Jo humor:Kryeministri britanik është kushëri i Kim Kardashian (Foto)
Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka treguar se ka lidhje familjare me yllin televiziv amerikan, Kim Kardashian.Kreu i qeverisë britanike i ka habitur të gjithë me deklaratat e tij se është kushëri i largët me bukuroshen e njohur.
Cameron ka thënë se nuk e ka të qartë se pse njerëzit janë aq të interesuar për familjen Kardashian dhe se ai nuk e përcjell shoun e tyre televiziv.
Në një intervistë për revistën Heat, Cameron është pyetur nëse e shikon “Keeping Up With The Kardashians”, ndërsa përgjigja e tij ishte kështu: “Jo, por kam lidhje farefisnore me to. A e keni ditur se jam brez i 13-të i kushërinjve me ato?”.
Njëherësh, ai ka theksuar se do të dëshironte që të takohej me kushërirat e tij të famshme.