Ja qëndrimi i SHBA për reformën në drejtësi!

 

Ekziston gjithashtu pritja nga shqiptarët dhe  nga bashkësia ndërkombëtare që kjo reformë të ndërtohet për të shëruar problemet me sistemin, dhe jo thjesht për të arritur qëllime politike ose për të ndryshuar personelin nëpër institucione.  Kjo është koha për ta ndërtuar atë besim duke lëvizur përpara me një proces të mirëmenduar, gjithëpërfshirës dhe të depolitizuar.

 

Është e rëndësishme që maxhoranca të vendosë tonin e duhur duke iu qasur të gjithë aktorëve, përfshirë opozitën politike, në një mënyrë të sinqertë.  Po kështu, i përket opozitës të ruajë një perspektivë të shëndetshme, të mbajë nën kontroll retorikën dhe të jetë më pak konfrontuese.

 

Ne e nxisim me forcë qeverinë që të punojë ngushtësisht me Bashkimin Europian për t’u siguruar që të ndiqet Udhërrëfyesi.  Kjo konferencë është dëshmi se ka vullnet për ndryshim.  Prania jonë sot tregon se mbështetja kombëtare dhe ndërkombëtare është e në dispozicion për këtë reformë.  Burimet e EURALIUS-it, OSBE-së, Komisionit të Venecias, të vetë OPDAT-it tonë, USAID-it si dhe të tjerëve janë të gjitha të disponueshme.  Ato duhet të shfrytëzohen plotësisht.

 

Në mbyllje dëshiroj thjesht të përsëris recetën për një proces të suksesshëm të reformës:

 

Së pari, hidhni nga një hap. Kjo është një maratonë dhe jo një vrapim shpejtësie;

Së dyti, procesi duhet të jetë tërësor dhe duhet të jetë gjithëpërfshirës;

Së treti, udhërrëfyesi i BE-së duhet të shërbejë si drejtuesi kyç;

Së katërti, reforma duhet të përfitojë prej konsultimeve dhe mbështetjes së të gjithë actorëve përkatës;

Së pesti, duhet të kërkohet kontributi i Komisionit të Venecias;

E fundit, dhe më e rëndësishmja, procesi nuk duhet të politizohet, por duhet të jetë konseguent me nevojat e qytetarëve shqiptarë.  Rezultati i dëshiruar përfundimtar është një Shqipëri më e mirë për të gjithë.

 

Shtetet e Bashkuara, së bashku me komunitetin ndërkombëtar, do të qëndrojnë me ju, dhe do të mbeten përkrah jush, në përpjekjet tuaja për të garantuar shtet ligjor në Shqipëri – por ne kërkojmë që të gjithë partnerët tanë shqiptarë, që të gjithë ata, të përkushtohen gjithashtu në këtë proces të zbatimit të një reforme të mirëfilltë dhe efektive gjyqësore.

 

*Pjese nga fjalimi i Ambasadorit të SHBA Alexander A. Arvizu Konferenca për Reformën Gjyqësore në Shqipëri

SHKARKO APP