Joseph Pulitzer, emigranti xhepgrisur që i mësoi botës gazetarinë

Republika jone dhe shtypi i saj do te ngrihen ose bien bashke.” Joseph Pulitzer

Joseph Pulitzer (1847- 1911) me prejardhje nga nje familje cifute hungareze, dhe gazeta e tij Bota e New Yorkut paten ndikim shume te madh ne zhvillimin e mass medias.

Betejat e tij me konkurrentin William Randolph Hearst (1863- 1951) dhe produkti mediatik I ketyre perplasjeve flitet te kene pershpejtuar Luften Amerikano – Spanjolle.

“Edhe gjate kohes qe shetiste boten, Joseph Pulitzer asnjehere nuk hoqi dore nga kontrolli me dore te hekurt mbi Boten e New Yorkut, gazeten e tij me mjaft influence ne kohet e reja te komunikimit masiv. Pothuajse nje rrjedhe e panderprere telegramesh, te gjitha te shkruara ne menyre te koduar, fluturonin nga portet dhe destinacionet e ndryshme te botes per ne New York, per te drejtuar cdo element te veprimtarise se gazetes.

Mesazhet perfshinin dhe detaje te tilla si lloji I germave te perdorura per reklama apo planifikimi I pushimeve te editoreve.

Manaxheret dergonin me poste pako te tera letre me te dhena financiare, raporte editoriale, dhe raportime alla spiunesh per punet e njeri-tjetrit. Megjithese ai kish shkelur ne zyrat qendrore te grataceles se tij ne Park Row vetem tre here, kurdohere qe dikush fliste per gazeten ish gjithmone ‘Bota e Pulitzer-it’.

‘Dhe flitej shume per gazeten e tij. Qe kur Pulitzer mori  frenat e gazetes qe ish duke dhene shpirt ne 1883 dhe prezantoi marken e tij te gazetarise ne New York, Bota ish rritur me shpejtesi drite, duke u bere ne nje moment te caktuar gazeta me qarkullim me te madh ne glob. Gati 2.5 ha druresh priteshin cdo dite per te perballuar nevojat e gazetes per leter.”

“E perfolur per zgjedhje presidentesh, guvernatoresh, dhe kryetaresh bashkie; per dergim politikanesh ne burg; dhe per diktimin e axhendes publike, gazeta e tij Bota ish nje instrument i fuqishem ndryshimi. Si nje burre ne moshe te re dhe i nxituar, Pulitzer e kish perdorur gazeten pa turp si sherbetore te reformes, per te rritur ndergjegjesimin social dhe promovuar nje axhende politike progresiste- gati radikale. Ndryshimet qe ai kish trumbetuar, si per shembull idete jopopullore per taksimin e trashegimise, te te ardhurave, dhe korporatave, ishin pranuar ne shkalle te gjere.

‘Bota duhet te jete me e fuqishme se presidenti,’ u shpreh njehere Pulitzer…

“Shperthimi I anijes luftarake USS Maine ne 15 Shkurt 1898, qe ndodhi gjate tensioneve ne ngritje mes Spanjes dhe Amerikes ( shume aluduan ish veper e spanjolleve- shenimi im), u kthye ne dru zjarri ne duart e editoreve te gazetave konkurruese ne New York. William Randolph Hearst, nje imitues i ri nga Kalifornia, i armatosur me nje pasuri te madhe familjare, kish bere te paimagjinueshmen. Ne 1898 gazeta e tij, Gazeta e New Yorkut (New York Journal ne origjinal) po  e konkurronte shume afer dominimin e Botes ne Park Row. Duke luftuar per cdo lexues, dhe secili duke u perpjekur t’ia kalonte tjetrit ne entuziazmin per te cuar vendin ne lufte, dy gjigandet e gazetarise ndezen ethe patriotizmi agresiv. Dhe kur lufta ndodhi, ata vazhduan konkurrencen e tyre me thike ne gryke duke grumbulluar ushtri gazetaresh, ilustratoresh, dhe fotografesh per te mbuluar cdo detaj te lavdise se premtuar te luftes… Kjo lloj sjelljeje I coi te dy gazetat ne nje spirale ne renie per shkak te sensibilizimit te tepruar, fabrikimeve totale, dhe shpenzimeve ekstravagante.  Nese nuk do kontrollohej, kercenonte te falimentonte reputacionin dhe kredibilitetin e te dy gazetave… Ne fund, te dy gazetat I mbijetuan kesaj lufte te shkurter dhe intensive por rivaliteti I tyre u be po aq I famshem sa dhe vete lufta Spanjollo-Amerikane.”

“Pulitzer ishte pazgjidhshmerisht i lidhur me Hearst si tregetar I ‘gazetarise se verdhe’ (gazetari qe bazohet ne sensacion dhe ekzagjerim te tepruar- shenimi im). Ne fakt, disa kritike dyshojne se planet e Pulitzer per te financuar nje shkolle gazetarie ne Universitetin e Kolumbise dhe per te krijuar nje cmim kombetar per gazetaret ishin ne fakt perpjekje disi te maskuara per te pastruar trashegimine e tij profesionale ndersa po i afrohej vdekja.”

Dhe nje tjeter thenie e tij e madhe:

“Nje shtyp cinik, mercenar, demagog me kalimin e kohes do te prodhoje nje popull po aq te ulet sa vetja e vet.”

Marrë nga libri, “Pulitzer: Nje Jete ne Politike, Gazetari, dhe Pushtet nga James McGrath Morris”

SHKARKO APP