Ilir Rusmaili hedh dyshime të forta për PD-në: E pazakontë kjo heshtje
Ish-ministri i Drejtësisë së PD, Ilir Rusmali, ka hedhur dyshimet e tij për heshtjen që vjen nga selia blu për procesin zgjedhor.
Duke komentuar në emisionin maratonë te Televizionit Publik Shqiptar të drejtuar nga Enkel Demi, Rusmali thotë se është e pazakontë kjo që po ndodh në PD, që nuk ka asnjë deklaratë dhe asnjë sinjal në përfundim të këtij procesi.
“Eshtë një gjë krejt e pazakontë, që nuk ka ndodhur asnjëherë me zgjedhjet deri më tani.
Dikush nga PD duhet të kishte dalë dhe të mbante qëndrim deri tani edhe me finishin e këtyre zgjedhjeve.
Por po ashtu, të mbante një qëndrim edhe për prognozën e tyre në përfundim.
Duhet të kemi të qartë se PD është ende partia kryesore e opozitës, dhe duhet të ruajnë të gjithë historinë e daljeve publike edhe në respekt të votuesve të vet” tha Rusmali në TVSH përballë Enkel Demit.
Duket se në të gjitha panelet televizive, heshtja e PD, është duke u komentuar si një dorëzim i demokratëve në këto zgjedhje.