Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 6 Nëntor 2026, 23:33 Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga një i fortë Deputeti i PD-së Tomor Alizoti e quajti skandaloze përgjimet e reja të Ergys Agasit, sipas të cilave drejtuesja e SHISH-it Vlora Hyseni është shoqe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Spiropali
  • Skandali në spital
  • Akuzat në Vlorë
  • Kontrollet e bizneseve
  • Vdekja nga ariu
  • Raporti i KE
  • Historia e Tiranës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Spiropali
  • Skandali në spital
  • Akuzat në Vlorë
  • Kontrollet e bizneseve
  • Vdekja nga ariu
  • Raporti i KE
  • Historia e Tiranës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Jo më lajme ”live” nga spitali, punë është si të mos shkojmë atje

Forum E hënë, 23 Mars 2020 16:00
Jo më lajme ”live” nga spitali, punë është si të mos shkojmë atje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Astrit Patozi

Një 61 vjeçar i prekur rëndë nga koronavirusi u shpall i vdekur në mëngjes, por u “ringjall” fatmirësisht në mesditë. E di që nuk ka qenë e qëllimshme, por është rasti për të reflektuar se lajme të tilla nuk i duhen as dreqit. Nuk janë as etike, as profesionale, por mbi të gjitha, ato janë krejtësisht të padobishme. Ndaj edhe duhen kursyer këto energji të panevojshme, që shkaktojnë, jo vetëm dëme, por edhe emocione të papërshtatshme, thjesht për shkak të një keqkuptimi.

Nuk shikoj asnjë arsye pse të çohet dëm respekti dhe mirënjohja e merituar për punën e përkushtuar të qindra gazetarëve, të cilët në këto kohëra të vështira rrezikojnë jo pak për të na mbajtur të informuar. Por ne nuk kemi nevojë ta mësojmë në kohë reale vdekjen e çdo të sëmuri me koronavirus, ndaj edhe duhet ndërprerë kjo gara e pakuptimtë, se kush do ta japë njoftimin e pari.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Qytetarëve të mbyllur në shtëpitë e tyre u mjafton buletini zyrtar një herë në ditë, ashtu si kudo në botë, për të mësuar ekzaktësisht, se sa është përhapja dhe sa është numri i viktimave të COVID 19.

Askujt nuk i vlen gjuetia e pakuptimtë për hollësi të panevojshme të asaj që ndodh brenda mureve të spitaleve infektive, përveçse është një hall më shumë për stafet mjekësore. Sepse, sikur të mos u mjaftojë ngarkesa me të sëmurët, ata duhet të përballojnë edhe presionin e atyre, që e presin me padurim lajmin jashtë, mundësisht përpara se ngjarja të ndodhë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Spitali është stacioni i parafundit i kësaj lufte dhe gjithë merita është që ta shtyjmë sa të mundemi mbërritjen atje. Ndaj edhe është koha që njerëzit të informohen më shumë se si ta arrijnë këtë synim ekzistencial. Ata sot kanë nevojë të dinë se çfarë gjërash thelbësore duhet të ndryshojnë nga jeta e tyre, që në radhë të parë, të mos bëhen për spital. Dhe kjo është një betejë e vështirë, që fillon në minutën e parë të liridaljes për nevoja të domosdoshme dhe mbaron në sekondën e fundit të karantinës, për të cilën askush në planet nuk e di me siguri sa do të zgjasë.

Mund t'ju interesojë

Ulsi Manja: Ben Blushi dhe “Historitë e çmendura të Tiranës”

Ulsi Manja: Ben Blushi dhe “Historitë e çmendura të Tiranës”

Para 17 orësh
“Eci zbathur mbi prush”, anatomia e një zjarri të heshtur!

“Eci zbathur mbi prush”, anatomia e një zjarri të heshtur!

5 Nëntor 2026, 15:02
Bushati: BE nuk mund të mbyllë sytë përballë krizës demokratike në Shqipëri

Bushati: BE nuk mund të mbyllë sytë përballë krizës demokratike në Shqipëri

5 Nëntor 2026, 11:33

Etiketat e lidhura

Astrit Patozi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga një i fortë
Para 5 orësh

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga n...

Zidane shpall listën e Francës: Pablo Pagis surpriza në sulm, mungesat e dëmtimet lënë gjurmë
Para 5 orësh

Zidane shpall listën e Francës: Pablo Pagis surpriza në sulm, mungesat e dëmtimet lënë gjurmë

Kosova mposhtet 4-3 nga Italia në futsall, Alaj shënon dy herë në Prishtinë
Para 6 orësh

Kosova mposhtet 4-3 nga Italia në futsall, Alaj shënon dy herë në Prishtinë

Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij
Para 6 orësh

Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij

Më të lexuarat

1 Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe lista online
Para 8 orësh

Të rinjtë e Protestës synojnë krijimin e një partie, nisin përgatitjet për alternativa politike dhe li...

2 Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij
Para 6 orësh

Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan në Tiranë? Gazetarja Milori: Po i qëndron linjës së tij

3 Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Para 7 orësh

Spiropali poston foto në stilin e Che Guevarës: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

4 Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga një i fortë
Para 5 orësh

Përgjimet e reja të Ergys Agasit, Alizoti: Skandaloze që drejtuesja e SHISH-it të jetë “e kapur” nga n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.