Itali/COVID-19 renditet shkaku i 5-6 i vdekjeve

 

Nga Kastriot Islami

Koronavirusi ka rezultuar nje pandemi që ka “vrarë” shumë vetë, mbi 125 mijë vetë deri në 15 prill 2020, por që me shumë duket se do të “vrasë” ekonomitë e familjeve dhe vëndeve të ndryshme të planetit, duke shkaktuar ndoshta shumë viktima nga pamjaftueshmëria ushqimore në periudhën aftashkurtër e afatmesme pasuese. Me shumë gjasa me pasoja të shënueshme edhe për një botë ndryshe e ndoshta edhe për një rend të ribotëror?!

***

Globi aktualisht ka rreth 7,78 miliard banorë. Ndërkohë që cdo ditë në vitin 2020 vdesin për shkaqe të ndryshme rreth 150 mijë banorë të saj që kompensohen nga mbi 350 mijë lindje. Nëse i referohemi statistikave për COVID-19 rezulton se: Në datën 15 prill rezultojnë të identifikuar “pozitivë” nga virusi COVID-19 mbi 2 milionë banorë të planetit. Në fakt kjo shifër duhet të jetë shumë më e lartë po të kemi parasysh se shumë individë s’kanë pasur simptoma. Kjo shifër prej 2 milion në një popullsi prej 7,78 miliard banorë përbën rreth 0,025 përqind ose nga100 mijë banorë të planetit rezultojnë “pozitivë” rreth 26. Nëse supozojmë se të “infektuar realë” janë 10 herë më shumë sesa të testuar “pozitivë”, atëhere do të rezultonin të prekur nga koronavirusi mbi 20 milionë banorë, pra nga 400 banorë do të rezultonte i infektuar 1 individ. Po ti referohemi shifrës së vdekjeve nga COVID-19 rezulton se nga 7,78 miliard banorë të planetit kanëvdekur mbi 126 mijë prej tyre ose nga 1 milion banorëkanë vdekur 17. Nëse supozojmë se deri në fund të vititshifra e vdekjeve do të shkonte në 200 mijë, atëhere do tëkishim përqindjen globale të vdekjeve prej 0,0025 %, osethënë ndryshe nga 40 mijë banorë të globit, nga COVID-19 do të rezultonte i vdekur 1 individ…

***

Për një ilustrim po marrim në shqyrtim Italinë qëkonsiderohet vëndi europian me numrin më të lartë tëvdekjeve. Italia me popullsi prej   60,5 milion banorësh,ka aktualisht një numër banorësh të testuar “pozitiv” prejrreth 165 mijë dhe shifra e vdekjeve është rreth 21 mijë. Kjo do të thotë se në Itali është  testuar “pozitive” vetëm0,26 përqind e popullsisë. Nëse do të supozonim se shifrae vërtetë e italianëve të infektuar do të ishte 10 herë më e lartë, pra 1 milion e 650 mijë, atëhere do të rezultonte se në Itali do të ishin të infektuar rreth 2,6 përqind e popullsisë.  Nëse i referohemi shifrës aktuale të vdekjeveprej 21 mijë, e cila parashikohet në fund të vitit 2020 tëarrijë jo më shumë se 22 mijë, atëhere për vitin 2020 nëItali do të kishte të vdekur nga COVID rreth 0,033 % e popullsisë, pra nga 30 mijë italianë, 10 do të rezultonin tëvdekur nga COVID-19.

 

***

Për ta bërë më të prekshme shifrën e vdekjeve ngaCOCID-19 le ti referohemi shifrës totale të vdekjeve dheshifrës së vdekjeve për shkaqe të ndryshme gjatë vitit2017 për të krijuar një ide  se në cfarë rënditje do tëqëndronte shifra e vdekjeve nga COVID krahasuar me shifrat e vdekjeve nga shkaqe të tjera. Shifra totale e vdekjeve në Itali, për vitin 2017 ka qënë rreth 609 mijëose thënë ndryshe në raport me popullsinë e asaj kohemund të thuhet se gjatë 2017 kanë vdekur rreth 1 % e popullsisë. Shifra më e lartë e vdekjeve është shkaktuar nga sëmundjet kardiovaskulare, 216585 individë ose35,6 % e e të gjithë vdekjeve, rreth 10 herë më e lartë se nga COVID-19. Shifra e dytë më e lartë e vdekjeve, prej180 577 ose 29,7 %, ka rezultuar nga kanceri, pra rreth 9 herë më shumë sesa nga COVID-19. Në vend të tretëështë shifra prej 73339 ose 12 %, ka rezultuar shkaktuarnga Demenca, pra 3,5 herë më shumë sesa nga COVID-19; e kështu me rradhë..(shiko grafikun). Ndërkohë qëshifra e vdekjeve nga COVID-19, rreth 22 mijë përbënvetëm 3,5 përqind të të gjithë vdekjeve duke u renditurnë vëndin 5-6 të shkaqeve të vdekjeve në Itali…

SHKARKO APP