Jemi të shokuar Elvis!

Nga Ylli Dylgjeri/Ti ike nga detyra si burrat, si burrat kavajas! Burrëria Juaj dalloi që në fëmini në rrugicën kavajase.

Haroje Elvis, harroje qe ke qënë Kryetar Bashkie. Merru tani me atë që bën më mirë. Çfarë bëre për këtë popull, për politikën e Qytetin do ti kujtojmë ne dashamirësit e tu, edhe po s’tu kujtuan ty dhe partisë tënde.

Ti je Elvisi, tribun e i mençur, i shkathët, shoqëror, i zoti e i kudondodhur në ajër e tokë.

Nuk do të harroj fjalimet e Tua tribunave të fushatës së majtë.  Ajo fytyrë e sinqertë djaloshare që fliste edhe pa folur…

Ti do skalitesh në memorien e figurave më të mëdha që nxori Kavaja, qyteti i heronjve e artistëve. Aleksandër Moisiu është një pikë uji para detit të punëve Tuaj.

Në perëndim do vlerësohej kontributi yt 100 herë më shumë se këtu! Aty i ke vlerat e vërteta.

Fatkeqësia ishte që erdhe në atdhe. Nuk e do njeri, njeriun e punës. Njerëzit e mëdhenj e modest nuk kujtojnë ç’kanë bërë për njerëzimin.

Ty do të kujtojmë Ne. Nga një fansi i Yti.

SHKARKO APP