Këshillë nga larg për “rrezikun e afërt”!

 

Nga Gëzim Mekuli

Nuk ka "shkrirje te akullit" në marrëdhëniet Serbi – Shqipëri! Kemi vetëm një "fotografi të bukur" mediatike dhe një "retorikë ndërtuese boshe" politike. Fotografia aktuale nga Tirana është duke e zëvendësuar logjikën politike dhe të vërtetën e sotme shqiptaro-serbe. Po mbisundojnë emocionet primitive shqiptare, e më pak ato serbe. Pamja e këndshme dhe efekti i fortë mediatik nuk do të duhej të mbisundoj politikën largëhedhëse, këshillëdhënjen e matur dhe strategjitë gjeopolitike të arkitekturës shqiptare në Ballkan. Kjo që po shohim sot, është më shumë "prodhim" i fjalës dhe pamores, e që po reflektohet me pompë edhe tek masat e gjëra.

Politikat e Serbisë do të ishin të logjikshme dhe të më çliruara, në raport me Shqiptarët, atëherë kur Vuçiç do të përkulej "alla Willy Brande", në Warshavën e shqiptarëve, në Tiranë. Ky teatër mediatik e politik i përcjellë nga mediat ndërkombëtare i shkon përshtati tejmase politikave afatgjate serbe. Në radhë të parë këta (serbët) kanë nevojë për një "përrallë të mirë serbe"- Kjo "përrallë" e kjo "fotografi e mirë" duhet shitur sa më shpejtë Bashkimit Europian; ne jemi paqendërtues.

Por sa është ky film e kjo fotografi e vërtetë? Unë them hiç aspak! Regjia është e mirë, skenografia po ashtu, por porosia është e kundërta, nuk është fare e sinqertë… Mendoj kështu, sepse politikat serbe janë akoma duke "lexuar" akademikët Vaso Cubrilloviçin dhe Dobrica Qosiçin; këta jo që po i lexojnë, por edhe po i konkretizojnë "porositë" e këtyre dy "burrave" e "patriotëve" serb. Të mos keqkuptohem; Nuk them se shqiptarët nuk duhet ndërtuar urat me fqinjët, por urat nuk ndërtohen vetëm me "një këmbë"; ato "me dy këmbë" janë më të qëndrueshme e më të përballueshme. Sepse në Ballkan kemi shumë stuhi, erë, furtunë e dimër… E ne Shqiptarët në trojet e banuara në ish-Jugosllavi e "dimë më së miri"

Kujdes nga dhelpra e vitit 1878, ajo po ringjallet… 

SHKARKO APP