Ja çfarë dëmton ligji i arsimit të lartë

Nga Artan Fuga

Formula e financimit të arsimit të lartë rrënon : 

1. Bizneset e fushave të tjera sepse paraja do të shkojë te firmat piramidale universitare që kundrejt çmimeve kolosale do të shesin produkt bosh, letra diplomash pa vlerë në treg, do të shesin ajër, yje, planete.

Në vend që familja të blejë frigorifer, televizo, lavatrice, etj., do blejë letra pa vlerë që do ja bëjë dhuratë burrit të gocës ose nuses të djalit.

Investimet e fushve të tjera nuk do të gjejnë klientë.

2. Bizneset e shkollave të vogla të larta sepse audienca e tyre do të përpihet nga mamuthët e mëdhenj dhe ato do të shkrihen si kripa në ujë.

3. Xhepat e qytetarëve që do paguajnë sa frengu pulën sepse shkolla nuk është vetëm pagesë tarifash, por edhe qira, ushqim etj, në qytetin e madh.

4. Do të falimentoje bankat nëse vërtet cdo student shqiptar do të marrë kredi te ato sepse me çfarë do t'i shlyejë, apo me verdhushkat gjyshit?

5. Do të boshatisë edhe më keq buxhetin e shtetit sepse poqese e marrin seriozisht që do të financojnë studimet e atyre me pak të ardhura, te universitetet publike të gjithë vijnë andej. Pasanikët studjojnë përtej Rinasit.

Askush nuk do të blejë as sufllaqe, as brekë, as makarona, as akullore, as presh, sepse lekët siç viheshin ke Sudja do të vihen te firmat piramidale financiare të ardhshme dhe do të shiten edhe kusitë edhe uturakët e shtëpisë për një diplomë llafollogu gjithpërfshirës me master ekzekutiv 5000 eurosh në vit

SHKARKO APP