Jorida Tabaku: Individët zhduken, por filozofia e gabuar dhe vizioni i pakuptimtë vazhdon të qeverisë

Nga Jorida Tabaku

Qeveria e Kitsch-it!

Filozofia e një qeverie tregon prioritetet e saj. Bashkimi i portofolit të Financave me Ekonominë nuk ka qenë aspak një lëvizje e mençur dhe as vizionare. Kjo, nëse për vizion kemi zhvillimin ekonomik dhe jo përqëndrimin e koncesioneve dhe PPP-ve tek superministri që sot nuk dihet nga ndodhet. Fatkeqësisht, megjithëse individët zhduken filozofia e gabuar dhe vizioni i pakuptimtë vazhdon të qeverisë.
Askush nuk mund të kuptojë se çfarë e lidh ekonominë dhe kulturën?! Askush nuk e kupton se si mundet një ministri e madhe që merret me politikat ekonomike të merret dhe me ruajtjen e monumenteve të kulturës?! Askush nuk e ka të qartë se si mund të drejtojë një ministër si sektorin e ekonomisë duke e shndërruar më konkuruese dhe gjithashtu edhe të ketë nën varësi Teatrin e Operas dhe Baletit?! Se si mund të bëhet një mbledhje me prioritetin e zhvillimit të inovacioneve dhe më pas të vazhdohet me një mbledhje me drejtorinë e Kulturës për çështjen e Teatrit?! Pakkush mund ta ketë të qartë se si politikat e thithjes së investimeve të huaja mund të lidhen me festivalin folklorik apo me politikat e nevojshme për librin dhe jo vetëm?!
Përgjigjet e gjithë sa më sipër lidhen me atë që quhet “Kitsch”. Kjo është një qeveri e kitsch-it. E dehur nga një sukses që nuk e meriton! E vetëkënaqur për një pushtet të pakufizuar që po dëmton shqiptarët!

SHKARKO APP