Jo dhe aq dashuri sa mendohet

Me shmangien e zgjedhjes së Clintonit, Moska ben llogaritë me Presidentin e ri amerikan. Do të jetë Pekini armiku i vërtetë i Uashingtonit. Por, përtej mundësisë bashkëpunimit, ekziston edhe rreziku i kontrasteve të mëtejshme të ashpra. Ajo që mund të bëjmë sëbashku

Nga Dmitrij Suslov

Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane ka qenë një shok i vërtetë me përmasa universale. Për herë të parë në historinë amerikane ka fituar një kandidat jashtë sistemit, pa asnjë lidhje me establishmentin politik, kritik jo vetëm ndaj administratës, por edhe i gjithë elitës. Një goditje ndaj klasës drejtuese pasqyrohet automatikisht tek vetë sistemi, prej 70 vitesh i konsideruar nga shumë si shtylla mbajtëse e rendit botëror: mbi rrjetën e aleancave amerikane të orientuara nga rregullimi ekonomik global, mbi kompleksin e regjimeve ekonomiko – tregtare të Uashingtonit me vendet e tjera dhe mbi shumë tjetër. Në thelb, ka përfunduar epoka e evolucionit të marrëdhënieve ndërkombëtare, e nisur kur SHBA-të kanë zgjedhur linjën e politikës së jashtme sipas së cilës «rendi liberal ndërkombëtar» – i ndërtuar sipas imazhit dhe ngjashmërisë së tyre – duhet të përhapet në të gjithë sistemin ndërkombëtar dhe «primati global» amerikan duhet të jetë themeli i stabilitetit të tij. E gjitha kjo shkakton një farë papërcaktueshmërie. Trump nuk është shumë i rrahur me politikën e jashtme, anëtarët e ekipit të tij kanë pozicione të largëta midis njëri tjetrit dhe nganjëherë edhe në kontrast me pozicionet e tij. Papërcaktueshmëria trumpiane është gjithsesi e preferueshme ndaj parashikueshmërisë së një presidence Clinton. Në rast se Hillary do të kishte fituar, do të ishin rënduar më tej tensionet midis Shtëpisë së Bardhë e Kremlinit dhe impenjimi thelbësor deri në 2020 apo deri në 2024 do të ishte ai i menaxhimit të një përkeqësimi të tillë, duka lejuar një eskalim të pakontrolluar, dhe një përplasje direkte ushtarake. Tashmë prej 2 vitesh raportet midis SHBA-ve dhe Rusisë nuk janë thjesht në krizë, por në një fazë Lufte të Ftohtë të re. Përplasja ka penetruar në fund të indit politik të marrëdhënieve bilaterale dhe të politikës së brendshme të të dy vendeve. Por nga disa sinjale mund të deduktohet se ajo në vazhdim është një kundërvënie e vërtetë sistemike dhe jo një krizë ciklike si në 1999 apo në 2008.

Në radhë të parë, ashtu si në periudhën e Luftës së Ftohtë, secila nga palët e konsideron natyrën e politikës së brendshme të tjetrës si shkakun e parë të qëndrimit armiqësor reciprok. Mendimi mbizotërues i politikës së jashtme amerikane mendon se shkaku i «ekspansionizmit» rus duhet kërkuar në vetë karakterin e regjimit të brendshëm të tij, në figurën e Vladimir Putinit dhe në tentativën e drejtuesve për të kompensuar me iluzionin e rilindjes së «perandorisë» mossukseset politiko – ekonomike. Nëqoftëse niset nga ky presupozim, arrihet në konkluzionin se nuk ekziston alternativa ndaj frenimit për aq kohë sa Moska nuk do të ndryshoë regjimin e qeverisjes. Elita politike, Kongresi dhe establishmenti bien dakord mbi nevojën për ta frenuar Rusinë dhe të krijojnë kështu kushtet për ta modifikuar në perspektivë regjimin dhe t’ia përmbysin krejtësisht politikën e jashtme, duke e futur në një rrugëtim properëndimor.

Në radhë të dytë, ashti si në kohërat e Luftës së Ftohtë, secila prej palëve ia ngarkon tërësisht tjetrës përgjegjësinë e përkeqësimit të raporteve, të konfliktit në Ukrainë dhe të paaftësisë për ta përmirësuar situatën në Siri. Veç kësaj, të dyja atribuojnë respektivisht synime dukshëm të këqija dhe armiqësore. Së fundi, të dy autorët e individualizojnë në një ndryshim cilësor të kundërshtarit kushtin themelor për tejkalimin e kontrastit. Problemi është rënduar nga fakti që secila palë e konsideron veten «nga ana e drejtë e historisë», ndërsa tjetra do të ishte pala e dobët. Një qëndrim i tillë është karakteristik sidomos i SHBA-ve, elita e të cilave në pjesën më të madhe mendon se politika e jashtme dhe ndërhyrjet ushtarake të Moskës gjatë viteve të fundit janë një sinjal dobësie e kundërshtarit dhe kështu nxit që pritet momenti në të cilin Rusia do të ndeshet me një kolaps të pashmangshëm.

Në këtë kontekst presidenca Trump do të sjellë minimumi një tentativë të re reset-i të marrëdhënieve ruso – amerikane. Dhe jo vetëm pse gjatë fushatës elektorale deklarimet e manjatit amerikan kanë qenë pajtuese ndaj Rusisë dhe ndaj Putinit, për të cilin ka shprehur simpatinë e tij. Reset-i është në fakt i lidhur me faktin që as Trump, as enturazhi i tij nuk e perceptojnë Rusinë si një kërcënim ndaj sigurisë kombëtare dhe nuk e ndajnë idenë, të konsoliduar në establishment, sipas së cilës interesat dhe mbrojtja e SHBA-ve nuk mund të lihen menjanë nga ekzistenca dhe nga përhapja e një «rendi liberal ndërkombëtar» amerikanocentrik. Kriza ukrainase e 2014 është rënduar deri sa është transformuar në një përplasje të re ruso – amerikane pikërisht pse vendimmarrësit amerikanë e kanë interpretuar aksionin rus në Ukrainë e më pas në Siri si një sfidë të hapur ndaj të lartpërmendurit rend dhe ndaj lidershipit global të Uashingtonit. Drejtuesit e rinj amerikanë do të kenë një konceptim tradicionalisht më të orientuar nga interesat kombëtare dhe tërheqja e këtij apo e atij vendi në orbitën amerikane do të pushojë së qëni një objektiv qëllim në vetvete. Të gjitha dosjet ndërkombëtare do të vlerësohen vetëm në optikën e vlerës që mund të kenë për sigurinë, prestigjin dhe mirëqenien ekonomike e SHBA-ve. Nga ky këndvështrim, aksionet dhe përpjekjet e Rusisë në Kiev dhe Damask nuk do të konsiderohen si kërcënim direkt as për SHBA-të, as për aleatët e tyre. Në fund të fundit, aksioni i Moskës në Ukrainë është i finalizuar që ndalojë përhapjen e rendit perëndimor (për më tepër i ndjekur me sokëllima regime change), jo shkatërrimin e tij, dhe në Siri tenton që të pengojë përmbysjen e qeverisë legjitime dhe, bashkë me të, kaosin. Pjesa më e madhe e amerikanëve realistë e kanë kuptuar. Përkundrazi, tentativa e Kremlinit për të asgjësuar grupet islamiste që mbushin Sirinë dhe, për pasojë, mbrojnë shtetin si të tillë, nga vetë Trump dhe nga një pjesë e bashkëpunëtorëve të tij, konsiderohet e pajtueshme me idenë e sigurisë kombëtare amerikane. Shkaku i dytë sipas së cilës drejtuesit e ardhshëm amerikanë nuk e konsiderojnë Moskën si kërcënim qëndron në bindjen e tyre se armiku i vërtetë është Kina. Nuk do të jenë Rusia apo Europa prioritetet strategjike të administratës së re, por Azia. Do të forcohet frenimi politiko – ushtarak i Pekinit, ndërsa ndjekja e përplasjes me Rusinë – pse jo edhe frenimi i saj në Europë dhe në hapësirën passovjetike – do të konsiderohen më pak prioritare, në mos kundërprodhuese. Në sistemin me koordinata antikineze, të paktën për një periudhë kohë, Moska do të konsiderohet si partner potencial dhe jo si armik.

Ndërkohë do të procedohet me një reset të ri. Zyrtarisht, ky term nuk do të përdoret, por kuptimi do të jetë i njëjti: të tentohet të dilet nga kriza dhe të vendoset një bashkëpunim në të gjithë sektorët ku është e mundur dhe konform me interesat e palëve. Qysh në fazën e parë është i mundur rigjallërimi në të gjithë spektrin i dialogut ruso – amerikan, i ngrirë nga administrata Obama. Edhe pse nuk do të «ringjallet» komisioni presidencial bilateral Federatë Ruse – Shtetet e Bashkuara i krijuar në 2009, intensiteti i bashkëpunimit do të rritet në planin cilësor. Ka nisur tashmë përgatitja e samitit Putin – Trump që do të mbahet, pothuajse me siguri, në gjysmën e parë të 2017. Një konceptim i ri i interesave kombëtare amerikane dhe i hierarkisë së tyre, si ngjashmëria – e nënvizuar nga shumë vëzhgues – midis filozofive mbi të cilat Putini dhe Trump do të ngrenë politikën e jashtme të tyre, do të mundësojë që të zbuten ato kontraste në marrëdhëniet ruso – amerikane që burojnë nga një vlerësim i ndryshëm i rendit botëror të pas Luftës së Ftohtë. Në radhë të parë, bëhet fjalë për çështje lidhur me përhapjen e demokracisë, me mbrojtjen e të drejtave civile, me mbështetjen e dhënë nga Uashingtoni rrëzimit të regjimeve dhe ndërhyrjeve ushtarake të finalizuara me demokratizimi, të ndara nga mbrojtja e interesave të rëndësishme në interpretimin më tradicional. Politika e Uashingtonit për të favorizuar rënien e regjimeve pak të pëlqyeshëm (si nëpërmjet ndërhyrjes së drejtpërdrejtë ushtarake si në Libi, ashtu edhe me mbështetjen e ofruar rebelëve si në Siri apo me mbështetjen e opozitës si në Ukrainë) përbën një prej motiveve më serioze të kontrastit, për sa u përket çështjeve themelore të rendit botëror (sovranitet, përdorim i forcës ushtarale, raporte midis fuqive të mëdha). Pikërisht politika e regime change – sidomos në rajone mjaft të ndjeshme për Rusinë, si hapësira passovjetike dhe Lindja e Mesme – e ka çuar Moskën që ta konsiderojë edhe një herë akoma Uashingtonin si një prej kërcënimeve më të rrezikshme ndaj sigurisë kombëtare dhe sfidën më të madhe për stabilitetin ndërkombëtar, edhe pasi qe me përfundimin e konfliktit në Gjeorgji çështja e zgjerimit të NATO-s në vendet e ish Bashkimit Sovjetik është eliminuar nga axhenda reale. Pjesëmarrja amerikane në përmbysjen e Qadaffi i ka dhënë fund reset të marrëdhënieve ruso – amerikane nën Obamën; ndërsa rrëzimi i Janukovich i ka zbritur në nivel përplasjeje raportet bilaterale. Së fundi, politika amerikane e përmbysjes së regjimit në Siri, paaftësia e saj për të refuzuar mbështetjen ndaj grupeve radikale dhe mungesa e vullnetit për të bashkëpunuar plotësisht me Moskën për një zgjidhje politike kanë provokuar një rrezik konfrontimi të drejtpërdrejtë ushtarak midis dy vendeve në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Heqja dorë nga regime change prej Trump e redukton në minimum rrezikun e përplasjes së armatosur midis Rusisë e SHBA-ve dhe bën që Moska të përceptohet në masë shumë më të vogël si faktor pastërtisht destabilizues i marrëdhënieve ndërkombëtare. Do të zbuteshin paksa edhe kontrastet në Europën Lindore dhe në hapësirën passojvetike. Administrata Trump nuk do ta konsideronte më një synim parësor të sajin tërheqjen në orbitën amerikane e vendeve të ish Bashkimit Sovjetik dhe ndoshta një objektiv do të sakrifikohej në altarin e bashkëpunimit me Rusinë për diçka më të rëndësishme: luftën kundër islamit radikal në Lindje të Mesme dhe frenimin e Kinës. Për pasojë, do të dilte e ridimensionuar kriza ukrainase. Drejtuesit e rinj amerikanë do të ishin më kërkues ndaj Kievit në fushën e reformave, të respektimit të Marrëveshjes së Minskut dhe të stabilizimit të marrëdhënieve me Federatën Ruse. Nuk do të kishte një mbështetje të pakushtëzuar ndaj Ukrainës vetëm pse «viktimë» e një Kremlini «agresor» dhe Uashingtoni do t’i ndërpriste tentativat e Kievit për të provokuar një eskalim të ri në Donbas dhe tërhequr SHBA-të në një kundërvënie të re me Moskën. Kështu, si në rastin e Sirisë, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do ta konsideronin gjithnjë e më pak një kërcënim evoluimin e skenarit ukrainas. Administrata e re, ka mundësi, që do ta dobësonte frenimin politiko – ushtarak të Rusisë në Europë dhe, bile pa rishikuar vendimet e samitit të NATO-s në Varshavë lidhur me zgjerimin e infrastrukturës ushtarake atlantike në Poloni dhe në Balltik, do t’ia bllokonte rritjen e mëtejshme. Nuk do të mashtrohej nga vendet e Lindjes europiane dhe nuk do të pranonte që të tërhiqej në një konflikt pretekstual – dhe sidomos të kotë – me Moskën. Por nuk është rasti që të pritet një tejkalim i plotë i këtyre mosmarrëveshjeve. Në radhë të parë sepse në politikën e jashtme Trump do t’i duhet të ndërmjetësojë midis instinkteve të veta dhe opinionit të establishmentit, për më tepër i prirur që ta konsiderojë Rusinë si armik. Në radhë të dytë, është jashtëzakonisht e pamundur heqja dorë e administratës së re amerikane – që do të bëjë një politikë përgjithësisht realiste, por gjithsesi të ashpër e pragmatiste – nga një pjesë e influencës mbi hapësirën passovjetike pa kërkuar nga Kremlini diçka në shkëmbim. Dhe nuk dihet nëse ky çmim do t’i pëlqente apo jo Moskës.

Bashkë me zbutjen e kontrasteve do të paraqiten edhe mundësi për intensifikimin e bashkëpunimit ruso – amerikan. Parasëgjithash në Lindjen e Mesme, ku drejtuesit rusë dhe administrata Trump e interpretojnë në mënyrë të ngjashme konceptin e kërcënimit. Me liderin e ri, Shtetet e Bashkuara do të syonin jo në demokratizimin e rajonit dhe përmbysjen e regjimeve autoritare jobesnikë ndaj Uashingtonit, por në asgjësimin e grupeve islamiste radikale. Qasja ndaj regjimit të Damaskut do të jetë shumë më neutrale dhe Rusisë mund t’i jepet kartabiankë për të mundur terroristët në Siri. Kjo do të mundësojë të krijohej një bashkëpunim real në luftën kundër IS-it dhe fondamentalizmit. Për herë të parë nga 2001, Uashingtoni dhe Moska do të ndërhynin si aleatë ushtarakë. I pari do të shikojë me dashamirësi më të madhe një forcim të pozicioneve të të dytit në rajon, duke e konsideruar si një mundësi për t’i transferuar një pjesë të barrës së luftimit të terrorizmit dhe të ruajtjes të paktën të një stabiliteti relativ. Do të ketë më shumë shanse për t’u rregulluar kriza ukrainase. Mungesa e vullnetit të Kievit për të përmbushur objektivat që burojnë nga Marrëveshja e Minskut ishte e lidhur me shpresën tek fitorja e Clinton. Basti ka përfunduar keq dhe kështu që krijohen kushte më të favorshme me qëllim që Ukraina të respektojë impenjimet e marra dhe që të hiqet pjesa më e madhe e sanksioneve të vendosur Rusisë nga Perëndimi.

Nuk mund të përjashtohet as që Trump të pranojë një forcim të statusit neutral të Ukrainës në rastin ku Moska pranon që të favorizojë interesa të rëndësishme amerikane në Azi apo në Lindje të Mesme. Atëhere kur Kievi do të kishte një qeveri më të ekuilibruar në politikë të jashtme dhe të refuzonte kështu një orientim univok proPerëndim, atëhere banori i ri i Shtëpisë së Bardhë ka mundësi nuk do të donte ta kundërshtonte, ashtu si një ndryshim të ngjashëm në politikën ukrainase nuk është urryer në 2010 nga Obama. Një përmirësim të marrëdhënieve midis Rusisë dhe Ukrainës do të çonte në një zbutje të fërkimeve midis Moskës dhe NATO-s. Marrëdhëniet do të ishin sërish të orientuar nga lufta kundër kërcënimeve të përbashkëta, në radhë të parë kundër islamizmit radikal. Përtej bashkëpunimit në Siri e në Lindje të Mesme, kjo mund të çonte në lindjen e bashkëpunimit Rusi NATO në Afganistan, ku sigurisht një kërcënim i tillë nuk është më i vogël. Është e mundur që në këto kushte Kremlini të arrijë të rivendosë dialogun midis Aleancës Atlantike dhe Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO).

Së fundi, presidenca Trump hap spirale të rëndësishme për marrëdhëniet e Rusisë me aleatët amerikanë në Europë e në Azi. Këta të fundit janë gjetur në një situatë në të cilën solidariteti dhe mbrojtja amerikane nuk janë më faktorë të padiskutueshëm dhe absolutë. Është evidente që administrata e re nuk do të dojë ta prishë sistemin global të aleancave. Megjithatë, politika e Uashingtonit do të jetë më unilaterale, utilitariste dhe pragmatike. Raportet e aleancës do të konsiderohen një shërbim që duhet të shpërblyer dhe jo vetëm me besnikëri në politikën e jashtme. Opinioni i aleatëve mbi atë sesi nga Përtejoqeani do të garantohet siguria kombëtare e tyre do të injorohet atëhere kur do të ishte në kontrast me atë amerikane. Afirmimi i «lidershipit global» nuk do të jetë më faktori kyç në favor të mbrojtjes së aleatëve. Kjo do t’i shtyjë këta të fundit drejt një autonomie më të madhe dhe një diversifikimi më të gjerë të marrëdhënieve të tyre në aspektin e sigurisë, gjë që do të implikojë veç të tjerash një dinamizëm më të madh në bashkëpunimin me Moskën. Për çështjet e sigurisë do të krijohen premisat për një dialog serioz me shtetet europiane perëndimorë dhe Kremlini do të mund të mos e përsëhdnesë pozitivisht këtë proces. Është po aq e mundur që intensifikimi i këtij dialogu të kalojë mbi linjën Rusi – BE, gjë që ka mundësi do ta zgjerojë integrimin në sferën politiko – ushtarake. Nisja e dialogut mund t’i përmirësojë cilësisht marrëdhëniet midis Rusisë dhe Europës në tërësinë e tyre, duke i nxjerrë nga stanjacioni aktual, por edhe duke e bërë më pak të ashpër konkurrencën e tyre gjeopolitike në hapësirën passovjetike.

Prirja e fortë e Trump për ta lënë menjanë TTIP-në dhe TPP-në do të ketë domethënie të madhe për marrëdhëniet midis Rusisë, BE-së dhe aleatëve aziatikë të amerikanëve. Politika ekonomike e jashtme e Uashingtonit do të bëhej më utilitariste dhe do t’i japë preferencë marrëveshjeve ekonomiko – kulturore bilaterale në kuadër të të cilave është më e lehtë të nxirren kushte më të favorshme për SHBA-të. Për pasojë, tendenca e konsolidimit të një Perëndimi të madh amerikanocentrik, e ndjekur nga Obama, do të dobësohet dhe deri do të ndryshojë kurs. E gjitha kjo do ta ngadalësojë procesin e largimit dhe të çimpenjimit midis BE-së dhe vendeve aziatike nga njëra anë dhe «partneritetit euraziatik global» emergjent nga ana tjetër. Do të krijohen premisat për konvergjencën apo deri koinçidencën e proceseve të integrimit. Do të lindin perspektiva diaologu dhe bashkëpunimi Bashkim Europian – Bashkim Ekonomik Euraziatik (UEE), dialog shumë pak i mundur në rast implementimi të TTIP-së.

Një reset i ri do të mundësonte të krijohej një model i qëndrueshëm marrëdhëniesh apo Moska dhe Uashingtoni do të zhyten sërish në krizë? Raportet bilaterale do të mund jo vetëm të dalin nga përplasja aktuale, por deri do t’i tejkalonin logjikën e rrethit vicioz në të cilën çdo tentativë për të ndërtuar marrëdhënie paetneriteti është e paracaktuar që të dështojë? Fatkeqësisht, për momentin perspektiva e një përplasjeje të re duket më e mundëshmja.

Në radhë të parë, shkaku i paaftësisë për të ndërtuar një partneritet të qëndrueshëm qëndron në mosmarrëveshjen themelore se çfarë rendi ndërkombëtar duhet të vendoset pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe se çfarë roli duhet të luajnë Rusia dhe SHBA-të. Pavarësisht se Trump dhe nivelet drejtuese ruse kanë një qasje të ngjashme mbi marrëdhëniet ndërkombëtare, ka shumë pak të ngjarë që palët të mund ta tejkalojnë me shpejtësi këtë kontrast sistemik. Mbi të gjitha po qe se mendohet për influencën që mund të ushtrojë establishmenti amerikan që e konsideron Rusinë një fuqi arrogante dhe revizioniste, por edhe të dobësuar e të dënuar nga humbja historike. Ka jashtëzakonisht pak të ngjarë që administrata e re të dojë të ndërtojë me Moskën marrëdhënie të bazuara mbi paritetin dhe mbi adoptimin kolektiv të vendimeve. Në fakt, pikërisht këto janë parimet themelore e politikës së jashtme ruse ndaj qendrave të tjera të pushtetit. Është e vështirë që Uashingtoni të këshillohet me Kremlinin për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me përdorimin e forcës apo që të bëjë bashkë me të tjerët zgjedhjen midis luftës e paqes apo që të pranojë një dialog në të gjithë fushën me Rusinë lidhur me çështjet e sigurisë europiane, duke toleruar që të ndërtohej në Kontinentin e Vjetër një rend që do të nënkuptonte fundin e dominimit amerikan në rajon. Së fundi, ngjall dyshime të thella gadishmëria amerikane për ta rishikuar krejtësisht politikën kundrejt UEE-së, CSTO-së dhe të gjitha instancave rusocentrike në hapësirën passovjetike. Kundër një politike të ngjashme do të ngrihej e gjithë klasa drejtuese amerikane, përfshi vetë republikanët.

Në radhë të dytë, është e pamundur perspektiva e një «afere të madhe» që mund të eliminojë të paktën pjesë të kontrasteve. Biznesi është kredoja e manjatit amerikan, për të cilin «nënshkrimi i një kontrate» është mënyra më e zakonshme dhe e urtë e zgjidhjes së problemeve dhe e realizimit të interesave të veta, ai që në fushatë elektorale ka premtuar të konkludojë «afera» fitimprurëse për Amerikën me partnerë të rëndësishëm. Rusia, që në politikën e jashtme mbetet e lidhur me një qasje realiste – konsideron një lloj se «aferat» e diktuara nga interesi janë një mënyrë e përshtatshme dhe e nevojshme për të ndërtuar raporte dhe më shumë se një herë ka tentuar të konkludojë marrëveshje kaq të kuruara me SHBA-të. Megjithatë, problemi konsiston në kushtet joreciprokisht të tolerueshme e një «afere» të tillë.

Për Trump një kusht i pranueshëm mund të jetë rishikimi nga ana ruse e partneritetit strategjik me Pekinin, reduktimimi në minimum i bashkëpunimit politiko – ushtarak e diplomatik ruso – kinez dhe aderimi në përpjekjet amerikane në frenimin e Republikës Popullore. Për Rusinë e gjitha kjo është për t’u përjashtuar. Moska do të ishte e interesuar në një rudhje të pastër të influencës amerikane në hapësirën passovjetike dhe në Europën, në pranimin e një rendi rusocentrik në zonën e ish BS dhe në tejkalimin e «NATO-centrizmit» në sigurinë e Kontinentit të Vjetër. Në këtë rast është Uashingtoni që kundërvihet. Nëqoftëse as Rusia, as Shtetet e Bashkuara nuk mund t’i japin bashkëbiseduesit atë për të cilën ky është më shumë i interesuar, atëhere bashkëpunimi i tyre mund të ketë vetëm karakter selektiv, punktual dhe gradual. Nuk ka konvergjencë të plotë apo domethënëse të interesave të tyre jetike dhe nuk ka të ngjarë që të ketë një të tillë në një të ardhme të afërt. Interesa të tilla më shumë sesa përkojnë, në pjesën më të madhe shkojnë për t’u përplasur.

Një rrezik serioz për marrëdhëniet bilaterale nën administratën e re përfaqësohet nga bindja, mbizotëruese në Uashington, se për përmirësimin e tyre Rusia duhet të sakrifikojë diçka, të derdhë një lloj «haraçi të detyruar». Megjithatë, Moska nuk ka ndërmend të bëjë asnjë sakrificvë. Për Kremlinin, kushti themelor për përmirësimin e raporteve me Perëndimin është ruajtja e paradigmës aktuale në politikën e jashtme. Në vitet e fundit politika e jashtme ruse nuk është e përqëndruar mbi Perëndimin, as nuk ka më si objektiv themelor marrëdhëniet me SHBA-të dhe BE-në dhe cilësinë e tyre. Tash e prapa raportet me Shtëpinë e Bardhë do të evoluojnë sipas impaktit që do të kenë mbi prioritetet dhe parimet kryesore e strategjisë ruse: autonomia në çështjet botërore, forcimi i UEE-së dhe CSTO-së, bashkëpunimi me Pekinin, zgjerimi dhe forcimi i Organizatës së Shanghait për Bashkëpumin (SCO), krijimi i një partneriteti euraziatik global, promovimi i rregullave të lojës të bazuar mbi barazinë e të drejtave me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n. Një afrim me Uashingtonin është i mundshëm vetëm si një komplement i këtyre prioriteteve, sigurisht që jo si zëvendësues apo si korrigjues. Rusia nuk do të heqë dorë nga sukseset e shumta në marrëdhëniet e saj me vende joperëndimorë, Kina mbi të gjitha, vetëm pse joshet nga një perspektivë përmirësimi e marrëdhënieve me Amerikën. Dhe përtejoqeanit i besohet saktësisht kësaj. Për më tepër, në Moskë mbizotëron opinioni se janë Shtetet e Bashkuara ato që duhet të ndryshojnë nëpërmjet një procesi përshtatjeje me botën që nuk zhvillohet sipas klishéve ideoologjike amerikane. Qysh sot ravijëzohen në horizont kontraste të reja apo ashpërsim mosmarrëveshjesh të vjetra që me siguro do ta ndalojnë procesin e përmirësimit të marrëdhënieve apo deri do t’ia ndryshojnë kahjen. Pesha politike e këtyre fërkimeve mund ta tejkalojë vlerën e bashkëpunimit, e cila vështirë se do të shkojë përtej luftës kundër islamizmit radikal,

Në radhë të parë, duke forcuar politikën e containment të Pekinit, Uashingtoni do të kërkojë që të tërheqë Moskën nga ana e tij ose të paktën të paktën të dobësojë partneritetin ruso – kinez; por një forcim i presionit amerikan ndaj Republikës Popullore do të çojë në një intensifikim më të madh të bashkëpunimit. Nëse administrata Trump do të fillojë ta perceptojë Federatën si aleate të Perandorisë Qiellore, atëhere politika e saj ndaj Rusisë mund të bëhet akoma më armiqësore dhe e ashpër se ajo e Obamës. Me qëllim që të shmanget e gjitha kjo, Kremlinit i konvenion që t’i rrisë në maksimum marrëdhëniet e partneritetit edhe me Japoninë, Korenë e Jugut, vendet e ASEAN-it dhe Indinë.

Në radhë të dytë, faktori iranian. Një ngurtësim i politikës së Uashingtonit ndaj Teheranit, që mund të shkojë në rishikimin e marrëveshjes mbi programin bërthamor e përfunduar në 2015, jo vetëm pasqyron pozicionin e Trump, por mbështetet nga i gjithë kampi republikan. Atje ku do të verifikohej, ashpërsimi do të shkaktojë protestat e Moskës dhe do të përfundojë për ta komplikuar bashkëpunimin ruso – amerikan në Siri. Mbrojtja politiko – diplomatike e Iranit nga ana ruse mund ta shtrëngojë Shtëpinë e Bardhë që ta konsiderojë Kremlinin si kundërshtar më shumë sesa si partner në Lindje të Mesme.

Zhvillimi i tretë është një përkeqësim i mëtejshëm i problemit të mbrojtjes raketore komplekse NATO. Me mbështetjen e elitës republikane, Trump mund të kthehet në idenë e një sistemi mbrojtjeje në shkallë të gjerë, duke marrë ndoshta si model projektin e vjetër e George W. Bush mbi dislokimin e një mbruoje raketore në Europën Lindore, i bërë më aktual nga një përkeqësim i marrëdhënieve me Iranin. Me një zgjerim të besueshëm të infrastrukturës amerikane në rajonin e Azi – Paqësorit, projektohet një garë e rë armatimesh. Moska do ta konsiderojë rilindjen e programit të raketave strategjike të Uashingtonit si një kërcënim shumë të rëndë ndaj sigurisë ushtarake të saj, superiore ndaj sistemit që ka tentuar të krijojë Obama, dhe do të adoptojë masa asimetrike (parasëgjithash rritjen e përsosjen e arsenalit bërthamor të saj) me zell më të madh. Dislokimi i një zone pozicionimi të raketave strategjike amerikane në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore do ta bëjë të pashmangshëm prishjen e Traktatit INF për forcat e ndërmjetme bërthamore. Së fundi, ai që dështon me hyrjen në skenë të Trump mund të jetë sistemi i kontrollit të armatimeve, shtyllë mbajtëse e axhendës ruso – amerikane. Një qëndrim jopropozitiv mbi temën dhe mbi çdo lloj kufizimi të politikës mbrojtëse amerikane do të luajë një rol themelor në konsolidimin e supremacisë ushtarake amerikane. Bashkë me një garë të parashikueshme armatimesh bërthamore, kjo do ta bëjë të parealizueshme si përpunimin e një sistemi të ri kontrolli, ashtu edhe ruajtjen e asaj që ka mbetur nga i vjetri.

Është e mundur të parandalohet një përkeqësim i ri i marrëdhënieve ruso – amerikane? Për këtë qëllim është e nevojshme të përdoret në maksimum spiralja e hapur me zgjedhjen e Trump dhe të ndërtohet një axhendë që nga njëra anë i redukton në minimum rreziqet e treguara e të pengojë kontrastet që të provokojnë një përplasje të re dhe nga ana tjetër të forcojë një bashkëpunim jetëgjatë. Është me rëndësi thelbësore bilancimi i raporteve midis Moskës dhe Uashingtonit, për t’i bërë kështu pikat e konvergjencës më të rëndësishëm se sektorët ku do të mbesë kundërvënia. Në radhë të parë duhet nisur dialogu lidhur me çështjet e sigurisë dhe akordimi mbi masat e reja e forcimit të besimit në sferën politiko – ushtarake dhe të reagimit ndaj krizës si në aksin Rusi – SHBA, ashtu edhe në atë Moskë – NATO – OSBE. Këto masa duhet të përfshijnë marrëveshje lidhur me veprimet ushtarake e lejuara secilës palë në Siri, në Balltik dhe në zona të tjera vendimtare, rivendosjen e një regjimi transparence për armët jobërthamore e për mburojën, përpunimin e rregullave të sjelljes në kibernohapësirë, por edhe një mënyrë për të shmangur kolapsin final e regjimit të kontrollit të armëve bërthamore, parasëgjithash traktatet START–3 dhe INF. Duhen përqëndruar përpjekjet jo mbi një rivendosje të pakonceptueshme të regjimit të kontrollit të armëve konvencionale në formën e mëparshme (traktati CFE), por mbi forcimin e masave të transparencës dhe të rregullave të sjelljes në qiell, tokë, det dhe kibernohapësirë. Një luftë kibernetike midis Kremlinit dhe Shtëpisë së Bardhë është zhvilluar tashmë gjatë zgjedhjeve amerikane (ose të paktën këtë ka deklaruar Obama) dhe mund të transformohet në një konflikt në kuptimin e vërtetë të fjalës. Kështu që është urgjent përpunimi i rregullave, procedurave dhe i një sistemi komunikimi e informacioni të sakta gjatë krizave. Vendimi i Trump për ta bërë kibernosigurinë një prej prioriteteve të 100 ditëve të para të tij krijon premisat për një dialog serioz në këtë fushë. Për sa i përket refuzimit të traktateve të kontrollit të armatimeve, palët duhet të përcaktojnë qartë se cila është linja e demarkacionit që nuk mund të tejkalohet.

Në planin ushtarak është nevojshme të konkordohen nivelet e zhvillimit të mburojës amerikane në Europë dhe e komplekseve raketore të Rusisë në rajonet perëndimore të saj që mund t’i shtyjnë palët të denoncojnë traktatet START dhe INF. I dobishëm do të ishte një transformim i Këshillit Rusi – NATO, për të shndërruar në një mekanizëm permanent parandalues të përplasjes ushtarake midis Moskës dhe Aleancës në çdo teatër luftë – përfshi kibernosferën – por edhe një dispozitiv early ëarning dhe rikompozimi të krizës. Me qëllim forcimin e mekanizmave parandalues dhe formimit të krizave në Europë ia vlen barra qiranë që të përdoren instrumentat e OSBE-së si misionet vëzhgues apo të paqes. Së fundi, Rusisë i konvenion që ta përdorë në maksimum largimin e paralajmëruar të Trump nga politika e atlantizmit dhe e mbështetjes së pakushtëzuar aleatëve me qëllim intensifikimin e dialogut lidhur me çështjet e sigurisë me Bashkimin Europian në emër të një interesi të përbashkët: të mos lejojë dështimin përfundimtar e regjimit të kontrollit të armatimeve dhe të reduktojë në minimum kostot e politikës unilaterale amerikane në fushën ushtarake. Një afrim midis BE-së dhe UEE-së nëpërmjet përpunimit të modaliteteve të marrëdhënies në hapësirën me «fqinjësi të përbashkët» do të përbënte një kontribut të madh në reduktimin e konkurrencës në Europë dhe në ish hapësirën sovjetike, përfshi Ukrainën. Është e rëndësishme të rakordohesh me Uashingtonin me qëllim që të mos e pengojë këtë proces dhe të mos e konsiderojë si tentativë të Rusisë për t’i larguar vendet europiane nga Shtetet e Bashkuara duke ndërtuar një «Europë të madhe» antiamerikane apo duke e tërhequr BE-në në sferën e influencës ruse. Rusia duhet ta shfrytëzojë maksimalisht veprimin e Trump mbi aleatët aziatikë dhe ta intensifikojë bashkëpunimin me Japoninë, Korenë e Jugut dhe vendet e ASEAN-it. Kjo do ta zvogëlonte rrezikun që Moska të konsiderohej si aleate politiko – ushtarake e Kinës, duke krijuar kështu një kontradiktë të re në marrëdhëniet ruso – amerikane. Për më tepër, rritja e bashkëpunimit midis Kremlinit dhe miqve aziatikë të SHBA-ve do të mundësojë nisjen e ndërtimit të një sistemi përfshirës sigurie dhe të një rendi ekonomik global në rajonin e Azi – Paqësorit, duke tejkaluar një polarizim të rrezikshëm midis bllokut proamerikan dhe bllokut prokinez.

Është e nevojshme të përpunohet një filozofi e re stabiliteti strategjik dhe kontrolli mbi armatimet e bazuar mbi realitetin e «multipolaritetit bërthamor», e proliferimit të mundshëm të armëve atomike, e karakterit të ri strategjik të atyre konvencionale dhe e ashpërsimit të problemit të mburojës hapësinore. Mbi këtë bazë është e rëndësishme të përpunohet një koncept i ri ekuilibri strategjik midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara që, duke garantuar frenim reciprok, t’u mundësojë palëve të reagojnë me fleksibilitet më të madh ndaj sfidave në fushën ushtarake që janë objektivisht të ndryshme për secilën prej tyre. Në kontrollin e armatimeve duhet spostuar theksi nga reduktimi i barabartë i armëve bërthamore në forcimin e regjimit të transparencës. Përpjekjet në luftën kundër proliferimit të armëve bërthamore duhet të spostohen nga reduktimi i tyre nga ana e të dyja superfuqive në eliminimin e shkaqeve që i shtyjnë vendet e tjera të pajisen me armë bërthamore për qëllime luftarake. Njëlloj oportun është ndërtimi i një bashkëpunimi multilateral për formimin e një rendi të ri politik në Lindje të Mesme. Pasi kjo e fundit e konsideron Rusinë dhe SHBA-të si qendra të rëndësishme globale pushteti, janë pikërisht ato që kanë përgjegjësi për të ndihmuar rajonin në përpunimin e një rendi të ri që merr parasysh veçantitë e lidhura me fenë islamike – por nuk ka karakter ekstremist – dhe të formojë një strukturë të rë ndërkombëtare që u garanton status dhe siguri secilës prej qendrave rajonale të pushtetit. Kjo është e mundur vetëm duke përfshirë aktorë lokalë si Arabia Saudite, Turqia, Izraeli dhe Irani.

Në kuadër të luftës kundër islamizmit radikal, qasja e palëkundur e Trump mundëson që të krijohet me Rusëinë – dhe me aktorë të tjerë rajonalë – një mirëkuptim i ri për stabilizimin e Afganistanit. Në këtë drejtim, formati ideal do të ishte ai i bashkëpunimit midis SHBA-ve dhe SCO-së. një shtytje e mëtejshme reflektimi ka të bëjë me ruajtjen e bashkëpunimit në Arktik – në sferën joushtarake – dhe në hapësirë. Kjo është sot një prej spiraleve të pakta të dialogut të mbijetuara midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, mbyllja e të cilës do t’i bënte dy terrent e lakmuara ne konkurrencë të ashpër. Së fundi, nuk është e mundur të anashkalohet kontributi i bashkëpunimit shkencor – formative dhe humanitar. Ai është i nevojshëm si nga këndvështrimi i vazhdimit të kontakteve personale dhe i dialogut midis dy shoqërive, ashtu edhe për qëllimet e modernizimit të ekonomisë ruse, e karakterizuar nga prapambetja dhe degradimi. Për këtë qëllim duhet ndjekur politika e integrimit të universiteteve ruse në hapësirën formative botërore, në brendësi të së cilës institucionet e arsimit të lartë amerikan luajnë dhe do të luajnë një rol të dorës së parë.

Dmitrij Suslov është Zëvendësdrejtor i Faculty of World Economy and International Affairs, Centre for Comprehensive European and International Studies (CCEIS) dhe Senior Lecturer në Faculty of World Economy and International Affairs, School of International Affairs of

Përgatiti:Bota.al

SHKARKO APP