Jeni shqetësuar ndonjëherë se gjërat tuaja mund të vidheshin kur kalonit nëpër një kontroll sigurie? Kjo pasagjere patjetër që u shqetësua.

Në grua ka këmbëngulur që të kalonte përmes skanerit me rreze X së bashku me çantën e saj në një stacion treni sepse kishte frikë mos ia vidhnin.

Stafi i sigurisë u trondit kur pa siluetën e një gruaje ndërsa monitoronin ekranet me rreze X.

Incidenti i çuditshëm ndodhi më 11 shkurt në një stacion treni në Dongguan, Kinë.

Imazhet tregojnë gruan, të veshur me këpucë me taka të larta e gjunjëzuar në rripin transportues ndërsa bëhej kontrolli i sendeve të saj personale.

Gjithashtu më vonë shihet gruaja që kontrollon çantën e saj dhe një valixhe përpara se të largohej.