ISIS mund të prekë brigjet e Mesdheut për dy muaj

Për dy muaj, ISIS’i do të zaptojë territore në brigjet e Mesdheut nëse Perëndimi nuk ndërhyn, deklaroi për Times ish-kryeministri libian, Ali Zeidan, i cili i frikësohet një zgjerimi nga Siria dhe Iraku deri në Libi.

Zeidan, i cili ndodhet në Londër për një seri takimesh, ka kërkuar që Britania e Madhe dhe aleatët e saj duhet të ndërhyjnë për vendosjen e rendit në Libi.

Filiali lokal i ISIS'it në këtë vend është gjithmonë e më i pranishëm në dhe po grumbullon vullnetarë nga grupe të tjera islamike.

”Uroj që komuniteti ndërkombëtar ta marrë seriozisht ISIS’in”, thekson ish-kryeministri libian.

SHKARKO APP