Kim Mehmeti: Shqipëria mbijeton me paratë e drogës
Nga Kim Mehmeti – Shqipëria ka filluar t’i ngjajë një plantashi të kanabisit, që mbijeton nga paratë e drogës dhe të cilën e braktisin të rinjtë, thuajse vetëm sa për t’u bërë vend refugjatëve që do i pranojë vendi i tyre!
Kosova ushqehet me paratë e mërgatës dhe i tërë vendi i ngjanë ‘kampit të përkohshëm’ për të rinjtë shqiptarë, që me padurim presin të vazhdojnë udhën drejt Perëndimit!
Shqiptarëve të Maqedonisë nuk u intereson më as emri, as mbiemri i këtij shteti, ngaqë prej moti, të rinjtë e këtushëm shqiptarë, kanë ndërruar adresë dhe nuk jetojnë në këtë vend!
Por megjithatë, ka diçka që i bënë të njëjta të gjitha ‘Shqipëritë’ tona: partitë politike në to janë shndërruar kryesisht në strehimore për të paaftët dhe ngjajnë në ‘kompani’ private, që u sjellin përfitime marramendëse kryehajdutëve dhe kryebanditëve që i drejtojnë ato! Kuptohet, gjitha këto vlerësime e kritika, politikanët shqiptarë do i komentonin me thënien: karvani do të shkojë përpara, sado që të lehin qentë! Sikur të mos e kishin ndje veten si kalorës, kritikët e tyre si qenë, e popullin si deve, burrështetasit e “Shqipërive” tona që moti do e kuptonin se, nuk quhet karvan tufa e hienave!”
KOHA JONË SONDAZH

