Ilir Meta synon karriken e Kryeministrit me derën e presidencës?

Ilir Meta është politikan korrekt, ambicioz dhe luftëtar. Karriera e tij është unike sot në Shqipëri. Nga një i ri eurosocialist në deputet, ministër, zv/kryeministër, kryeministër, kryetar parlamenti dhe tashmë President. Asnjë nuk e ka patur fatin këtë ngjitje politike. Por mbrëmë Ilir Meta akoma pa hyrë në presidencë, pra pa u betuar, hodhi idenë se edhe mund të jepte dorëheqjen nga Kryetar Shteti nëse i shërben stabilitetit të vendit. Por kjo kishte “mish dhie” brenda! Ka erë. Dmth diçka po luhet, pasi nuk ka sesi një politikan i një rangu të tillë kaq të lartë të jap dorëheqjen ende pa hyrë në zyrën për të cilën u votua nga parlamenti. Ç’po luhet në kurriz të kryeministrit Edi Rama? Mos lënia e një mandati presidencial ka të bëjë me marrjen personalisht nga ana e Ilir Metës të postit të kryeministrit në rast krize, e cila po vjen vrullshëm dhe rrezikshëm? Kush ia ka rekomanduar Metës të marrë kryeministrin? Kongresmenët amerikanë që erdhën? Apo të huajt e shikojnë Ilir Metën si mundësi qetësie në Shqipëri, mëqënëse ka miqësi nga të dyja palët politike?

Pse e pohoi kaq fortë Ilir Meta fjalën se jap dorëheqjen si president nëse i shërbën stabilitetit politik të vendit. Dhe e bëri pikërisht te Sokol Balla që njihet si mik i kryeministrit Rama. Apo me atë deklaratë presidenti i zgjedhur goditi me brryl Edi Ramën duke i thënë se kur unë pranoj të jap dorëheqjen që sapo jam zgjedhur, atëhere ti si kryeministër jepe dorëheqjen për hir të mosfutjes së vendit në konflikt.

Pse e bëri Ilir Meta mbrëmë të Sokol Balla goditjen me dorëheqje personale? I ra pragut që të dëgjojë dera?!

Diçka po kurdis Ilir Meta.

http://albanianews1.al/ilir-meta-synon-kryeministrin-me-deren-e-presidences/

SHKARKO APP