Hillary Clinton: Nëse do të isha Presidente, ja çfarë do t’i thosha Putin

Është shpërndarë në mënyrë të rrufeshme në internet një batutë e ish-sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton. Ajo është pyetur se do të sillej në një rast të supozuar si Presidente e SHBA. Vetë Clinton e ka marrë me humor dhe ka propozuar një takim me presidentin rus, Vladimir Putin. Ajo është munduar ta imitojë Putinin edhe me zë, duke supozuar ndonjë bisedë mes tyre. “Mund ta imagjinosh një bisedë me Putin. Ishte kryeministër dikur, tani President. Dhe kur e takon e pyet, do të bëhesh President sërish? Dhe ai thotë, Po, po.  Dhe ti e pyet, po kryeministër, ai do thoshte: Ide e shkëlqyer, e shkëlqyer” – thotë Clinton teksa imiton Putinin, ndërsa salla shpërthen në të qeshura.

SHKARKO APP