Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kërcënimi i identiteti europian të shqiptarëve edhe pas Pavarësisë

Forum E shtunë, 11 Shtator 2021 06:34
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Gjet Ndoji –

  1. Përpjekjet luftarake të pushtuesve për zhdukjen massive të shqiptarëve.

Pas gati 500 vitesh pushtim nga Perandoria Turke shqiptarët me shumë vështirësi (rrethanat historike), me ndihmën e Europës, arritën të sigurojnë Shtetin e tyre të pavarur ((1912). Kufijtë e këtij shteti i përfshinin më pak se gjysmën e trojeve etnike të shqiptarëve. Që në muajt e parë të pavarësisë së Shqipërisë u pa qartë presioni shovinist serbo- malazez dhe ai grek për ta gllabëruar dhe atë pjesë territori që zotëronte ky shtet i ri. Nga ana tjetër ndikimi turko- muhamedan tek popullata e bënte të lehtë destabilitetin e brendshëm nga grupe ekstremiste islamike. Shembulli emblematik i një reaksioni turkoshak të brendshëm ishte Kryengritja e fshatarëve e Shqipërisë së Mesme (Tirana, Shijaku, Kavaja, Peqini e Elbasani) të drejtuara nga Haxhi Qamili. Reagimi vinte pasi Austrohungaria me mbështetjen e Europës, projektoi një Qeveri të kryesuar nga Vilhelm Vidi. Ndoshta ky ishte projekti që ju mundësonte shqiptarëve rrugën më të shkurtër për tu rikthyer në Europë, atje ku e kishin vendin e tyre. Kryengritja ishte anti Vidiste, anti europianiste dhe pro Sulltanatit Osman. Frymëzimi islamik i kryengritësve i bëri ata të digjnin e të shkatërronin prona, shtëpi, kisha etj. Madje kryengritësit duke brohoritur “Duam Babë” (Sulltanin), poshtë “Europa e krishterë” etj. nuk hezituan të djegin dhe flamurin kombëtar që ndodhej në godinat ish-qeverisë së Ismail Qemalit në Vlorë, si flamur të të krishterëve dhe duke vendosur në vend të tij flamurin me gjysmëhënën e kuqe.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 20 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

23 Tetor 2026, 15:57
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

23 Tetor 2026, 14:48

Nga ana tjetër “dashuria e shqiptarëve” ndaj islamit dhe Turqisë, që tashmë nuk kishte fuqi të ishte më në Ballkan, u përdor me shumë efikasitet nga sllavo- bizantinët për të bindur kancelaritë europiane që territoret shqiptare duhet të ishin të okupuara prej tyre. Në këto kondita u pushtuan trevat shqiptare në Maqedoni, Kosovë dhe Kosovën Lindore, në Mal të Zi, Çamëria në Greqi etj. Gjithsesi me ndërhyrjen e Austrisë në fillim dhe më vonë të Presidentit të SHBA Uillson u lejua një shtet i vogël shqiptar në Ballkanin Perëndimor. Një shtet i vogël (28 mijë Km) me stabilitet shumë delikat, një shtet që deri do të kishte pak mundësi për të patur zhvillim si në fushën ekonomike, politike, diplomatike e kulturore. Një shtet me paqe të brishtë dhe me ndikim e orientim më shumë Oriental sesa Europian. Kështu pas Luftës I Botërore në v. 1920 u krijua Qeveria e Sulejman Delvinës, më shumë se gjysma e së cilës nuk dinin shqip (flisnin e shkruanin turqisht). Më vonë Zogu hasi në rezistencën e bejlerëve për të patur reforma që do ta demokratizonin shoqërinë shqiptare dhe do ta orientonin drejt Europës. Pas Luftës II Botërore, në pushtet erdhën me ndihmë e sllavëve, komunistët shqiptarë, reformat e të cilëve e quan vendin në diktaturë të tipit komunist lindor, diktaturë e cila goditi në zemër vlerat e kulturës europiane të shqiptarëve. Pas viteve 1990 në Shqipëri, në mungesë të një aristokracie (për për shkaqe e rrethana historike), erdhën në pushtet pasardhësit e komunistëve shqiptarë, të cilët ndonëse e hodhën poshtë (me fjalë) komunizmin dhe krimet e tij, ndërtuan në Shqipëri një qeverisje aspak europianiste e demokratike, duke mos u shërbyer interesave të qytetarëve të këtij vendi. Elita politike e qeverisëse e vendit u korruptua nga qeveritë dhe qarqe politike lindore duke forcuar pozitat e influencat politike, ekonomike, kulturore e ideologjike kryesisht turko-arabe e sllavo-bizantine. Në mënyrë më të detajuara elementët themelorë e instrumentet mbi të cilat mbështetet ky process barbar i deeuropianizimit të shqiptarëve janë: së pari: Largimi i shqiptarëve nga trojet etnike dhe së dyti; investimi në ekonomi, politikë, kulturë, arsim e tj i vendeve të Lindjes si Turqia, Serbia, Greqia etj (Pushtimi i butë).

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

I.1 – Gjenocidi, ndaj shqiptarëve, djegiet e shkatërrimi i gjithçkaje vazhdoi edhe pas vitit 1912. Largimi i shqiptarëve nga trojet e tyre etnike dhe kolonizimi i tyre vazhdon deri në ditët tona.

Që në ditët e para të pas pavarësisë së Shqipërisë , në trojet etnike të shqiptarëve, filloi një terror e gjenocid tashmë nga pushtuesit e rinj që ishin sllavët, veçanërisht serbo-malazezët. Kështu zbatica e pushtuesve shekullorë turq u zëvendësua menjëherë nga vala e pushtuesve serbë, malazezë dhe grekë në jug. Ka me mjëra dokumente arkivore që flasin për gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve në trojet e tyre etnike si në jug të këtyre trojeve (vecanërisht në vitin 1914 dhe pas luftës së II Boterore me genocidin e ushtruar në trojet etnike shqiptare të Camërisë) nga ushtria dhe paramilitarët grekë; si dhe akoma në një territor më të gjërë, serbët e malazezët në veri të hapsirës e territoreve shqiptare (viti 1912-19120) etj.Dhuna, vrasjet e djegëjet u shoqëruan në vazhdimësi me shpërnguljen me forcë të popullsisë. Madje dyndjet dhe zbrazja e trojeve etnike nga popullsia autoktone, vendosja dhe depërtimi I kolonëve të huaj nga ana tjetër, ishte një nga komponentet kryesore të vetë gjenocidit e asimilimit të shqiptarëve si etni. Më vonë gjatë Luftës së II, trojet shqiptare, në kushtet e pushtimit nazi-fashist, me krijimin e qeverisjes kolaboracioniste shqiptare (brenda tuteles Italiane 1939-1943 dhe asaj Gjermane shtat shtator 1943- nëntor 1944) u neutralizua shovinizmi dhe gjenocidi serbo- sllav mbi shqiptarët. Sapo u larguan trupat pushtuese italiane e gjermane, vendin e tyre e zunë menjëherë trupat dhe administrate pushtuese Serbo-Sllave . madje pas ripushtimit të trojeve shqiptare në Kosovë e Mal të zi ndodhën masakra dhe një gjenocid barbar.

1.a. Spastrimi etnik dhe kolonizimi i trojeve etnike të shqiptarëve nga 1912 deri në vitin 1920.

Pa u tërhequr mirë trupat pushtuese perandorake turke, njëherësh ndodhi zëvendësimi I tyre nga trupat militare e paramilitare serbo- malazeze si në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Viti, Mitrovicë, Gjakovë, Prizren, Shkup, Tetovë, Kumanovë, Preshevë, Dibër, Lumë, Gostivar, Tuz, Ulqin, Malci, Shkodër (viti 1912-19120) etj. Ka me mjëra dokumente arkivore që flasin për gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve në trojet e tyre etnike si në jug të këtyre trojeve (vecanërisht në vitin 1914 , gjatë dhe pas luftës së I-rë Boterore me genocidin e ushtruar në trojet etnike shqiptare të Camërisë, të Korcës, Përmet,Labëri nga ushtria greke; si dhe akoma në një territor më të gjërë, serbët e malazezët në veri të hapësirës e territoreve shqiptare etj.

Dhuna, vrasjet e djegëjet u shoqëruan në vazhdimësi me shpërnguljen me forcë të popullsisë. Madje dyndjet dhe zbrazja e trojeve etnike nga popullsia autoktone, vendosja dhe depërtimi i kolonëve të huaj nga ana tjetër, ishte një nga komponentet kryesore të vetë gjenocidit e asimilimit të shqiptarëve si etni. Vala e parë e dyndjeve të shqiptarëve nga trojet e tyre ndodhi në vjeshtën e vitit 1912, atëhere kur u vrane e u masakruan mijëra burra, gra e fëmijë në qytetet e lartpërmendura të Maqedonisë Perendimore, Kosovës e të Malit të zi deri në Shkodër. Drejtimi dhe flukset më të mëdha u drejtuan për shpëtim në zonat relativisht më të mbrojtura shqiptare sin ë Tiranë, Elbasan, por dhe në hapësirat e tjera jashtë kufijve të trojeve etnike.

Ndërkohë boshatisja e qyteteve dhe krahinave shqiptare zëvendësoheshin me kolonë sllavë, një traditë kjo e vjetër sa vetë koha e dyndjeve barbare sllave drejt Gadishullit Ilirik, veçojmë këtu dyndjet e nxitura nga represioni e gjenocidi i car Stefan Dushanit në shek. XIV.  Në vijimësi të këtij procesi barbar u popullua më sllavë gjithë hapsira e Kosovës Lindore duke filluar nga Nishi, Molla e Kuqe, Bujanovc, Metvexhë e , pjesërisht edhe në Preshevë, Vermicë, Fushëkosovë, Prizren, Pejë, Jakovë, Mitrovicë e Leposavic, Shkup, Kumanovë, Manastir, Ohër, Dibër, Potgoricë, Tuz, Tivar, Ulcin, madje deri në Vrakë në Shkodër.

-Dyndja e dytë ndodhi, pas Luftës së Parë, vecanërisht të diktuara nga lufta për mbrojtjen e territoreve shqiptare në zonën e Dibrës, Shkodrës etj.Ushtria dhe pushteti barbar serbo-sllav nuk kurseu as zona që njiheshin si zona të pastra katolike shqiptare, sikurse ishte zona e Lugut të Drinit & Lugu i Zanave (fshatrat Klinës, të Zllaguqanit dhe të disa fshatrave të tjerë) , banorët e të cilit ishin tërësisht të besimit katolik dhe pothuajse tërësisht mirditas me origjinë. E gjithë kjo zonë u masakrua dhe u dogj në vitin 1919, kur këta binjë të vërtetë të shqipes ishin ngritur me kohë në kryengritje për çlirimin e Kosovës nga okupatorët serbo- sllavë.

1.b- Shpërnguljet massive të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike që ishin nën pushtimin sllav e grek, Marrveshja e Lozanës dhe shkëmbimi i popullsive (1920-1938)

Gjatë gësaj periudhe është për tu theksuar procesi i shkëmbimit të popullsive myslimane- came që banonin në trojet e tyre etnike, me popullsi ortodokse nga Anadolli për tu vendosur në trojet etnike të shqiptarëve në Çamëri. Kjo u sanksionua në Traktatin e Lozanës. Traktati i Lozanës ishte një traktat paqeje nënshkruar në Palais de Rumine, Lozanë, Zvicër, më 24 korrik 1923.

Në traktat, Turqia i hoqi të gjitha pretendimet për pjesën e mbetur të Perandorisë Osmane dhe, në këmbim, Aleatët pranuan sovranitetin e Turqisë brenda kufijve të saj të rinj. Traktati u ratifikua nga Turqia më 23 gusht 1923, Greqia më 25 gusht 1923, Italia më 12 mars 1924, Japonia më 15 maj 1924, Britania e Madhe më 16 korrik 1924 . Traktati hyri në fuqi më 6 gusht 1924, kur instrumentet e ratifikimit u depozituan zyrtarisht në Paris. Popullsia ortodokse greke që ndodhej në Anadoll kishte ardhur nga gjenocidi i fundit grek (1914-1922) dhe humbja e mëvonshme e Greqisë në Luftën Greko-Turke (1919-1922).  Duke u nisur nga këmbimi, ishte traktati i parë i këtij lloji dhe shërbeu si një rast për shkëmbimet që ndodhi më vonë. Masat e njerëzve u zhvendosën nga një vend në tjetrin dhe efektet e këtij traktati ishin demografike, ekonomike, politike, sociale dhe ndryshimet etno- kulturore. Shqiptarët e Camërisë ishin më të humburit në këtë histori zhdukjeje për ta.

Me të drejtë ka shumë mendime që e konsiderojnë këtë proces si genocid e krim kundër njerëzimit. Armiqtë tanë, Turqit dhe grekët duke plotësuar nevojat dhe orekset e veta, ndëshkuan rëndë si gjithmonë shqiptarët dhe interesat e tyre nacionale. Nga ana tjetër sistematikisht tryznia dhe dhuna serbosllave në Kosovë, Macedoni e Mal të Zi e trazuan pa ndërprerë popullsinë autoktone shqiptare duke e diskriminuar në raport me kolonët sllavë që vendoseshin pa ndërprerje në trojet shqiptare të këtyre viseve. Procesi i asimilimit ka ndodhur edhe në zonën e dalmacisë, nga kroatët dhe sllovenët, ndonëse shqiptarët, në shumë raste ishin të ardhur në këto anë (koha e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, më vonë e Jugosllavisë).

2 -Për 5vjet gjatë Luftës II (1939-1944) stopohet gjenocidi Sllavo-Grek mbi shqiptarët.

Në prill të vitit 1941, Mbretëria e Jugosllavisë u pushtua nga Gjermania dhe fuqitë e tjera të Boshtit si: nga Italia, Hungaria dhe Bullgaria.  Ministrat e Jashtëm të Italisë e Gjermanisë, që u takuan në Vjenë në 21 prill 1941 vendosën për Kosovën: Italia do të kishte nën protektoratin e saj shumicën e territoreve shqiptare të Kosovës, Maqedonisë Perëndimore e Malit të Zi, duke i bashkuar edhe me Shqipërinë. Kjo pjesë u qeveris nga Qeveria e Tiranës, si pjesë e Mbretërisë Italiane (që nga fundi i vitit 1941 e deri më 8 shtator 1943, kur Italia u dorëzua dhe dezertoi nga pakti i Boshtit);  -Pjesën e Veriut (Mitrovicën e Vuçiternin dhe minierat e pasura të Trepçes etj); e mori Gjermania; -Pjesë të vogël të Kosovës Juglindore (Gjilan, Preshevë, Kaçanik e deri në Shkup e Kumanovë) etj, ju la Bullgarisë.Kështu gjatë Luftës së II, trojet shqiptare, në kushtet e pushtimit nazi-fashist, me krijimin e qeverive kolaboracioniste shqiptare (brenda tuteles Italiane 1939-1943 dhe asaj Gjermane shtat shtator 1943- nëntor 1944), si pasojë e rrethanave gjeopolitike, u neutralizua shovinizmi dhe gjenocidi serbo- sllav mbi shqiptarët. Madje territoret e “qeverisjes shqiptare” në këto kondita , njohën kufijtë maksimalë të panjohur që në kohën e vilajeteve shqiptare të qeverisura jo rrallë nga kolabrocionistë osmanë. Jo vetën kaq, por ndryshe nga koha e pushtuesve osmanë, në kohën e e pushtimit nazifashist, qeveritë e vendit kishin të drejtë të zhvilloni gjerësisht arsimin, duke hapur kudo shkolla shqipe, ku mësohej gjuha, letërsia muzika e kultura shqipe si asnjëherë më parë dhe në një hapësirë të madhe etnike. Kështu ndodhi në Kosovë, Maqedoninë Perëndimore, në Malin e Zi (pjesën jugore e perëndimore) etj, ku u hapën 173 shkolla të reja fillore. Përdorimi i gjuhës shqipe u lejua në të gjithë sferat e jetës, duke ndodhur për herë të parë në këto treva etnike shqiptare. Kundërshtimin e politikës Italiane e gjermane e kundërshtuan vetëm pakica etnike serbe që ishte vendosur aty në periuadha të ndryeshme në formën e ngulimeve (Kolonive). Kolonët serbë të vendosur në dy dekadat e fundit (1920-1940) u shpëngulën nga shqiptarët. Ndërsa kolonët më të vjetër të vendosur më përpara gjatë shekujve nuk u trazuan, madje u konsideruan prej shqiptarëve si fqinj të tyre. Sipas disa burimeve numri i “të shpërngulurve” serbë nga Kosova që u “riatëdhesuar” nga kishin ardhur, ka qenë 50– 70 mijë veta. Disa të tjerë u detyruan të punonin në kampe përqendrimi.  Këto e rrethana të tjera, bënë që shqiptarët, sidomos ata që jetonin jashtë Shqipërisë (në Kosovë , Maqedoni e Mal të Zi),ta konsideronin vendosjen e trupave ushtarake Italiane e Gjermane,më tepër clirim prej barbarisë Sllave nga e cila kishin vuajtur në shekuj, sesa pushtim. -Ka dyshime të arsyeshme që dhe Lufta Italo- Greke e vitit 1940, i shërbente rritjes se hapsirës shqiptare (të paktën trojet etnike shqiptare të pushtuara nga Greqia), nën mbretërimin e Dinastisë Italiane të Savojës, duke themeluar përfundimisht një Provincë të tyre “Neo-Ilire” si dikurë “Provinca e Ilirisë” nën administrimin Perandorak Romak. Në fakt këtë Luftë “e lanë rrugëve” vetë shqiptarët, duke dezertuar masivisht nga formacioneve luftarake fashiste italiane. Sai përfundim, me humbjen e fuqive të Boshtit, sapo u larguan trupat pushtuese italiane e gjermane nga hapsirat shqiptare, vendin e tyre e zunë menjëherë trupat dhe administrate pushtuese Serbo-Sllave. Pas luftës , në pranverë të vitit 1945, vrasjet dhe spastrimi etnik në tokat shqiptare të ripushtuara në Kosovë, Mal të Zi dhe në tokat shqiptare të Camërisë (në Greqinë Veriore) mori përmasa të jashtëzakonshme, duke ndodhur në sytë e gjithë Botës por dhe në dieninë e ndihmën e Pushtetit Sllavo- Komunist të Enver Hoxhës. Këto ngjarje do të trajtohen në numrin e ardhëshëm të gazetës…..

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 8 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 8 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 8 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 8 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 8 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 8 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 10 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 9 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.