Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:06 Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO) Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga interpretimi emocionues i trupës frymore më unike në Shqipëri, mes peizazheve të mrekullueshme të Liqenit të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Historia e kremtimit të Krishtlindjes

Forum
E martë, 24 Dhjetor 2019 09:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Krishtlindjet janë sot festa kryesore e fesë kristiane, por tradita e festave përreth kohës së Krishtlindjeve është shumë më e hershme se sa krishtërimi vetë. Kur njerëzit varin nëpër shtëpi yje të ndriҁuar dhe figura ëngjëjsh nëpër dritare dhe Santa Claus-ët (siҁ i thonë në botën anglofone) apo Nikolaus-ët (siҁ i thonë në botën gjermanofone) ngjiten nëpër ballkone, kur në korridore me dyqane vezullojnë bredha të zbukuruar dhe aroma e shijshme e kurabijeve të Krishtlindjeve ndihet kudo në atmosferë, atëherë për ҁdo njeri është e qartë: po afrohet sërish festa e Krishtlindjeve. Dita, në të cilën, sipas besimit kristian lindi fëmija Jezu. Që lindja e Krishtit bie në datën 24 dhjetor, kjo ka një simbolikë të thellë, të tregon famullitari evangjelist Hans Mörtter:

“Data 24 është data e parë, kur fillon të hapet qielli. Tek popujt paganë ka pasur edhe festa të dritës, pra kjo datë është prej mijëra vjetësh për të gjithë popujt një ditë shumë e rëndësishme. Kemi të bëjmë edhe me një histori shumë simbolike, që mbi njerëz pllakos herë pas here errësira, pra dhimbja, vuajtja, vdekja dhe se ekziston një kapërcim i këtyre dhe një mëngjes i ri. Bëhet sërish dritë. Eshtë shumë e qartë, ne festojmë Krishtlindjet, sepse ne si njerëz të Oksidentit besojmë, se ekziston një figurë e përndritshme e Krishtit, e cila ka lindur dhe ka jetuar, për të na treguar se paqja dhe drejtësia në këtë tokë janë të mundura, pra se është e mundur drita në errësirë, e cila na rrethon kaq shpesh, po të shohësh lajmet e përditshme.”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Weihnachtsbaum (Colourbox)

Dhe kështu mbi grazhdin e Betlehemit ndriti një yll i Krishtlindjes, i cili u tregoi tre priftërinjve të shenjtë rrugën për në ҁerdhen e Jezuit. Megjithëse shumë njerëz i zbukurojnë shtëpitë e tyre në periudhën e Krishtlindjeve me yje, shpesh harrohet kuptimi fillestar i simbolit, pra kërkimi i dritës hyjnore, shpreh keqardhjen famullitari Mörtter. Krahas dritës, edhe degët e gjelbra luajnë një rol të rëndësishëm në mistikën kristiane:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Pema e Krishtlindjeve është bërë natyrisht simboli i Krishtlindjeve. Në dimër në fakt nuk ka gjelbërim, por pema e vitit të ri është përjetësisht e gjelbër dhe ajo simbolizon pikërisht jetën, fuqinë jetësore. Rruzujt e kuq të Krishtlindjeve, që kanë qenë më parë simbol për gjakun  e Krishtit dhe lidhja e rruzujve të kuq dhe pemëve të gjelbra shërbejnë si bazë për jetën, si e ardhme.”

Mund t'ju interesojë

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Para 2 minutash
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14

Në shekujt e mëparshëm njerëzit i dekoronin dhomat e tyre vetëm me pak degë të gjelbra; që në dhomën e ndenjes të vendoset bredhi i zbukuruar në mënyrë festive, ishte një ide që u lindi në shekullin e 16-të shoqatave të zanatҁinjve. Ata ishin të parët, që rreth vitit 1503 varën në pemë edhe gjëra të ëmbla për të ngrënë. Kurora e Ardhjes së Krishtit me katër qirinjtë pasoi vetëm në vitin 1850: “Dhe kurora e Ardhjes së Krishtit është simbol i pritjes, Advent- mbërrij, “adventus”, do të thotë pra se diҁka vjen tek unë, dhe ajo që vjen është vërtetësia hyjnore.”

Weihnachtsmann aus Schokolade (Imago/M. Segerer)

Në kohën e sotme, këtë famulltari Mörtter e di nga përvoja e tij personale, fëmijët nganjëherë i ngatërrojnë se kush është ai që Natën e Shenjtë i vë dhuratat e tyre nën pemë: Santa Clausi, Nikolausi, plaku i Krishtlindjeve ose fëmija Krisht: “Eshtë fëmija Krisht, është një fëmijë dhe jo plaku i trashë i Krishtlindjes, kush e thotë këtë, thotë gjëra jo të menҁura, ai shet kulturën dhe historinë tonë. Kjo nganjëherë më tmerron, kjo është shoqëria jonë e konsumit, e thënë troҁ: jashtëzakonisht e varfër dhe qesharake.”

Famullitari Mörtter merr frymë thellë dhe vazhdon më tej: “Që fëmijëve t’u ruhet aspekti i fshehtësisë, për mua është me rëndësi: dhe puna fillon me mospërdorjen në mënyrë inflacioniste të plakut të Krishtlindjes ose Santa Clausit. Në rastin e Santa Clausit apo të Nikolausit nuk kemi të bëjmë me Santa Clausin e Coca Colës, por me Santa Claus-in e shekullit të katërt, me një peshkop. Ai është një figurë shumë e vjetër, një figurë mistike, një figurë shembull; ai u angazhua për njerëzit e uritur dhe kishte ide gjeniale.”

Krishtlindja është një festë kristiane, por për shumë njerëz degjeneron në terror të vërtetë konsumi. Veprimi i bërjes së dhuratave pa fund u përhap pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas mrekullisë ekonomike në Gjermani, na sqaron famullitari Hans Mörtter. Më parë, ideja e bërjes dhurata kishte një kuptim të thellë: “Eshtë Jezui ai që na bën dhuratë, ai që na bën dhuratë jetën e tij. Fëmijëve u bëheshin dhurata, në mënyrë që të kuptojnë se jeta është dhuratë dhe dhuratën e jetës ne e festojmë. Prandaj ka edhe dhurata, por jo në mënyrë të shfrenuar dhe që prindërit të vihen në stres.

Çfarë kontradikte me kuptimin e kësaj feste, kjo që praktikojmë ne. Besoj se shumica e njerëzve nuk e dinë më fare kuptimin e dhuratave. Krishtlindja, për mua si famullitar është thjesht një shans, për t’ua kujtuar njerëzve këto gjëra.” (DW)

Etiketat e lidhura

Historia e kremtimitKrishtlindje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)
Para 2 minutash

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Duka: Broja talenti më i madh që kemi pasur, Caprile do të luajë për Shqipërinë
Para 5 minutash

Duka: Broja talenti më i madh që kemi pasur, Caprile do të luajë për Shqipërinë

Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodhte mua kjo?”
Para 7 minutash

Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodhte mua kjo?”

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran
Para 22 minutash

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.