Kjo është “Rilindja”, të gjithë aplikojnë për loto në SHBA
Nga Dritan Kaba
Lajmi i lotarisë, më i klikuari
Lajmi më i klikuar është njoftimi i Ambasadës së SHBA-së për lotarinë.
Këtë vit do të bëhen 400 mijë aplikues, minimumi.
Kapakun i vinte shprehja e Ambasadës së SHBA: “Aplikoni herët”, d.m.th zini radhn. Nxitoni!
Siç duket shqiptaret janë të frymëzuar nga fotoja me diçiturën: “Kush është tjetri?”. Dhe po zënë radhën të aplikojnë për lotarinë, që të jenë ata, Tjetri.
Shqiptaret të pashpresë për ndryshim!
Dëshpërimi është aq i madh sa mundësinë e shohin dhe tek aplikimi i disafishtë, që të kenë më shumë mundësi për të kapur lotarinë. Por edhe për këtë ka menduar Ambasada, që në njoftim thotë: mos aplikoni më shume se një herë.
Pas largimeve masive nga puna, që sa po kanë nisur, numri i azilkërkuesve dhe lotaribërësve do të jetë shumë më i lartë.
Kjo është “Rilindja”.
Në fletët e shpërndara kudo, për largim nga puna, kane harruar vetëm ta mbyllin me shprehjen:
Suksese në jetë!