Ja si u blenë votat në qarkun e Gjirokastrës
Nga Telnis Skuqi-
Ja si u blenë votat në qarkun e Gjirokastrës.
Vetëm në muaj prill 2021, Drejtoria Rajonale e Punësimit ka kryer të paktën 141 veprime bankare nëpërmjet Drejtorisë së Thesarit, duke subvencionuar 12229656 lekë nga buxheti i shtetit.
Një subvencionim të tillë me këto shifra marramendëse nuk është kryer kurrë gjatë katër viteve të fundit.
Sipas statistikave të publikuar nga Drejtoria e Thesarit të Shtetit, shifra më e lartë e subvencionimit nga Drejtoria Rajonale e Punësimit (AKPA) shkon deri në 7 milionë lekë në muaj.
Dyfishimi i subvencionimit në muaj prill 2021, tregon qartësisht se administrata publike është vënë në dispozicion të plotë të Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës.
Edi Rama mundet vetëm me kompjuter.