Këta që rastësia i solli në pushtet…

Nga Kim Mehmeti

Këta që rastësia i solli në pushtet, këta që keqpërdorën urinë e popullit për liri e pak dinjitet, këta që u bënë shok të një regjimi që shkelte mbi dinjitetin tonë si mbi dyshemenë e ndonjë nevojtoreje publike, këta që na lodhën me premtime duke na ofruar vetëm përbuzje, pra këta partiak injorantë e të pabesë të BDI-së në pushtet dhe të PDSH-së që aktron se është opozitë, duhet t’i heqim qafe ashtu siç shporret nga vetvetja virusi i zhugës – nëpërmjet pastrimit të plotë të radhëve tona politike! Tani mos pyetni pse BDI-ja hesht, pse nuk reagon ndaj ‘bombave’ që pëlcasin, ngaqë thjeshtë atë e kanë në dorë edhe LSDM-ja edhe VMRO-ja! Pra ata tani nuk kanë si ta fshehin se gjithmonë kanë bërë politik me pantallona të rënë, se gjithmonë u ka qëndruar dikush mbrapa, që i ka zhburrëruar e i ka përbuzur, me ndjenjën e gabuar se ashtu mund ta përbuzë tërë shqiptarinë. Prandaj, shqiptarë të dashur të Maqedonisë, më mirë kurrë mos i marrim vesh gjitha të këqijat, gjitha talljet, gjitha përbuzjet që na i bënë ata që i votonim që të na mbronin, ngaqë edhe ne si votues të tyre, do ndjehemi aq të mjerë sa nuk do mund t’i ikim pyetjes: “Vallë ishim aq mendjelehtë sa mos e vërenim se i votonim dhe u besonim edhe disa kryediotëve partiak!

SHKARKO APP