Ja si po vepron Greqia për të fituar betejën me COVID-19
Greqia është një nga vendet e rajonit që ka arritur të mbajnë nën kontroll epideminë me një numër minimal viktimash, në krahasim me numrin e popullsisë. Veç spitaleve të emergjencës që janë angazhuar, Greqia ka ngritur dhe një strukturë të re kombëtare, të quajtur Njësitë Sanitare të Lëvizshme.
Në materialin më poshtë mund të lexoni sesi funksionon kjo strukturë:
Njesite sanitare te levizeshme ( NJSL). Fillojne testet ne shtepi ( in house) nga njesite sanitare te levizeshme .
Ne strukturimin e Njesive Sanitare te Levizeshme (NJSP) me Mision Special nepermjet materjalizimit te Aktit “ Krijimi i rrjetit sanitar per sherbime te kujdesit shendetesor ne shtepi dhe marrjen e mostrave me materjal biologjik nga persona probabel te infektuar nga koronovirusi COVID -19 “ po perparon Ministria e Shendetesise.
Sic referohet ne Gazeten Zyrtare , Komiteti Kombetar i Shendetit Publik merr persiper strukturimin dhe funksionimin e Njesive Sanitare te Levizeshme (NJSL) me Mision Special .
Subjekti Ii ketij akti te vecante i referohet :
a) Strukturimi dhe funksionimi e 500 (peseqind ) NJSL me Mision Special per marrjen e mostrave me materjal biologjik dhe ndihme shendetesore ne shtepi,ne personat e dyshuar ose probabel te infektuar me koronovirus Covid – 19 nen drejtimin dhe nen udhezimet e Komitetit Kombetar te Shendetit Publik ( KKSHP).
b) Marrja me qira ( ose leasing) deri ne 500 automjeteve dhe furnizimi me karburant per levizjen e NJSL me Mision Special.
c) Furnizimi me Pajisje te mbrojtjes individuale (personale) per antaret e NJSL me Mision Special.
d) Furnizimi dhe marrja e mostrave me materjal biologjik.
e) Furnizimi i Sistemit te Menaxhimit Elektronik te akteve te NJSL me Mision Special.
f) Trajnimi i 2000 ( dymije) profesionisteve shendetesor ne Spitale, Qendra Shendetesore dhe Qendren Kombetare te Nderhyrjes se Shpejte dhe 1000 ( njemije) anetareve te NJSL te Misionit Special.
g) Perforcimi i qendres telefonike te Komitetit Kombetar te Shendetit Publik per menaxhimin e thirjeve telefonike per qellimet e Komitetit Kombetar te Shendetit Publik me infrastrukture materjaloteknike dhe 100 ( njeqind) forcave njerezore te reja , te cilat do te trajnohen per kete qellim.
Komente shtese:
– Zonat e veprimit do te percaktohen nga Komiteti Kombetar i Shendetit Publik ( KKSHP).si organi realizues.
– NJSL perfshihen ne rrjetin e Sherbimit Shendetesor Paresor dhe me njesi te tjera organike te sherbimit shendetesor .Si supervizor i cdo NJSL emerohet nje mjek i Njesise Shendetesore Lokale ose ne munges te tij nje mjek i Qendrave Shendetesore te Prefekturave nen te cilen perfshihet aktiviteti i njesise lokale.
Cdo NJSL përbehet te pakten nga dy veta: nje infermjer dhe nje shofer.
Emerimet behen me kontrata te perkoheshme 3 mujore me probabilitet shtyrje afati nje mujor.