Indiferenca është faj
Nga Luan Rama, Zëvëndëskryetar i LSI-së
Studentët janë në protestë, përballë tyre Qeveria e të Keqes; indiferente, mospërfillëse, fyese, poshtëruese!
Edhe banorët e Unazës së Re janë në protestë, përballë tyre Qeveria e të Keqes; përçmuese, përçarëse, provokuese, diskriminuese! Edhe në Shkozë, edhe në Breg të Lumit të gjithë janë në protestë! Përballë tyre Qeveria e të Keqes!
Edhe në Shkodër, edhe në Elbasan, edhe në Korçë, edhe në Vlorë, edhe në Gjirokastër, studentët janë të gjithë në protestë!
Protestë kundër Qeverisë së të Keqes!
Protestë kundër përçmimit e talljes, protestë kundër ngelësve dhe fallsifikatorëve në qeveri, protestë kundër vjedhjes e korrupsionit, protestë kundër diskriminimit dhe arrogancës, protestë kundër Qeverisë së të Keqes!
Sot të gjithë duhet të jemi studentë!
Indiferenca është faj!
KOHA JONË SONDAZH

