Izrael: Zgjedhje, sondazhe, liderë, perspektivat

Do të jenë rreth 6 milion izraelianët, me përjashtim të qytetarëve që banojnë jashtë vendit, të cilët më 9 prill, ditë e shpallur festë kinse për të favorizuar pjesëmarrjen në vitime, do të thirren që të shprehen me rastin e zgjedhje politike të parakohshme. Knesseti, parlamenti njëdhomësh i përbërë nga 120 ulëse, do të rinovohet për të 21-ën herë nga krijimi i tij. Partia apo koalicioni, me një prag hyrjeje të fiksuar në 3.25%, që do të arrinte të siguronte të paktën 61 vende do të fitonte mazhorancën absolute, duke udhëhequr atë që do të jetë qeveria e 35-të e historisë së Shtetit të Izraelit. Pjesëmarrja e arritur në zgjedhjet e fundit të mbajtura më 17 mars 2015 ka qenë 65.7%. Rezultatet nxorrën afirmimin e Likudit, partisë së qendrës së djathtë të Kryeministrit aktual Benjamin Netanyahu.

Situata: Siguria në krye të axhendës

Izraeli vjen në zgjedhjet e parakohshme me vetëdijen se cilado parti që do të drejtojë qeverinë e re nuk ka sesi të mos vendosë në krye të axhendës së saj temat e sigurisë së brendshme, me referime të natyrshme ndaj çështjes palestineze, dhe të sigurisë rajonale, të përfaqësuara nga kërcënimi shiit që nga Irani shtrihet në Liban, duke kaluar nëpër Siri në kurriz të Lartësive Golan, zonë me potencial të lartë strategjik dhe simbolik.

Rezultati i votimeve rezulton mjaft i paqartë, pasqyrë e një vendi i detyruar që të mbrojë identitetin e tij megjithëse duke ju dashur të rinovohet, në mos në ideologji, në planin e progresit teknologjik, ushtarak dhe shkencor. Elektorati është i vetëdijshëm se sot Izraeli, edhe prej politikës së guximshme të Kryeministrit në largim, përfaqëson një vend të fortë dhe të avancur, në rritje në planin e marrëdhënieve diplomatike, të dëshmuara nga raportet me Indinë, Brazilin, vendet e Azisë Qendrore e shumë shtete afrikane, dhe në posedim rezervash të konsiderueshme energjitike off shore (vendburimet Leviathan e Tamar), me tregues pozitivë makroekonomikë.

Por gjithë kësaj i mbivendoset një realitet shumë fetar, entropik, multietnik dhe gjithmonë në luftë me një armik ideologjik e fizik, që me shkallë të ndryshme, shërben si agregues dhe bashkues i shpirtërave dhe i tribùve të ndryshme të tij.

Sondazhet: Askush nuk do të ketë mazhorancën absolute

Sipas sondazheve të fundit parazgjedhore, lista “Blue and White” e ish Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura izraeliane Benny Gantz dhe e Yair Lapid, liderit të partisë së qendrës Yesh Atid, duhet të sigurojë vetëm 32 ulëse në Knesset, ndërsa Likudi i Netanyahu vetëm 28. Partia Laburiste do të fitonte vetëm 8 ulëse, duke konfirmuar një tendencë negative që zgjat prej të paktën një decade, akoma më shumë e amplifikuar nga paqartësitë e Avi Gabbay dhe dalja nga skena politike Tzipi Livni, figurë historike e progresizmit sionist.

Në terma të koalicioneve të mundshme, blloku i së djathtës nacionaliste, i drejtuar nga Likudi, do të arrinte ka shumë të ngjarë në 64 ulëse, falë mbështetjes së partive fetare dhe ultraortodokse, përfaqësues të kolonëve në Cisjordani, ndërsa koalicioni i drejtuar nga Gantz plus Partinë Laburiste dhe progresistët e Meretz, që në zgjedhjet e fundit nuk e kanë kaluar pragun, do të kishte 56 ulëse.

Parashikimet dhe procesi i formimit të qeverisë së re

Rezultati i votimeve i paqartë, mbi të cilin do të peshojnë vlerësimet e izraelianëve, pikërisht pak ditë pas lëshimit të papritur të raketave të ardhura nga Rripi i Gazës që kanë goditur, në distancën e 5 viteve, distriktin e Tel Avivit, seli e pothuajse të gjitha ambasadave të akredituara, dhe jo vetëm, si normë, rajonet jugore të territorit, gjithmonë të ekspozuara ndaj terrorizmit të Hamasit.

Kështu, më mirë të synohet në një sistem tashmë të kolauduar dhe në thelb fitimtar edhe në terma të përvojës dhe marrëdhënieve të “rënda” (Kryeministri Netanyahu ka takuar ditët e fundit Trump dhe Putinin), apo t’i drejtohet një projekti të ri që shikon tek Benny Gantz një interpretues të besueshëm të një periudhe të gjatë, edhe në arsye të procesit gjyqësor në pritje nga i cili Netanyahu domosdoshmërisht do të duhet të mbrohet?

Rezultati elektoral do të përfaqësojë një referim për kreun e shtetit Reuven Rivlin, i cili do të ketë në dispozicion 42 ditë nga mbyllja e kutive të votimit që të nisë konsultimet për t’ia caktuar detyrën e formimit të një ekzekutivi të ri një figure të individualizuar në politikanin me më shumë shanse që të sigurojë një mazhorancë të qëndrueshme. Nuk përjashtohet që të mund edhe të rikthehet sërish në votime, ndoshta në nëntor, në rast të një skenari ngërçi dhe paqartësie.

Megjithatë, duket më shumë e mundur që njëri midis Netanyahu dhe Gantz, me këtë të fundit të gatshëm që të pranojë në qeverinë e tij edhe partitë ultraortodokse, të cilave do të duhet bëjë lëshime të konsiderueshme jo të pëlqyeshme nga një pjesë e mirë e shoqërisë laike, që të arrijë të formojë një ekzekutiv, përbërja e të cilit do të kalojë prej mbështetjes së nevojshme të partive të vogla, me përjashtim të atyre arabe historikisht në opozitë.

Midis këtyre, peshën më të madhe mund ta ketë Zehut, partia e ekstremit të djathtë e Moshe Feiglin, ish zëdhënësit të Likudit, që e quan veten libertare. Zehut, në favor të aneksimit të Territoreve të Pushtuara dhe ndaj anullimit të Marrëveshjes së Oslos, ka future në programin e saj electoral legalizimin e kanabisit, duke e vendosur si kusht për mbështetjen e saj eventuale ndaj çdo koalicioni qeverisës.

Nga premisa të tilla rezutlon e qartë se 2019 paralajmërohet si një vit vendimtar për izraelianët. Por do të jetë domethënës edhe për bashkësinë ndërkombëtare, e thirrur që të dialogojë me një vend krenar, me rrënjë të lashta dhe, në të njëjtën kohë, ambicioz dhe i përparuar, në gjendje që të lëshojë edhe sondën e tij të parë hënore, të quajtur Bereshit, e cila përmban një kapsulë të kohës dixhitale me 50 milion faqe të tjera me të dhëna, midis të cilave Dhiata e Vjetër.

Përgatiti:

ARMIN TIRANA

SHKARKO APP