bandat e ndërlikon ngjarjen duke ia shtuar tëpanjohurat.Nga salla e parlamentit më 9 tetor kryeministri Edi Rama tha pa i përmendur emrin:
“Sa kohë kam që e them, këto kanë vënë pasuri marramendëse. Me çfarë i bërë zotrote, faturat e bixhozit në Monte Karlo. Nuk është pushim nga puna vetting, por do të hetohet. Sot është prokuror dhe punon për organizatat kriminale dhe u bën shantazh nënpunësve të shtetit. Nuk arreston qeveria, arreston drejtësia dhe procesi i një drejtësie që arreston është ky që po bëjmë“.
Atë që kryeministri Rama nuk e artikuloi me emër e mbiemër e plotësoni zevendësi i tij Erion Braçe në një status në facebook.
“Dyshoj shumë, që akuza (ndaj Liridon Pulës, drejtor i Kadastrës në Durrës) jo vetëm është e paprovuar por ka edhe lajthitje ligjore. A e kuptoni në çfarë shkelje kushtetuese është ky prokuror (Arjan Ndoja)? Reforma në drejtësi duhet të marrë përpara këtë pisllëk zhuli”
Në rastin më të keq atentatorët janë frymëzuar nga kryeministri që masakroi më fjalë Ndojin si një njeri të lidhur me bandat duke shtuar këtu edhe premtimin se shumë shpejt do veprojëligji. Por nga ana tjetër nuk mund të injorohet fakti që Ndoji ka qenë në makinë me persona të inkriminuar. Dëshmia e tij se ai nuk ishte objekt i këtij sulmi dhe nëse donin ta vrisnin mund ta bënin përpara shtëpisë ose në prokurori nuk është shumëbindëse. Krimi dhe organizatat kriminale nuk japin llogari për vendin ku e realizojnë ata sulmin. Ndërkohë, e marim tëmirëqenë faktin që atentatorët janë të frymëzuar nga Rama dhe Braçe. Kësaj bie që nëse Falcone do kishte në makinën teksa ecte në Kapaci ndonjë mafioz nga ata që hetonte, a do tëcilësohej vrasje në krye të detyrës dhe hero? Përfundimisht ngjarja e mbrëmshme në Durrës shoqërohet me një pyetje qëbëhet përherë sa ndopdh diçka në këtë vend: Kush e bën ligjinnë Shqipëri, shteti apo krimi? Me këtë bilanc që kemi dhe sidomos me ngjarjen e mbrëmshme përgjigja është afërmendsh për të gjithë: Krimi. Eshtë negative për shoqërinë pikërisht edhe për një arsye të madhe: Mungojnë heronjtë e drejtësisë. Edhe kur ata mbeten viktimë, pranë tyre ndodhen njerëz tëinkriminuar.
SULMET NDAJ NJERËZVE TË DREJTËSISË
NËNTOR 1996. Digjet në Pogradec banesa e prokurorit të këtij qyteti Bilbi Mete. Dyshohej se autorë të zjarrvënies ishin persona që kishin lidhje me ata që prokurori Mete i kishtearrestuar. Banesa u shkrumbua e gjitha por fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. Gjthsesi kjo shkaktoi panik të familja.
MAJ 1996. Shpërthen në Tiranë një sasi e madhe tritoli në hyrje të apartamentin e kryetarit të Gjykatës së Apelit të Tiranës Prel Martini. Ngjarja shkaktoi dëme të mëdha material në banesën e gjyqtarit por edhe të komshinjve të tij. Fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz por impakti dhe frika ishte e lartë. Mendohej se ky shpërthim lidhej për shkak të detyrës dhe mosmarrëveshjeve të gjyqtarit Martini.
NËNTOR 1997. Sulmohet me armë në Linzë të Tiranës shtëpia e prokurorit të Tiranës Arqile Koçi. Ka qenë ora 02.00 kur persona të panjohur anë qëlluar me armë automatike në drejtim në banesës së pokurorit që ndodhej në gjumë në atë kohë. Fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz dhe sipas hetimeve mendohese gjithcka ishte bër ënga të afëmr të personave që Koci I kishtye arrestuar.
KORRIK 1997. Disa persona të dalë nga burgu që u hapën nëatë kohë në qytetin e Korçës rrethuan në mesnatë dhe sulmuan me armë banesën e prokrurores së këtij qyteti Ledina Riza. Vjehrri I prokurores mbeti i plagosur, ndërkohë që pas disda orësh familja bashkë me prokruoren Riza mundën të largohen nga banesa. Një sulm I tillë u krye për hakmarrje nga ata qëprokruroja Riza I kishte arrestuar.
DHJETOR 1997. Një sasi e madhe tritoli shpërtheu në qytetin e Bajram Currit në hyrje të banesës së prokurorit Besnik Cengu.Banesa e tij dëmtohet rëndë por për fat nuk pati dëme në njerëz. Ndërkohë që ngjarja shkaktoi terror në familjen e tij.
SHKURT 1998. I bëhet atentat me armë në Tiranë kryetarit tëDhomës Kombëtare së Avokatisë Kleanthi Koçi. Ngjarja ndodhi pranë hotel Tiranës në qendër të kryeqytetit kur një person qëlloi me pistoletë avokatin më të rëndësishëm në Shqipëri duke e lënëtë plagosur. Pas 20 ditësh Koçi ndërroi jetë. Dyshohej se autori ishte vrasës me pagesë dhe se ngjarja lidhej me çështjet konkrete që avokati mbulonte.
MARS 1998. Shpërthen në qytetin e Laçit një sasi tritoli nëhyrje të banesës së prokurorit të këtij qyteti Aleksandër Plepi. Si pasojë shkaktohen dëme të mëdha në banesë. Për fat nuk pati dëme në njerëz, ndërkohë që u shkaktua terror në familjen e tij.
NËNTOR 1998. Hidhet një granatë në mesnatë në apartamentin e Drejtorit të Hetimit të Krimit të Organizuar në Prokurorinë e Përgjithshme Bujar Himçi, në zonën e Tiranës së Re nëkryeqytet. Vetëm fati që granata nuk shpërtheu mënjanoi njëtragjedi në familjen e tij e cila ishte në gjumë në ato moment.Prokurori Himçi ishte duke hetuar dosje sensitive në ato moment që kishin të bënin me ngjarjet e marsit të vitit 1997.
NËNTORT 1998. Rreth orës 20.00 një sasi e madhe tritoli shpërtheu në hyrje të banesës së kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu. Shumica e apartamentit të tij u shkatërrua, ndërkohë që dëme të mëdha pësuan edhe apartamentet e fqinjve të tij. Vetëm fakti që nuk ndodheshin nëdhomën pranë derës së jashtme shpëtoi Abdiun dhe pjestarët e tjerë të familjes së tij. Dyshohej se atentati lidhje me çështje konkrete që Abdiu kishte gjykuar dhe gjykonte.
SHTATOR 2002. Një sasi e madhe tritoli shpërtheu në Shkodër në hyrje të banesës së kryetarit të Gjykatës së këtij qyteti, Besnik Hoxha. Si pasojë u shkaktua dëme të mëdha materiale, ndërkohëqë vetë kryegjykatësi dhe familja e tij për fat nuk pësuan dëme.
SHTATOR 2003. Ekzekutohet në makinë në Tiranë Genci Sina, shoferi i prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku, teksa nëmakinë ndodheshin bashkëshortja dhe vajza e kryeprokurorit.Zyrtarisht është deklaruar se vrasja është kryer si paralajmërim për Sollakun për çështje konkrete të hetuara ndaj asaj që njihej si organizata “Hakmarrja për Drejtësi”. Vetë kjo organizatë e ka mohuar këtë akuzë.
JANAR 2006. Një sasi e madhe tritoli shpërtheu në Burrel nëhyrje të banesës së gjyqtarit të këtij qyteti, Artan Çupi. Si pasojëu shkaktua dëme të mëdha material, ndërkohë që vetë gjykatësi dhe familja e tij për fat nuk pësuan dëme.
KORRIK 2006. Një sasi e madhe tritoli shpërtheu në Fier nëhyrje të banesës së gjyqtarit të këtij qyteti, Pirro Sota. Si pasojëu shkaktua dëme të mëdha material, ndërkohë që vetë gjykatësi dhe familja e tij për fat nuk pësuan dëme.
DHJETOR 2006. Një sasi tritoli shpërtheu duke shkatërruar makinën e gjyqtarit të Lezhës Jak Ndoka. Gjyqtari Ndoka nuk ndodhej në atë moment në makinë, ndërkohë që dyshohej se ngjarja lidhej me punën e tij.
JANAR 2007. Një sasi e madhe tritoli shpërtheu në Fier në hyrje të banesës së prokurorit të këtij qyteti, Shkëlqim Sina. Si pasojëu shkaktua dëme të mëdha materiale, ndërkohë që vetë prokurori dhe familja e tij për fat nuk pësuan dëme.
JANAR 2007. Një person i panjohur i bën atentat në ambjentet e gjytaktës së Fierit gjytqtares Irena Meneku. Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur polici i gjykatës Agim Gjoka, ndërkohë që vetëgjykatësja nuk pëson dëmtime.
MARS 2007. Plagoset në Fier gjyqtari i këtij qyteti Skënder Damini. Policia arrestoi më pas dy persona sit ë dyshuar për këtëngjarje dhe që lidhej për shkak të detyrës.
JANAR 2008. Një sasi e madhe tritoli shpërtheu në Pogradec nëhyrje të banesës së gjyqtarit të këtij qyteti, Liradin Lila. Si pasojë u shkaktua dëme të mëdha materiale, ndërkohë që vetëgjyqtari dhe familja e tij për fat nuk pësuan dëme.
SHTATOR 2008. Qëllohet me armë në rrugën Komuna e Parisit në Tiranë duke e plagosur me dy plumba anëtarin e Gjykatës sëLartë Ardian Nuni. Për fat Nuni nuk pati rrezik për jetën. Vetë ai e lidhi ngjarjen me dosjet që kishte në hetim, ndërkohë që grupi hetimor ka qenë konfuz për pistat e hetimit.
SHKURT 2011. I vendoset në Tiranë një sasi tritoli makinës sëavokatit Genc Gjokutaj. Për fat tritoli nuk shpërtheu por ngjarja mund të kishte patur pasoja të rënda nëse atentatorët do kishin arritur të realizonin qëllimin e tyre. Sipas hetimeve ngjarja lidhej me çështje që juristi Gjokutaj kishte në proces.
SHTATOR 2011. Ekzekutohet në Vlorë në makinë duke shpërthyer një sasi e madhe eksplozivi gjyqtari I Gjykatës sëVlorës Skerdilajd Konomi. Cilësohet si një ngjarjet më të rënda të tipit mafioz që kanë ndodhur në Shqipëri ndaj njëpërfaqësuesi të drejtësisë. Akoma më e rëndë bëhet kjokur edhe sot nuk ka asnjë autor.
NËNTOR 2019. Plagoset në Durrës prokurori i këtij qyteti Arjan Ndoji. Perosna të pamnjohur akën hapur zjarr me breshëri ndaj amkinës në të cilën ai lëviste duke e lënë të plagosur atë dhe shoferin Andi Maloku dhe një person me precedent penale Landi Muharremi.
BILANC I SULMEVE NDAJ NJERËZVE TË DREJTËSISË
Të vrarë:
Skerdilajd Ikonomi, gjyqtar i Gjykatës së Vlorës
Kleanthi Koçi, kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë
Të plagosur:
Skënder Damini, gjyqtar i gjykatës së Fierit
Ardian Nuni, gjyqtarë i Gjykatës së Lartë
Arjan Ndoji, prokuror i prokurorisë së Durrësit
Pasoja të të afërmve të njerzve të drejtësisë
Të vrarë
Genci Sina, shoferi i prokurorit të Përgjithshëm
Të plagosur
Vjehrri i prokrurores së Korçës Ledina Riza
Agim Gjoka, polic i Gjykatës së Fierit në atentatin ndaj gjyqtares Irena Meneku.
Andi Maloku, shofer i prokurorit Arjan Ndoji
Tentativa
1 djegie banese
3 sulme me armë e municione në banesat e njerëzve të drejtësisë
11 vendosje eksplozivi në banesë pa pasoja për jetën