Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 09:28 Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE? Botuar në radion gjermane DW- Pak muaj më parë, kryeministri i Malit të Zi tha se “dy vende fqinje përpiqen të bllokojnë anëtarësimin e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Historia e populizmit të ri, nga grekët e lashtë, narodnikët rusë, deri tek Donald Trumpi sot

Forum E diel, 26 Shtator 2021 06:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Çfarë është populizmi? Përgjigjja, ndryshon në varësi se kujt i drejtohet pyetja, një historiani apo një politogu, ndërsa për politikanët, në varësi të faktit nëse ata janë të kënaqur apo të fyer nga etiketimi si “populistë”. Për historianët, populizmi lindi fillimisht në Rusi në gjysmën e dytë të shekullit XIX.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Narodnicestvo (nga termi narod “popull”), ishte një lëvizje të rinjsh, studentësh dhe intelektualësh (narodnikët), që donin të “shkonin tek populli”:ata hapën shkolla në fshatrat e Rusisë ende feudale, duke u përpjekur të përhapnin arsimimin, dhe të vetëdijësonin fshatarët se ishin të shfrytëzuar.

Mund t'ju interesojë

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 13 minutash
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 17 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 18 orësh

Populistët rusë kishin një ide romantike mbi popullin, dhe i shihnin fshatarët si një forcë e madhe revolucionare, që po priste të zgjohej dhe të përmbyste regjimin carist. Por ata e kishin gabim, sepse revolucioni u krye nga punëtorët e fabrikave, por disa prej tyre, duke menduar se po i jepnin ndihmë historisë, kaluan nga teoria në praktikë, dhe në vitin 1881 organizuan vrasjen e Carit Aleksandrit II.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë për politologët, populizmi është një kategori me kufij të paqartë dhe evazivë, që ndryshojnë sipas kohës dhe kontekstit, dhe mbi të cilat nuk bien të gjithë dakord. Enciklopedia e mendimit politik Laterza, e përkufizon atë në këtë mënyrë:”Qëndrimi politik i favorshëm ndaj popullit, të identifikuar tek klasat socio-ekonomike më të ulta”.

A janë njëlloj të gjithë populistët?

Në politikë, dallimet janë gjithçka. Pikërisht pse ishte i paqartë, termi populizëm mori në shekullin XX nuanca të ndryshme, të cilat u përpoqën t’i kategorizonin historianët e mendimit politik.

Nacional-populizmi, është një përzierje e nacionalizmit dhe militarizmit, ku përfshihet një game e errët lëvizjesh, nga nazizmi tek fashizmi. Po kështu përfshihet edhe peronizmi i argjentinasit Huan Domingo Perón (1895-1974), që në botën e ndarë të Luftës së Ftohtë, nuk donte të ishte kapitalist apo komunist, por përfundoi duke qenë konservator dhe autoritar.
Populizmi revolucionar, tenton të jetë i eksremit të majtë, por edhe autoritar dhe nacionalist. Paraardhësit e tij janë Jakobinët e Robespierit, që në Francën revolucionare shpiku terrorin dhe famëkeqet “gjykatat popullore”, ku “armiqtë e popullit” u demaskuan dhe u eleminuan. Fytyra e tij totalitare e shekullit XX ishte Stalinizmi, dhe më vonë Kastrizmi dhe “Çavizmi “, që i referohet ish-presidentit të Venezuelës, Hugo Çavez (1954-2013).
Populizmi demokratik, që u shfaq në skenë vitet e fundit të shekullit XIX-të me Partinë e Popullit në SHBA, në gjirin e nacionalistëve dhe izolacionistëve në politikën e jashtme. Ajo parti e kishte bazën midis fermerëve në shtetet e mes-perëndimit, dhe armiqtë e saj tek kapitalizmi industrial dhe financiar, si dhe elitat progresive. Kur disa e etiketojnë presidentin Donald Trump dhe moton e tij “Amerika e Para”, si populiste , disa historianëve përtej detit, u shkon mendja tek “Partia e Popullit” mbi një shekull më parë.
A janë populistët anti-demokratë?

Nëse populizmi bazohet mbi vullnetin e popullit, pse shumë njerëz shqetësohen për përparimin e tij? Tek e fundit, a nuk është demokracia “qeverisja e popullit”? Kjo ndodh për shkak se populizmi, siç e tregon historia e shekullit XX-të, më shumë se sa demokratik, është plebishitar.

Demokracia moderne, është përfaqësuese:kërkon që sovranitetin ta ushtrojë populli, por përmes përfaqësuesve të zgjedhur në parlament. Është demokracia e “vjetër” liberale, ajo që ka lindur për të mbajtur nën vëzhgim edhe opozitën. Por nëse ka diçka që bashkonte populizmin e shekullit XX, ajo ishte pikërisht alergjia ndaj demokracisë liberale, e konsideruar si një shprehje tipike e elitës.

Në fakt, populizmi, tenton të shkojë drejt “diktaturës së shumicës”:ideali i tij, është demokracia e drejtpërdrejtë , që e shpreh pa ndërmjetësim vullnetin popullor. Pak a shumë si në Athinën e lashtë, thonë populistët e sotëm, vetëm se në vend të asambleve të mëdha popullore, përmes internetit apo referendumeve.

A funksiononin kështu gjërat edhe në Greqinë e lashtë? Jo tamam…

Eklesia (asambleja greke), që mblidhej në agora në kohën e Perikliut (shekulli V Para Krishtit), nuk i përfaqësonte të gjithë athinasit, por vetëm qytetarët e lirë dhe meshkujt:40.000 njerëz, nga një popullsi e përgjithshme prej 300.000 banorësh.

Dhe vetëm 6.000 nga 40.000, gati të gjithë aristokratë, merrnin pjesë në asamble:një koncept disi “i kufizuar” njerëzish. Megjithatë, është e vërtetë se Perikliu mishëronte modelin e demagogut , udhëheqësit tipik populist të kohëve të sotme:”udhëheqësit”(agogos në greqishten e vjetër) të popullit (demos).

Aristoteli e konsideronte demagogun, si shkakun e të gjitha sëmundjeve, pikërisht sepse imponoi hegjemoninë e klasave popullore, në dëm të përbërësve të tjerë të shoqërisë. Që nga antikiteti e në vazhdim, lista e demagogëve që janë ngjitur në pushtet duke u mbështetur tek pakënaqësia ndaj elitës, është e gjatë.

Çfarë lidhje ka epoka e pas të vërtetës

Për të marrë dhe ruajtur pushtetin, politika ka përdorur gjithmonë mjetet e propagandës. Perikliu përdorte gjerësisht fondet publike për të fituar mbështetje, zbukuruar Athinën, dhe financuar shfaqjet teatriale që lartësonin vlerat athinase:falë propagandës së tij prej ”mermeri”, kemi sot Partenonin.

Ju Çesari dhe Napoleon Bonaparti, ishin mjeshtra të ndërtimit të konsensusit rreth figurave të tyre, ndërsa totalitarizmi i shekullit XX-të, e shdërroi propagandën një makineri konsensusi, të bazuar tek censura dhe kontrolli i informacionit. Një nga elementët kryesorë të populizmit, është pikërisht ideja që elita kontrollon informacionin, për t’i mbajtur njerëzit injorantë, dhe për t’i dominuar ata më mirë.

Në këtë ide, baziohet retorika e Trump mbi “fake neës”:”Mos e besoni CNN, ai ju thotë vetëm gënjeshtra”- shkruan ai në rrjetet sociale. Populisti i shekullit XXI1-të, nuk përdor mjetet e informacionit, duke u bazuar në verifikimin e të dhënave dhe tek krahasimi midis burimeve, por mjetet e pas së vërtetës:lajme që janë qartësisht të rreme apo të besueshme, që nuk janë të verifikuara, edhe nëse kjo mund të bëhej kollaj.

Këto janë pseudo-lajme që konfirmojnë paragjykimet, përforcojnë frikën, dhe nxisin paragjykimet. Sipas një studimi të botuar në revistën “Nature” në vitin 2016, nga Adam Kuçarski, një epidemiolog në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, lajmi i rremë përhapet në internet, sipas modeleve të krahasueshme me ato të epidemive.

Ashtu si evoluon një sëmundje, dhe mund të modifikohet brenda një popullate, në të njëjtën mënyrë forcohet ose dobësohet edhe pseudo-lajmi, në varësi nga konteksti në të cilin gjendet. Është bota paralele e pas së vërtetës:një botë ku çuarja e mesazhit tek marrësi i duhur, ka më shumë rëndësi sesa çuarja e mesazhit të duhur.

“Focus Storia” – Bota.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?
Para 13 minutash

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës
Para 22 minutash

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 1 ore

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 1 ore

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 12 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 12 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 12 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 15 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.