Ilir Kulla flet për një komplot të Greqisë

 

Këto janë pamjet kur tre peshëngritësit shqiptarë, Romela Begaj, Daniel Godelli dhe Hysen Pulaku stërviteshin në Greqi përpara Botërorit 2014.

Në Athinë ishin të ftuarit e Luan Shabanit, që po ashtu ndihmonte në programin e stërvitjes.

Të gjithë ishin të lumtur, ndërsa edhe pas suksesit historik në Almati të Kazakistanit, sportistët, drejtuesit e federatës falenderuan dhe ia dedikuan triumfin edhe Luan Shabanit.

Tani gjërat kanë ndryshuar.

Skandali i dopingur e ka kthyer ish-peshëngritësin shqiptar, por kampion me ngjyrat e Greqisë në “armikun” kryesor dhe kreun e një komploti kundër Shqipërisë.

I pari që e akuzoin ishte Daniel Godelli.

I pezullur për dy vjet nga aktivitetet, peshëngritësi drejtoi gishtin nga Shabani, duke e cilëuar atë tradhëtar, pasi sipas tij i kishte dhënë pa vetëdijen e sportistëve medikamente të ndaluara.

Akuzat dhe dyshimet për komplot ndaj kombëtares së shtangës shqiptare konfirmohet edhe nga zv/presidesidenti i federatës Ilir Kulla.

Ky i fundit ka dhënë dorëheqjen nga posti drejtues, duke thënë se që në fillim ishte kundër stërvitjes së sportistëve në Greqi.

“Qëllimi ka qenë djegia e kombëtares shqiptare nga Lojrat Olimpike të Rio de Zhaneiros”, shkruan në reagimin e tij pas dorëheqjes Ilir Kulla, që vazhdon t’i cilësojë të pafajshëm tre peshëngritësit e përfshirë në skandalin e dopingut.

Përballë testeve anti-doping që konfirmuan përdorimin e substancës stanozolol nga Daniel Godelli, Romela Begaj dhe Hysen Pulaku edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza mbron sportistët.

I kontaktuar nga ABC News, Gjoza është shprehur se federate dhe vetë sportistët do t’i drejtohen Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Kjo është shpresa e fundit pasi me komplot apo mundësitë për sukses në Lojrat Olimpike të Rios janë kompromentuar për peshëngritjen shqiptare./ABC

SHKARKO APP