Kandidati Republikan Rand Paul, SHBA dhe Shqipëria
Nga Irfan Rama
Me datën 7 prill 2015 në orën 11 e 30 minuta të orës amerikane Rand Paul, kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA, filloi fushatën elektorale, për kolltukun presidencial të 2016. Se kush do ta fitojë garën marramendëse dhe shumë të rëndësishme, për të gjithë botën mbarë ku paraja e derdhur nuk ka të parë këtë do ta vendosin me votën e tyre populli amerikan. Në këtë garë brilante, shumë luajale, karizmatike e me përzgjedhje zgjidhjesh dhe alternativash, vetëm vizionare dhe shkencore nga shumë kandidatë të dy partive të mëdha të Amerikës do të kemi kohë dhe reflektime për ta parë dëgjuar e nxjerr mësime edhe ne shqiptarët. Dhe kur them ne shqiptarët, kam në mendje dhe përndritje në rend të parë politikanët tanë, shtetarët e pjesën më kuptimplote, që bën politikat e mëdha dhe të vogla, që ndonëse nuk janë minijatura kërkojnë reflekse dhe alternativa për zgjidhjet sa më të shpejta shqiptare.
Kush është republikani Rand Paul?
Doktor Rand Paul u zgjodh në Senatin e U.S. në zgjedhjet e 2010. Ai është një prej avokatëve udhëheqës më të mëdhenj të kombit amerikan për lirinë. Rend Pol ka provuar se është një “outspoken champion” (kampion i fjalës troç ose i rrumbullakësisë) për liritë kushtetuese dhe përgjegjësitë fiskale. Si një avokat i rreptë kundër “government overreach” (qeverisjes së mbimundësive), Rend ka luftuar pa u lodhur, për të kthyer qeverisjen në limitet e saj, të fuqive e kompetencave kushtetuese. Një baba dhe burrë i devotshëm, Dr Paul dhe familja e tij jetojnë në Bowling Green, Ky.,ku Rand zotëron klinikën okulistike në të cilën ushtron e kryen operacione të syrit prej 18 vitesh. Qëkurse kreu shkollën e lartë dhe intershipin për kirurgji të përgjthshme në “Duke Medical School” në Texsas dhe në “Georgia Baptist Medical Center” në Atlanta. Ai kreu gjithashtu specializimin për Oftalmologji (studim i sëmundjeve të syrit) në “Duke University Medical Center”. Si një mjek i dedikuar e shumë punëtor – jo një politikan karriere – Rand Paul erdhi në Ëashington që të shkund apo tund gjërat si dhe të bëjë diferencën. Doktor Paul ka 24 vjet që është i martuar me Kelly Ashby Paul nga Russellville, Ky., dhe së toku kanë tre djem: William 21 vjeç, Duncan 18 dhe Robert 15 vjeç. Ajo që të impresionon është se senatori bën vullnetarisht e plot dëshirë rolin e trajnerit të skuadrave të secilit nga djemtë në ligën e vogël të bejsbollit, futbollit dhe basketbollit! Rand dhe Kelly janë dy kristian të devotshëm dhe aktiv në kishën lokale të tyre. Rand është i treti nga 5 fëmijët e lindur nga prindërit Carol dhe Ron Paul. Ai është një mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë, një njeri që mendon, punon dhe fantazon vetëm për njerzit. Në vitin 1995, rreth të tridhjetave, ai themeloi “The Southern Kentucku Lions Eye Clinic”, një organizatë që siguron ekzaminime dhe operacione kirurgjikale për familjet në nevojë dhe individëve. Rand është një ish – president dhe për 17 vjet antar i “Lions Clubs International”, që i dedikohet ruajtjes së shikimit dhe sigurimit të syzeve si dhe operacioneve me më pak para, se kudo në botë ndaj ka marrë nga ky institucion konsiderat e lavdërimet më të larta. Përgjatë kohës së lirë Dr Paul kryen vijimësisht operacione bonus për pacientët e zonës së tij jetuese. Ai gjithashtu kryen operacione për fëmijët kudo në botë përmes pjesëmarrjes së tij në Programin e Amerikës për fëmijët. Kohët e fundit në bashkëpunim me “Qendrën e Syve Moran” të shtetit Utah ndërmori një udhëtim me mision mjeksor në Guatemalë. Gjatë javës mbi 200 pacientë, shumica e tyre të verbër dhe me prask (perde të syrit) u blatohej nga ai ripërtritja e shikimit të tyre. Hyrja e Doktor Paul në politikë është tregues i punës së tij njësoj si një kirurg, një dëshirë për të diagnostikuar problemet dhe për të siguruar zgjidhjet praktike pavarësisht nëse është në Browling Green, Ky., ose në Ëashington D. C. Angazhimet e tij të mëdha lidhen në marrëdhëniet me jashtë, problemet e shëndetit, arsimit, punës, pensioneve, sigurisë kombëtare, çështjeve të qeverisjes, biznesit të vogël, sipërmarrjes, komuniteteve rurale në konceptin e problematikave dhe legjislacionit të tyre.
Rand Paul kritikon dy partitë për problemet e Amerikës!
Rand Paul me flokë krrel, ngjyrë bjondin me një kostum të zi, këmishë blu të hapët e kollare të kuqe u përshfaq para admiruesve të tij të shumtë sidomos të rinj, në sallën e madhe të një hoteli në Louisville, Kentucky – të zonës së tij elektorale ku fitoj kredencialet e senatorir republikan – tepër ekzaltues e besues me shprehjen: I am ranning for president (Unë po vrapoj drejt presidentit të SHBA). Tepër elokuent, konçiz, tundues dhe “rrëmbyes” i sallës së parë të tij elektorale në garën e gjatë për president, Rend Pol, përshfaqi idetë e tij për Amerikën e pas Obamës: ”Të dy partitë mbajnë përgjegjësi për problemet e Amerikës”; “Amerika duhet ta ndjejë vizionin tim të ri”; “Dashuria për Lirinë pulson në venat e mia”; “Shumë amerikanë janë lënë në harresë”; Çdo njeri në Amerikë duhet të ketë një punë”; “Unë dua ti kundroj amerikanët që ti kthehen punës”; Gjithçka duhet të aprovohet në Kongres në limitet e duhura kohore”; “Politika liberale ka dështuar në ‘Qendrën e qytetit’”; “ Ajo që ndryshon midis meje dhe Obamës është se unë dua të negocoj me opozitën”; “Ne kemi dy armiq: radikalizmin islamik dhe ISIS”; “Ne jemi akoma pishtar për botën”; “Mesazhi i lirisë është për amerikanët” etj.
Shqipëria dhe politika mediokre vendnumro e “politikanëve” tanë!
Shembulli i punës së jashtëzakonshme, humane, të ndershme, revolucionare në konceptin zhvillues komunikues e të partneritetit pozitë – opozitë e politikanit më të ri nga të gjithë kandidatët amerikanë të dy partive të mëdha në SHBA, është një model që duhet përthithur sado pak nga politikanët tanë me shumë hije. Kur një vend ose shteti më i madh i botës shumëanësisht nëpërmjet një kandidati kërkon më shumë liri për qytetarët e tij, më shumë punë ose kthim pune nga amerikanët kur dihet që presidenca Obama e ka ulur papunësinë ndjeshëm deri në 5.7%. Kur Një lider kritikon partinë e tij dhe partinë e pozitës. Kur Rand Paul konceptin bashkëpunues në radhë të parë e ka e do ta ketë nëse zgjidhet president me opozitën, ku Kongresi është zgjidhja e vetme e të gjitha problemeve të Amerikës… atëherë çfarë duhet të bëjnë politikanët tanë?!!! Sërish vijon odiseja e sharjeve dhe akuzave biblike në Parlament edhe sot me dt 9 prill 2015. Sërish partitë kanë vendosur për të kandiduar për Zgjedhjet Lokalenjerëz të korruptuar me fakte e prokurori dhe gjykatat vijonjnë avazin e turpit korruptiv e të pamoralshëm. BE e SHBA vijojnë të shqyhen gojësh për dekriminalizim dhe askush nuk po pipëtin realisht(?!) Presidenti “dihat” e jep dekorata! Qeveria “urdhëron” “Bankers Petrolium” për të zhdëmtuar “katundarët” të cilët, të shkretët ka tre vjet që vikasin por që nuk i dëgjoi askush. Ministri i mjedisit “thotë” se e kemi pezulluar kompaninë që në shkurt(?!). Gjepura! Qeveria e “pezullon” e kompania se pyet!!! Hajde shtet “cartoon” hajde! Kundroni për ndonjë minutë nga përtej detit të paktën….