Kim Mehmeti: Fati i pafat i shqiptarëve ”turko-arabë” të Maqedonisë së Veriut
Nga Kim Mehmeti
Presidentja e Maqedonisë së Veriut përndryshe një gjyshe që shpesh të duket si e humbur në hapësirë e kohë paska ndarë bursa shtetërore duke mos përfshi asnjë student shqiptarë. Në të vërtetë burrështetasit e Maqedonisë tregohen gjithnjë e më mospërfillës ndaj shqiptarëve të këtushëm.
Si mos jenë përbuzës ndaj shqiptarëve të këtij vendi kur Kryeministri në detyrë i Kosovës ata i la në duart e VLEN’it të pavlerë dhe kur shumë mendjendritur nga Prishtina, nga dhjetëra herë në ditë, na e rikujtojnë se ne as që jemi shqiptarë, por një turmë islamistësh ‘turko-arab’?
Disa nga këta zotërinj që neve na kanë shlyer nga harta demografike shqiptare, qenkan prekur nga një deklaratë e imja të cilën do e përsërisë në formën e saj më të shkurt e më të qartë: nëpër mediat dhe nëpër qarqet kosovare nuk flitet as dialekti gegë as ai toskë, por një shqipe e deformuar që shërben si mbulesë për injorancën e mosnjohjes së gjuhës letrare!
Ndërkohë do vdisja e nuk do e dija atë që ma shpjegoi një gazetarë i famshëm nga Kosova, i cili duke e shpalosur injorancën time thotë se ”kosovarët janë rebelë, nuk pranojnë të nënshtrohen dhe e kanë leju gjuhën të zhvillohet natyrshëm”? Dhe injorant siç jam kam nis ta lus Zotin që rebelizmi i vëllezërve tanë kosovarë të mos shkojë përtej deformimit gjuhësor dhe të lejojë që edhe historia, edhe tradita, edhe kultura, edhe letërsia shqiptare të zhvillohen ”natyrshëm” ashtu siç do e përcaktojë rruga!
KOHA JONË SONDAZH

