Kërkesa për arrestim.Plani amerikan për spastrimin e deputetëve të fortë
Pas tërmetit që po ndodh me deputetët e parlamentit shqiptar të cilët rrezikojnë vendin e tyre në kuvend ndihet dora e ShBA. Përfaqësuesit e misionit diplomatik amerikan kanë qenë prezent në dy fronte. Së pari ata kanë mbikëqyrur nga afër hetimet e prokurorisë për cështjen e vrasjes me pagesë të cilat po rrezultojnë me kërkesën për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku. “Nga tërësia e veprimeve hetimore, kriijohen dyshime të arsyeshme se ngjarja e kallëzuar publikisht nga ana e deputetit Doshit, dhe e pohuar prej tij para organit procedues, ka qenë e sajuar” thuhet në letrën që prokurori i përgjithshëm i con kuvendit për të përligjur arrestimin e Doshit. Ndërsa për deputetin Frroku, në të njëjtën kërkesë thuhet se ai ka bërë një deklarim të rremë përpara prokurorit.
Por pyetja që shrohet është: a mund të arrinte prokuroria në këto përfundime nëse nuk do të kishte mbështetjen e “Big Brother”? Ambasada amerikane reagoi shumë egër dhe në mënyrë arrogante në rastin e përjashtimit të Tom Doshit nga PS-ja. Më pas ajo përsëriti të njëjtin akt për deputetët e kriminalizuar që merrnin pjesë në grupin e miqësisë me ShBA-në.
Të njëjtën gjë po bëjnë këtë herë në hije dhe jo publikisht përfaqësuesit e ShBA-së edhe në rastin e dy deputetëve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu që po gjykohen në Gjykatën e Lartë për rrahjen e deputetit Gent Strazimiri. Burime diplomatike bëjnë të ditura për Lapsi.al se procesi ndaj dy deputetëve po ndiqet nga afër dhe se një dënim që do conte edhe përjashtimin e dy deputetëve të PS-së nga parlamenti, është fare pranë. Me sa duket me sponsorizim nga përtej Atlantikut ka filluar të realizohet edhe në Shqipëri, plani Rumuno- Bullgar, që spastroi nga parlamentet e këtyre vendeve deputetët me të shkuar kriminale.