Katalonja nuk ka asnjë lidhje me rastin e Kosovës
Nga Denar Biba
Ne nje shtet e shoqeri te organizuar sipas rregullave demokratike, vertet qe pushteti i takon popullit (sovrani), por populli – pervecse nje nocion romantik i levizjeve nacionaliste te shek.XIX – eshte “tutus populi”, ai qe ka qene, ai qe eshte e ai qe do te jete, e nuk duhet te pershkembehet me teresine e individeve qe gjallojne ne nje moment te caktuar historik ne nje territor te dhene gjeografik. Jo; keto jane thjesht turma! Per pasoje, vullneti i tyre ne lidhje me nje ceshtje te caktuar, si psh ndarja nga shteti meme ne kuadrin e nje levizje separatiste/indipendentiste (rasti i Katalonjes nga Spanja), bie ndesh me rregullimet kushtetuese, te cilat perbejne kodin baze te funksionimit te asaj shoqerie e qe konsiderohet a priori i paravendosur.
Nuk ka asnje paralele mes levizjes e vullnetit vetvendoses se popullatës shqiptare, banore autoktone te Kosoves dhe pavaresimit te saj nga Serbia (shtet i nje popullate tjeter, te miredallueshme) dhe kesaj cka po ndodh ne Katalonje, gjithe ndermjet spanjollesh.
Nga ana tjeter, e paqarte mbetet e ardhmja e kesaj krahine (rajoni), ne hipotezen se referendumi do te ishte legjitim dhe i pranuar mbarekombetarisht. Ne kete rast, Katalonja – qe nga ana e saj pretendon se eshte zona me e zhvilluar ekonomikisht e Spanjes dhe se me taksat e banoreve te saj po mban me buke “parazitet” e rajoneve te tjera te pazhvilluara – do ta gjente veten automatikisht jashte BE dhe do te vuante pasoja shume te renda ekonomike.
Ripranimi ne BE do te ishte i pamundur, me se paku per shkak te votes kunder te Spanjes, por me siguri edhe te shteteve te tjera anetare me probleme levizjesh separatiste brenda tyre (Franca, Italia, Belgjika, Rumania, Hungaria etj.etj.).
Pikerisht sepse cdo levizje separatiste e qe i fryn zjarrit te nacionalizmit eshte ne thelb e kunderta e asaj cfare simbolizon BASHKIMI(!!!) Europian, sanksionet (e drejtperdrejta apo te pashpallura si te tilla) do ta demtonin ekonomine e Katalonjes me shume nga sa supozohet se e demton rrjedhja e te ardhurave qe gjenerohen ne territorin e saj drejt territoreve me pak te zhvilluara te Mbreterise Spanjolle.
Duke perfunduar kete shenim te shkurter mbi ngjarjet ne Katalonje, sjell ne mendje se pas kesaj mund te kemi edhe riaktivizimin e njesive terroriste te ETAs…
Demokracia eshte ne krize. Pas Luftes II Boterore, njerezit e keqkuptuan demokracine per kapitalizmin; kapitalizmin e barazuan me parane dhe parane e vune ne vend te Zotit. Tashme kemi shkuar shume larg, kemi humbur vlerat morale qe na benin “njerez”, per pasoje nuk po dime me cte bejme edhe me “pushtetin e popullit”…