Historia e kryeveprës së Ndoc Martinit

Ndoc Martini (17 janar 1880 – 6 dhjetor 1916), nxënës i Kolë Idromenos, një nga piktorët më të talentuar shqiptarë, me fatin jetësor të Migjenit…
Talentin e tij e kanë krahasuar me Rafael Santin.
Vdiq në një moshë shumë të re në Paris.

Vepra e tij që po postoj është “Doktor Prelaj”, që i dedikohet Dr. Pjetër Prelajt, të cilin piktori i madh e njohu në Paris.

Kush ishte Doktor Pjetër Prelaj?

Swiss Digital Desktop Reklama

I pesti i vëllezërve Prelaj, Pjetri, që në moshën 18-vjeçare u dërgua për të studiuar në Francë, në Fakultetin e Mjekësisë së Parisit, u njoh me bashkatdhetarin e tij, piktorin e madh Ndoc Martini.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndoci jetonte në një papafingo, në periferi të kryeqytetit francez, të cilën e përdorte gjithashtu edhe për studio.

Në një nga vizitat e shpeshta që Pjetri i bënte bashkëpatriotit të tij, ai i propozoi që t’i bënte një portret me ngjyra, me bojëra vaji.
Teksa Ndoc Martini po hidhte ngjyrat mbi telajo, ai kurrë nuk kishte menduar se ai portret (që sot gjendet në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë) do të ishte një nga kryeveprat e pikturës shqiptare.

Gjatë viteve që Pjetri vazhdoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë së Parisit, ai mori pjesë në luftë, duke kuruar ushtarët francezë të plagosur. Për këtë, para se të kthehej në Shqipëri, ai u dekorua me një medalje ari “Légion d’Honneur” nga shteti francez.

Pas diplomimit në Mjekësi, në Paris, dhe pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, Pjetri u kthye në qytetin e tij të lindjes, Shkodër.

Në atë qytet Dr. Pjetri iu përkushtua profesionit të tij të mjekut, duke bërë që shumë shpejt emri i tij të bëhej i njohur pothuajse në të gjithë Shkodrën dhe fshatrat e saj.

Pas pak kohësh, duke ndjerë kënaqësi nga puna e tij dhe me kursimet që kishte mbledhur, ai kërkoi ndihmë nga arkitekti dhe piktori i famshëm Kol Idromeno, që ai t’i bënte projektin e një shtëpie, ku ai do të banonte dhe që do t’i shërbente edhe si klinikë mjekësore.

Arkitekti dhe piktori i njohur Kol Idromeno ia realizoi Dr. Pjetrit projektin e shtëpisë, e cila prej shumë vitesh është e njohur në qytetin e Shkodrës si një nga ndërtesat me arkitekturë të bukur, ku ndihet dora e mjeshtrit të madh.

Në atë kohë që mjeshtri Idromeno projektoi atë shtëpi, ai vinte pas një eksperience projektimi që kishte bërë më parë si: Kafen e Madhe, Bankën e Shtetit, vilën e Dr. Shirokës etj.

Sipas kërkesës së Dr. Prelajt, kati i parë i shtëpisë u projektua dhe ndërtua për ambientet e punës, ku u vendos aparati Röntgen dhe dhomat për vizitat e pacientëve, ndërsa kati i dytë i shërbente për banim.

Ajo shtëpi, që edhe sot ndodhet në fund të rrugës Gjuhadol, është shpallur “Monument Kulture” dhe ka hyrë në thesarin e artë të arkitekturës shqiptare.

Mbarimi i luftës e gjeti Dr. Prelajn të transferuar në rrethin e Kukësit, pasi më parë shteti komunist i kishte sekuestruar aparatin Röntgen dhe gjithë literaturën që ai e kishte blerë me flori në Francë. (Nga Saimir Kadiu)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?