Ja kush është zonja e parë e Greqisë Peristera Baziana
Është një histori dashurie, e lindur nga bankat e shkollës së mesme, ajo mes Alexis Tsipras (kryeministrit të ri grek) dhe partneres së tij Peristera Baziana.
Së bashku kanë dy fëmijë, njëri i quajtur Ernesto në homazh Che Guevara dhe banojnë në lagjen Kipseli, Athinë, lagje ku banojnë kryesisht pensionistë dhe emigrantë. Peristera, e quajtur edhe Betty, është një inxhiniere dhe merret me informatikë. Ajo ruan një profil të ulët dhe të dy nuk kanë preferuar të martohen duke zgjedhur bashkëjetesën. Tsiptas bëri bujë pak kohë më parë kur u paraqit tek pritja e presidentit grek, jo i shoqëruar nga Baziana, por nga një emigrante afrikane.