ISIS “dënon me vdekje” Apple dhe iPhone

​“Mos përdorni më iPhone”. ISIS ka vënë në shënjestër celularin e Cupertinos.

Këtë “fetva” ndaj Apple e ka zbuluar Business Insider, që ka raportuar një dokument të Kalifatit, të përkthyer nga arabishtja dhe botuar në dhjetor të vitit 2014 (konfirmuar edhe nga aktivistët në Raqqa), ku thuhet: “Në përputhje me nevojat e interesit publik dhe për të mbrojtur shpirtërat e ushtarëve të Shtetit Islamik si dhe zotërimet e tyre, në dritën e fushatës mizore kundër shtetit të Kalifatit, dhe me qëllimin për të mbyllur njërën prej portave të penetrimit që armiku përdor për të arritur objektivat e tij si dhe për të goditur me precizion përmes avionëve të telekomanduar, është vendosur të ndalohet përdorimi i cilësdo pajisje elektronike që përmban sistemin GPS”.

Dhe më tej: “Vëllezërit duhet të caktivizojnë këtë sistem nga telefonat dhe kompjuterët e tyre. Brenda një muaji, të gjithë pajisjet që nuk janë konform do të sekuestrohen. Dhe zotëruesit e tyre do të konsiderohen përgjegjës se kanë vënë në rrezik shokët e tyre”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej një saktësim: “Ky dekret nuk vlen për produktet Apple, të cilët do të nxirren tërësisht nga përdorimi për shkak të rrezikut që paraqesin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fakt xhihadistët përpiqen që të shmangin përdorimin e gjeolokalizuesve.

Frika është që armiqtë e koalicionit mund të pikasin pikat strategjike dhe koordinatat për të goditur, mbi të gjitha po të merret parasysh niveli i lartë teknologjik i armatimeve që zotëron SHBA.

 

Në Kalifat, përdorimi i telefonëve celularë është i përhapur dhe nuk kanë munguar episode me luftëtarë që kanë postuar në internet pozicionin e tyre të saktë duke harruar të caktivizojnë funksionin e gjeolokalizimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?