Keqpërdorimi nga Rama & Co i emergjencës nga COVID-19

Placeholder Image

Nga Kastriot Islami –

Shqipëria është e përkufizuar prej kohësh një “demokraci hibribide” pra një rregjim mes demokracisë e autoritarizmit… Shqipëria në realitet është një rregjim autoritar, oligarkik, thellësisht i korruptuar dhe e drejtuar nga një qeveri e lidhur pazgjidhshmërisht me krimin, trafiqet e pastrimin e parave…

Shqiptarët prej 7 vjetësh gjëndet në veprimin e një rregjimi antipopullor e antiperëndimor por që shfaqet me maskë pro-perëndimore, ndërkohë që shpesh prezantohet edhe me një retorikë të shëmtuar populiste e nacionaliste mediokër.

Qeveria e Shqipërisë paraqitet mashtruese, agresive e ofenduese me qytetarët e saj, opozitën e kundërshtarët ndërkohë që me partnerët vendos maskën e “djalit të mirë” dhe gatshme edhe për tu kthyer në kosh plehrash për të siguruar disa shtërngime duarsh apo garantuar, përmes lobistëve, mbështetje e raporte pozitive për veprimet e saj.

Shqipëria prej kohësh është një vënd pa Gjykatë Kushtetuese e pa Gjykatë të Lartë. Është një vënd me parlament pa opozitë. Është një vend ku 100 % të pushtetit vendor e kontroll vetëm një individ.

Edi Rama kontrollon shumicën e medias elektronike, të bizneseve të mëdha, të shoqërisë civile, dhe së fundmi edhe pothuajse të gjithë gjyqsorit.

Edi Rama ka heqyr dorë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, sepse vota blihet me paratë e korrupsionit e të trafiqeve dhe votuesit kërcënohen nga kriminelët që gjënden ne parlament, pushtetin vendor e në pikat kyce të administratës publike.

Këto kanë ndodhur prej 7 vjetësh…

Aktualisht, Edi Rama po përpiqet të forcojë pushtetin e tij autoritar duke keqpëdorur epideminë COVID-19. Ai po bën gjithcka duke ju imponuar shqiptarëve si shpëtimtari i vetëm i jetës së tyre dhe drejtuesi i vetëm i aftë për  të menaxhuar me sukses këtë “luftë me armikun e padukshëm” .

Cilat janë disa nga argumentat që mbështesin këtë shqetësim?

Menaxhimi i kësaj pandemie është si në asnjë vënd tjetër europian demokratik, tërësisht individual e i përqëndruar në një dorë të vetme, aprofesional e me symbyllur, i fshehtë e sekret, antiligjor e antikushtetues, antipopullor e antidemokratik, e deri ofendues e arrogant..

Edi Rama kontrollon gjithcka, deri stastistikat e kësaj pandemie, numrin e testimeve, të të vdekurëve. Ato vendosen apo prezantohen vetëm prej ose vetëm me lejen e tij. Thuhet është ngritur një komitet ekspertësh, që s’e njeh askush.

Edi Rama duke e konsideruar menaxhimin e kësaj pandemie si një “luftë kundër një armiku të padukshëm” është përpjekur tju imponojë shqiptarëve sjelljet e tij autoritare e arrogante, sekrete e të fshehta, si dhe masat drastike e penalitetet duke dhunuar ndërkohë të drejtat e tyre themelore, me një qëllim të vetëm, forcimin e pushtetit të tij personal….

Edi Rama s’është përpjekur në asnjë moment të sigurojë bashkëpunimin e qytetarëve për menaxhimin e suksesshëm të kësaj pandemie por për ti imponuar atyre masat drastike të shoqëruara me veprime policore duke shkaktuar  dhunimin e të drejtave të tyre themelore, përmes imponimit të frikës me humbjen e jetës nga COVID-19.

Edi Rama s’lë moment pa ofenduar, sulmuar e akuzuar opozitën ndonëse në momente të caktuara kur vlerëson se shanset e dështimit janë të konësiderueshme, i drejton asaj thirrje hipokritike për ta implikuar në dështimet e tij.

Edi Rama e ka detyruar një pjesë të  popullsisë të futet në izolim ekstrem duke e nënshtruar përmes varfërimit, duke e kërcënuar me humbjen e ‘pagës së luftës” apo të pensionit dhe duke e kërcënuar me penalitete e veprime policore.

Edi Rama po vazhdon të vjedhë edhe në këtë kohë pandemie duke kryer tendera korruptive klientelistë e sekretë, me justifikimin se ekzistencës së “luftës me armikun e rrezikshëm” . Madje kjo qeveri po vjedh edhe me blerjen e maskave dhe të paisjeve të tjera mbrojtëse për personelin mjeksor..

 Edi Rama po përgatitet po ashtu të gllabërojë aksionet e shumë bizneseve bë shkëmbim të shpëtimit të tyre duke i vendosur paraprakisht në gjendje të vështirë ekonomike e deri falimentim përmes masave drastike të tejzgjatura.

Edi Rama edhe në shpërndarjen e ndihmave për shkak të izolimit ka ndjekur një qasje diskriminuese politike dke defavorizuar të gjithë ata që nuk janë pjesë e Rilindjes…

Edi Rama po përpiqet tju imponojë qytetarëve që në kushtet e mbijetesës të “kërkojnë” masa të shpëtimit të jetës ndonëse ato mund të jenë dhunuese të të drejtave të tyre themelore.

Situata është shumë e rrezikshme e duket momentalisht pa zgjidhje se qytetarët, të izoluar në hallet e problemet e tyre janë aktualisht në shumicë indiferentë e të pamundur për të reaguar. Ndërkohë që vëndet kryesore e organizmat ndërkombëtarë demokratikë s’kanë vëmëndjen e duhur për të penguar këto tentativa e sjellje autoritare që mund të dëmtojë e shkatërojnë themelet e demokracisë në Shqipëri.

SHKARKO APP