Hervin Çuli: Falë Berishës e kuptova që jam i korruptuar
Nga Hervin Çuli
Te nderuar miq! Mbreme ne darke ne emisionin "Studio e Hapur" me gazetaren Eni Vasili, ish kryeministri Sali Berisha ka permendur emrin tim si te korruptuar (o zot i madh me ne fund e kuptova qe qenkam), sepse po luaj nje rol ne shfaqjen "Perndjekja dhe vrasja e Zhan Pol Maratit" ne Teatrin Kombetar, e keshtu per rrjedhoje po ndaj para me regjisorin Arben Kumbaro, vellain e Ministres se Kulture
s, qe ka fituar cdo projekt ne Teatrin Kombetar(cudi e madhe kjo se ai nuk genjen!). E falenderoj Saliun qe per momentin nuk me ka vene ne listen e baroneve te droges apo ne listen e miqve te Shullazit, pse jo edhe ne banden "Hakmarrja per Drejtesi", krime te cilat me siguri i kam kryer dhe qe ne te ardhmen padyshim Saliu do mi numeroje ne lule te ballit. Nejse, ne pritje te gjemave qe kam bere por ende nuk i di, po sqaroj opinionin publik per akuzen konkrete te Saliut. Ne Teatrin Kombetar nga 6 projekte te gjashte regjisoreve te ndryshem, ka nje projekt dhe nje nga regjisoret me te mire shqiptare qe quhet Arben Kumbaro. Djalli ta marre meqe Arbeni eshte vellai i Ministres sipas Saliut edhe pse eshte nje regjisor i shkelqyer nuk duhet ta ushtroje me profesionin! Bravo Sali, e ke nga eksperienca, sepse vajza jote kur ishe kryeminister u mbyll ne manastir dhe maste me sy drejt qiellit pronat e Fazllicit. I madh Saliu! Gjithsesi sa per sqarim , pagesa e zotit Kumbaro (edhe pse vepra e tij eshte me e veshtira e sezonit) eshte e njejte me dy nga regjisoret e perzgjedhur dhe me e vogel se e kater te tjereve. Ne Teatrin Kombetar nga 57 role te aktoreve te ndryshem, ne sezonin 2014 -2015, interpreton ne nje rol dhe drejtori i Teatrit Kombetar, qe per dreq si profesion eshte aktor-regjisor. Ndofta Saliu mendon se meqe me shkaterroi jeten me lakejte e tij dhe me hoqi 7 vjet nga puna do me mohonte dhe profesionin, por fale zotit kete deshire nuk ja realizoj dot. Dhe sa per ta sqaruar per here te fundit Saliun, ne Teatrin Kombetar i vetmi aktor qe nuk paguhet per rolin qe do te intrpretoje gjate ketij sezoni eshte Drejtori i Teatrit Kombetar. Saliu nuk ka faj ne fakt, sepse ne teater ka shkuar koha kur Liri Berisha merrte ne telefon ish drejtorin per te emeruar aktore ne organiken e Teatrit Kombetar, ka ikur koha kur aktoret detyroheshin te ngrinin dolli me pule kunder sarsit se keshtu donte Saliu,ne teater ka ikur koha kur aktoret detyroheshin ne kembim te rroges te firmosnin peticione kunder opozites se vendit. E siguroj madje Saliun qe dhe kunder tij nuk do kete kurre nje peticion nga artistet e TK-se edhe pse ai meriton nje memorandum kombetar qe ta perjashtoje pergjithmone nga deklarimet publike pasi edhe kalamajve ju shfaqjet neper endra si shtriga e Borebardhes. Gjithsesi, i jap fjalen e nderit Saliut (se aie ka te shenjte sipas kanunit), se sa te jem une drejtor asnje njeri qe voton dhe militon ne PD nuk do persekutohet dhe nuk do di mbyllet dera ne TK sic bente dhe vepronte ai dhe lakejte e tij. Si perfundim i uroj Saliut pleqeri te mbare, duke i kujtuar se une nuk jam futur kurre ne godinen e Partise Socialiste, gjithshka e kam fituar me pune dhe me gjak. I vetmi mekat qe kam ne jeten time eshte qe dikure bashkepunova dhe i besova shtriges tek Borebardha.