Kardinali Ernest Simoni rikthehet si dëshmitar në Burgun e Spaçit

Nga Mimoza Dajçi

Rikthimi i Kardinal Ernest Simon Troshanit në ish-burgun e Spaçit ishte një nga ato ngjarje historike ku heshtja e maleve të Mirditës u mbush me lutje, kujtesë dhe një forcë të jashtëzakonshme shpirtërore. Për një njeri që ka përjetuar sprovat më të egra të diktaturës komuniste, ky udhëtim kishte një peshë të jashtëzakonshme simbolike. Në oborrin e atij që dikur ishte kampi famëkeq i punës së detyruar, Kardinali drejtoi Meshën e Shenjtë për të gjithë ata që vuajtën dhe humbën jetën në minierat e Spaçit.

Kardinal Ernest Simon Troshani u arrestua nga regjimi komuinst në prag Krishtlindjesh të vitit 1963, pasi kishte mbajtur Meshë për shpirtin e Presidentit të vrarë amerikan John F. Keneedy. Por në vend që të përcillte urrejtje për ato 18 vite heqje lirie e pune të rëndë, ai u bëri thirrje besimtarëve dhe të pranishmëve për dashuri, bashkim, mbrojtje të së vërtetës dhe falje. Ai vizitoi ambientet ku kishte qenë i burgosur dhe u ndal përpara fotografive të ish-të dënuarve politikë, duke nderuar sakrificën e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jeni bijtë e të madhit Zot, të duani njëri-tjetrin, atdheun, me mbrojt të vërtetën. Falënderoj Zotin që na ka bashkuar – tha ndërmjet të tjerave Kardinali Shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ceremoninë prekëse, e cila u mabjt dy ditë më parë në Spaç, u lexua edhe një letër e veçantë personale e dërguar nga Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV. Papa e cilësoi Spaçin si një nga faqet më të dhimbshme të historisë shqiptare, por edhe si një dëshmi të palëkundur besnikërie e guximi, ku “asnjë zinxhir nuk është aq i fortë sa të burgosë një ndërgjegje të ndriçuar nga Ungjilli”.

Si sot tetë vite më parë, vizitova këtë kamp-burg me gazetarët e BBC -së, dhe disa ish të burgosur politikë, që kishin vuajtur aty dënimin e tyre politik, ku u realizua edhe një dokumentar mbi të pushkatuarit pa gjyq nga regjimi i diktatorit Hoxha. Fotot nga Mesha, mbajtur nga Kardinal Ernest Simon Troshani në burgun e Spaçit, mi dergoi një mbesa ime e pranishme në Meshë. Në këtë takim të rëndësishëm prezent ishin Dom Gjergj Meta, familjarë të Kardinal Troshanit, përfaqësues të shtetit dhe ish bashkëvuajtës të burgut famëkeq të Spaçit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?