Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 5 Nëntor 2026, 23:11 Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund Juventusi merr një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj AZ Alkmaar, duke triumfuar me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Integrimi në BE
  • Çështja Veliaj
  • Shpërthimi në Elbasan
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Egnatia Conference
  • Thaçi nga Haga
  • Skenari i PD-së
  • Kandidati i opozitës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Integrimi në BE
  • Çështja Veliaj
  • Shpërthimi në Elbasan
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Egnatia Conference
  • Thaçi nga Haga
  • Skenari i PD-së
  • Kandidati i opozitës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ish-zv/ministrja Irena Beqiraj: Sot është turp të jesh socialist

Forum E premte, 16 Tetor 2026 21:03
Ish-zv/ministrja Irena Beqiraj: Sot është turp të jesh socialist
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Irena Beqiraj

Sot është turp të jesh socialist! Teksa shikoj videot e të rinjve që hiqen zvarrë, ndiej turp për të majtën kriminale të këtij vendi. Më përzihet stomaku sa herë shoh socialistë të vjetër, disa të plakur në politikë e të tjerë në prag të portave të Shën Pjetrit, që, për të ruajtur privilegjet personale, kanë humbur vetëdijen politike. Karakteri i një politikani nuk matet vetëm nga fitoret që arrin, reformat që harton , por nga vendimet që merr kur çmimi për të bërë atë që është e drejtë është pikërisht humbja e pushtetit. Në momente të tilla, humbja e pushtetit mund të bëhet forma më e lartë e vetëdijes politike.

Sot, besnikëria juaj politike bie ndesh me përgjegjësinë që keni. Bindja ndaj autokratit socialist ju detyron të sakrifikoni integritetin personal, atë integritet që, ndoshta me naivitet, besoja se disa prej jush ende e kishit. Politika nuk është profesion, është mision. Me politikë duhet të merret ai që dëshiron të lërë gjurmë në histori, jo ai që kërkon të qëndrojë me çdo kusht edhe me dhunë mbi fëmijët në pushtet, për të siguruar ca para më shumë për nipërit e mbesat.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Historia nuk nderon asnjëhërë ata që qëndruan më gjatë në pushtet. Ajo nderoi ata që patën guximin të mbronin vendin kur të tjerët, nga frika, zgjodhën heshtjen. Një politikan që zgjedh anën e duhur mund të humbasë karrierën, por fiton diçka shumë më të qëndrueshme: respektin e historisë. Pushteti, në fund të fundit, është i përkohshëm. Për dreq, të gjithë jemi të vdekshëm! Janë zgjedhjet e vështira ato që përcaktojnë vlerën e një politikani dhe gjurmën që ai lë në jetën publike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të shumtë janë ata që më thonë se nuk keni këllqe, se keni skelete në dollap, se pushteti ju ka ç’burrëruar. Por, edhe sikur të jetë kështu, më mirë një fund i tmerrshëm sesa një jetë politike pa nder. Më mirë të humbasësh gjithçka sesa të mbetesh peng i një sekti politik që, sipas bindjes sime, përfaqëson një nga deformimet më të rrezikshme të jetës publike shqiptare që prej themelimit të shtetit më 1912.

Mund t'ju interesojë

“Eci zbathur mbi prush”, anatomia e një zjarri të heshtur!

“Eci zbathur mbi prush”, anatomia e një zjarri të heshtur!

Para 15 orësh
Bushati: BE nuk mund të mbyllë sytë përballë krizës demokratike në Shqipëri

Bushati: BE nuk mund të mbyllë sytë përballë krizës demokratike në Shqipëri

Para 18 orësh
Në PS heshtin për Erion Veliaj. Po presin të vërtetën apo lejen për të folur?

Në PS heshtin për Erion Veliaj. Po presin të vërtetën apo lejen për të folur?

4 Nëntor 2026, 20:47

Karma is not a bitch. Përkundrazi, është një llogaritare hyjnore. Mos e harroni këtë! Jam përpjekur maksimalisht ta mirëkuptoj pamundësinë tuaj për të vepruar. Por nuk mund ta pranoj kurrsesi justifikimin e askujt prej jush se janë të rinjtë ata që po i vënë zjarrin Shqipërisë. Zjarrin Shqipërisë po ia vini ju! Për 136 ditë, njerëzit protestuan në mënyrë paqësore. Çfarë bëtë ju gjatë gjithë kësaj kohe? Vazhduat të miratonit ligje dhe të mbanit në këmbë mekanizma që, lejojnë kalimin e parave e prona publike pa garë e pa mbikëqyrje tek Roni dhe shokët e tij. Jo vetëm kaq, por u tallët me njerëzit që protestonin. Dhe, si qershia mbi tortë, ofruat praninë tuaj besnike, me orar të përcaktuar, për të admiruar modelin e ri të flokëve të Zeqinesë dhe një mori personazhesh të tjera pa vlerë që i shërbejnë pushtetit.

Zjarrin Shqipërisë po ia vini ju, sepse me modelin tuaj ekonomik të “dolce vitta-s”, me kazino, hotele, verë, drogë e prostitucion, po ndërtoni një vend ku të rinjtë humbasin shpresën për të ardhmen. Jeni ju që e kthyet Shqipërinë siç thoshte shefi juaj ” në atdheun e dashur të çdo maskarai dhe në tokë armike për çdo shqiptar që nuk pranon të bëhet horr”. Dhe kufomën politike të Ramës në pushtet e mbani ju. Po po ju! Sepse nuk u bëtë kurrë politikanë. Mbetët transaksionalë, të burgosur të formulës «më jep, të të jap». Mbetët të vegjël. Mbetët ushtarë të bindur, aty ku duhej të ishit përfaqësues të qytetarëve.

E kthyet partinë në strehë privilegjesh dhe përfaqësimin qytetar në pazar interesash. Në vend që të ushtronit pushtetin për të mbrojtur interesin publik, zgjodhët të mbronit pushtetin edhe kur ai bie ndesh me përgjegjësinë tuaj përfaqësuese. Dhe kjo është tragjedia juaj: ju e dini që nuk po i shërbeni më një ideali politik, por mbijetesës së një pushteti që e ka zëvendësuar idealin me interesin, bindjen me frikën dhe përgjegjësinë me llogarinë personale.

Hekuri i mirë nuk përdoret kurrë për gozhdë. Prandaj, sot, të quhesh socialist është turp. Jo thjesht për shkak të Ramës, por për shkakun tuaj: sepse ju, që duhej të mbronit dinjitetin e së majtës, e kthyet politikën nga mision në biznes, partinë nga ideal në instrument privilegjesh dhe përfaqësimin politik nga përgjegjësi në pazar

Etiketat e lidhura

irena Beqiraj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund
Para 7 orësh

Europa League/ Juventus fiton në transfertën delikate ndaj Alkmaar, por vuan në fund

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mundet në Rumani
Para 7 orësh

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mundet në Rumani

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 7 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

Përplasje e ashpër në BBVK5, Anjeza shpërthen në lot pas pyetjeve të Nichit
Para 8 orësh

Përplasje e ashpër në BBVK5, Anjeza shpërthen në lot pas pyetjeve të Nichit

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
4 Nëntor 2026, 18:23

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn
Para 8 orësh

Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

3 Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 7 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

4 Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt
Para 8 orësh

Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.