Imzot George Frendo: Katedralja bosh ishte e dhimbshme!
Me një shembull shumë të thjeshtë, Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Imzot George Frendo, ka treguar se si koronavirusi ka ndryshuar stilin e jetesës së njerëzve. Në një komunikim të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Report Tv, Imzot George Frendo shprehet se ky virus ka bërë që njerëzit të kuptojnë se çfarë është e rëndësishme në këtë jetë dhe të heqin dorë nga luksi apo dëshira për të pasur të mira materiale më të mirë se shoku/ shoqja, fqinji.
“Shumë të rinj që mendonin se nuk mund të kalonin fundjaven pa shkuar clubeve, tani kanë kaluar 4 fundjava që nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Tashmë ka ndryshuar jeta dhe do të vazhdojë të ndryshojnë se kjo situatë na ka shërbyer të për dalluar çfarë është më e rëndësishme dhe çfarë është luks, do të jetë edhe një fitim mbi kulturën konsumiste. Kërkonim atë që çfarë është më e mirë, se ajo që ka fqini dhe prindërit, tani duhet të mësohemi me një mënyrë tjetër të jetesës”, tha Frendo.
Ai është ndalur të flasë se si e ka përjetuar natën e Pashkëve, ku ka mbajtur meshën me Katedralen bosh, si asnjëherë më parë, teksa ka bërë edhe një paralelizëm me ’97. Dhimbje dhe sakrificë, me këto dy fjalië e ka përshkruar Frendo këtë natë, për të cilën shpreson që të mos përsëritet më kurrë.
“Për herë të parë sepse është ky virus i cili ka shkaktuar të gjithë këto probleme. Kemi pasur një numër shumë të kufizuar, ka qenë shumë e dhimbshme për ne, se ishim mësuar ta kishim katedralen plot me besimtarë. Të paktën u kemi dhënë besimtareve që ta ndjekin online, sepse kjo javë që ka mbaruar dje është java më e rëndësishme në vitin liturgjik. Ishin dy raste shumë të ndryshme, por të dyja ishin eksperienca shumë të dhimbshme. Sapo kisha ardhur për javën e madhe dhe më kujtohet duke kujtuar ditën e Pashkëve, njerëz që qanin për atë situatë që po përjetonin në atë kohë, por në atë ditë kam kujtuar fjalët që vetë Krishti i ngjallur u tha tyre që kishin shkuar te varri. Qanin se kishin shumë dëshirë të tregojnë respektin e tyre të fundit duke lyer me erë kufomën e tij dhe Jezusi i tha “mos qani unë jam gjallë”. I kam përsëritur edhe me këtë situatë. “Mos u mërzitni, se Krishti nëpërmjet vdekjes, ka fituar ringjalljen e tij”, u shpreh për Report Tv Imzot George Frendo.
E parë në një këndvështrim më optimist, ky virus i vogël, siç e quan ai, ka ndarë fizikisht botën, por njëkohësisht e ka bashkuar atë! Edhe pse shprehur i keqardhur se përse njerëzia duhet të bashkohet vetëm në momente tragjike, Frendo shtoise duhet të na shërbejë që të formohet një shoqëri që jeton në paqe mes njëri-tjetrit.
“Mesazhi krishter, frymëzon shpresë, është shpresa që na bën të fortë, na jep kurajo, është e vërtetë që ky virus i vogël ka shkaktuar tërmet në mbarë botën, por çuditërisht ka bashkuar botës, se mbarë bota është bashkë kundër virusit. Pse duhet të jetë diçka tragjike që bashkon popujt. Dhe të jemi të bindur që kemi dinjitet që meriton respekt, prandaj duhet të bashkohemi. Krishti i tha grave “shkoni njofton vëllezërve të mi, vetëm si i ngjallur i ka quajtur vëllezër, që do të thotë se kjo ringjallje i ka bashkuar. Kjo duhet të na ndihmojë në një shoqëri më me paqe”, vijoi Frendo.
Duke u ndalur në një nga çështjet më të diskutuara në momentet tragjike, nëse duhet bërë apo jo publike bamirësia, Imzot Fredo u rendit në anën e njerëzve që janë pro këtij fenomeni, pra të thuhet një gjest solidar, pasi kështu mund të shërbejë për të frymëzuar të tjerët.
“Varet gjithmonë nga qëllimi! Nëse unë jap diçka që të tregojë vetveten, Krishti dënon se na thotë që duhet të bëjmë bamirësi jo që të tjerët të na lavdërojmë, por se besojmë se në fytyrën e njeriut që ndihmojnë shikoni fytyrën e Krishtit. Kur bëjmë vepra bamirësie japim një shembull, nxisim që edhe të tjetër që të marrin shembullin tonë dhe në fakt po, këto shenja solidariteti kanë nxitur shumë njerëz që edhe ata të angazhohen duke ndihmuar të tjerët”,u shpreh ai, teksa nuk nguroi të jepte edhe një mesazh për politikës, por edhe për njerëzit në këto kohë të vështira në të cilat vendi jeton si pasojë e COVID-19.
“Kam insistuar që të gjithë të bashkohemi për të mirë e vendit, më shumë se për të mirën e partisë. Mesazhi për të kërkuar të mirën e të gjithëve. Krishti i ngjallur, përshëndetja e tij ishte e njëjta “Paqja me ju”. Paqja është vlera për të cilën duhet të angazhohemi për të gjithë. Besoj se një tragjedi është një thirrje për solidaritet. Nuk mund të kuptojmë misterin e ngjalljes së Krishti pa kuptuar misterin e kryqëzimit. Për ne është një sakrificë e madhe që të kalojnë këto ditë të mbyllur në shtëpitë e tyre, për mua ka qenë gjithashtu, por duhet të kemi shpresë që nëpërmjet vuajtjeve tona të fitojmë. Të kemi besim të Zoti, se ngushëllimi i vetëm është besimi. Kur vdes dikush ne themi “Ngushëllime, të rroni vetë”. Ngushëllojnë këto fjalë? Jo them unë, është vetëm besimi”, përfundoi mesazhin e tij, Imzot George Frendo.