Internet vs TV – Një luftë reklamash
Ne tregun USA te sherbimeve dixhitale prej kohesh ka nisur nje beteje midis internetit dhe televizionit. Te dhenat e fundit mberrijne nga shoqeria Marchex e cila sapo ka mbyllur nje studim mbi sherbimet qe amerikanet kerkojne sherbime "vetem internet" me shume se "internet+tv" nga operatoret kabllore amerikane. Rreth 26% e kerkesave jane per sherbimin "internet only" dhe rreth 60% e kerkesave perfundojne ne kontrata te realizuara.
Nga studimi i fundit i realizuar rezulton se sherbimi TV tashme konsumohet nepermjet internetit ne formen "on demand". Drejtori i studimeve tek Marchex, Chen Zhao, u shpreh se "eshte e qarte qe klientet duan nje sherbim specifik dhe se fundmi u intereson vetem nje sherbim interneti stabel qe do te e perdorin per te konsumuar kanalet sipas deshires se tyre".
Per t'u bindur per kete trend te ri mjafton te hidhet nje sy tek te dhenat e meposhtme:
-Abonimet kabllore tek te rinjte e moshes 18-24 zbriten ne 71% ne 2014, 6% me poshte se nje vit perpara.
-71% e abonenteve pay-tv kane dhe nje abonim Netflix gjate 2014.
-58% e abonenteve TV ne moshen 50-59 kane gjithashtu nje abonim Netflix, numer ky ne rritje duke qene se nje vit perpara kjo shifer ishte 19%.
Ky trend, i cili perhere te pare u "dyshua" ne 2011, tashme po konfirmohet ne studime te shumta te tregut. Por bindja reale qe "vdekja e TV" sic e njohim po mberrin kuptohet vetem kur shihen te dhenat e "dollareve" qe rrjedhin si pasoje e reklamimit ne media.
Qartasi, reklamimi ne TV, ashtu si edhe ne gazeta, rivista, radio, ze akoma nje vend te rendesishem. Por audienca e TV nuk eshte me aq e madhe sa ajo e Google, Facebook, Apple e te tjere te medhenj te botes se internetit. Pjesa me e madhe e njerezve nuk e kuptojne kete. Duke qene se TV ze nje rol te madh ne ngjarje mediatike si kupa boterore (apo Super Bowl ne USA) njerezit mendojne se TV eshte akoma e para. Thjesht nuk eshte me! Interneti dhe mobile te kombinuar se bashku kane me shume audience. Por kryesorja, kane me shume te ardhura. TV e ka humbur vendin e pare ne fakt qe ne 2012.
Grafiket e meposhtem tregojne kete situate, TV vs Digital, dhe se dyti, TV vs Online vs Mobile.