Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:52 Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave Nëndrejtori i policisë Fier, Alket Ahmetaj ka zbuluar detaje të reja lidhur me vrasjen e Selami Hasani dhe plagosjen e nipit të tij në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kë frikësoi në Tiranë, Albin Kurti

Forum E martë, 21 Shtator 2021 02:22
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Armand Shkullaku – Me vetëm tre fjali të shkurtra dhe një konstatim të thjeshtë, Albin Kurti ka trazuar regjimin e Tiranës më shumë se sa dhjetra fjalime e aksione opozitare këtu, duke vërtetuar thënien se, përveç mesazhit, është e rëndësishme edhe se kush e përcjell atë.
E ashtuquajtuara “ndërhyrje në punët e brendshme” e Kurtit, ishte në thelb ajo që prej shumë kohësh ka nisur të artikulohet zëshëm në Shqipëri, por pa gjetur ende një platformë për t’u instaluar: pabarazia e frikshme që ka krijuar sistemi dhe pamundësia që ai të vetëkorrigjohet. Për rrjedhojë, pa qenë nevoja për ta thënë me fjalë, çështja e një lëvizje antisistem mund të vihet në rend të ditës dhe protesta e studentëve tregoi se terreni për të nuk është më i virgjër. Albin Kurti nuk pati nevojë t’i japë këto shpjegime, por profili i tij e bën automatikisht atë mbartësin më të besueshëm të një ideje të tillë.

Në ujrat e ndenjura të pellgut politik e social të Shqipërisë, mjaftoi një puhizë e lehtë për të provokuar frikën e ndryshimit të një statuskuoje që qarkullon po ato elita që mbajnë peng vendin për hir të interesave ngushtësisht personale e materiale. Kjo shpjegon dhe batarenë e sulmeve ndaj Albin Kurtit, idetë dhe personaliteti i të cilit janë në vetvete në kontrast të thellë me figurat e njollosura të tranzicionit tonë legjendar. Përballë pasqyrës së një politikani të tillë, njollat e tyre shfaqen dhunshëm në sytë e qytetarëve që prej tre dekadash presin ndryshimin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Lideri i Vetvendosjes nuk është pjesë e kazanit politik që gëlon në dy vendet tona. Virusi i njohur rajonal i korrupsionit apo i lidhjeve me krimin, nuk e ka prekur dhe, vetëm kjo mjafton për të bërë diferencën me ata që tjetër gjë premtojnë kur janë në opozitë dhe krejt të kundërtën bëjnë kur marrin pushtetin. Kurti është një politikan që është ngritur jo thjesht mbi disa parime, por me investimin e një besimi të jashtëzakonshëm tek to. Eshtë ngritur nga angazhimi qytetar, nga sakrifica, nga forca e shembullit, nga përkushtimi politik në emër të atyre parimeve dhe jo nga përdorimi i parimeve në emër të politikës. Për këtë arsye, ndonëse me një grusht njerëzish në pikënisje, ai arriti të mbjellë frymëzimin që, në zgjedhjet e fundit në Kosovë, fitoi mbështetjen më të madhe të votuesve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në këtë pikë Albin Kurti është imun ndaj sulmeve banale që politikanët shqiptarë përdorin rëndom ndaj njëri- tjetrit. Dhe diferenca e tij me ta e bën edhe më të fuqishëm ndikimin mbi masën e madhe të njerëzve. Për këtë arsye, Kurti po sulmohet se ai, njeriu që ka afishuar si ideal të tij dhe forcës politike që përfaqëson Bashkimin Kombëtar, sot po del kundër këtij bashkimi, drejt të cilit do të na çojë marrëveshja me Serbinë. Sipas kësaj logjike, kreu i partisë më të madhe në Kosovë duhet t’i japë besimin e tij dy apo tre liderëve politikë, të kontestuar fuqishëm në vendet e tyre, të cilët pretendohet se do të arrijnë një marrëveshje që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Beogradi dhe më pas bashkimin e saj me Shqipërinë.

Mund t'ju interesojë

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Para 45 minutash
Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 1 ore
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26

Ata që e kanë investuar besimin e tyre verbërisht tek këta individë, të cilët kanë dhjetra vjet që riciklojnë njëri- tjetrin duke i lënë shqiptarët në vend numëro, shkojnë më tej duke e përdorur marrëveshjen edhe si çelësin magjik që do hapë portat e zhvillimit dhe integrimit në BE. Në fakt përparimi i Shqipërisë, por edhe i Kosovës, nuk ka ngecur për shkak të raporteve të padefinuara me fqinjët, por për shkak të politikanëve të korruptuar, të lidhur me krimin dhe bizneset e paligjshme si dhe për shkak të konfliktit permanent mes veti, që mbahet gjallë vetëm si mjet për të ricikluar të njëjtën liderë që u flasin emocioneve dhe jo arsyes së votuesve.

Prandaj zëri i arsyes që vjen nga një politikan i panjollë dhe i ditur, më shumë se “idealin” e madh të bashkimit që do të na vijë nga marrëveshja me Beogradin, rrezikon kastën që nuk lë gur e mur pa lëvizur vetëm që të mbijetojë, në një kohë kur prej vitesh do të duhej të ishte groposur. Albini është thjesht kufiri i palëvizshëm që shenjon vijën ndarëse për politikanët shqiptarë. Prandaj sulmet ndaj tij do vinë duke u shtuar, tashmë edhe nga Tirana.
Lapsi.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e kamerave
Para 6 minutash

Ekzekutimi në Fier, nëndrejtori i policisë jep detajet: I plagosur ka mbetur nipi. Po merren pamjet e ...

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar
Para 12 minutash

Doue dhe Kvaratskhelia kanë mbyllur sezonin, PSG kërkon zëvendësues në janar

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City
Para 28 minutash

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s
Para 29 minutash

Gabimi Yamal nga pika e bardhë, Flick tani i beson “specialistit” Raphinha-s

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.