Klevis Balliu: Nesër qytetarët kanë detyrimin ndaj vendit të marrin mbrapsht Parlamentin
Nga KLEVIS BALLIU/
Duke ndjekur dje disa emisione politike, konstatova klithmat e disa analistëve dhe antarëve të mazhorancës se djegia e mandateve nuk quhet djegie por është dorëheqje, se Kushtetuta nuk e njeh si djegie apo dhe të tjera teknikalitete që nuk i hyjnë në punë askujt.
Quajeni si të doni, fakti është ky. Opozita e bashkuar dorëzoj mandatet pasi nuk mund të jetë pjesë e një bande të krimit të organizuar që ka vendosur disa kukulla në Parlament që përfaqësojnë interesat e krimit të organizuar.
Ky vendim për këdo që di shqip kupton se opozita dhe në veçanti deputetët janë me vulnerabël, pasi kthehen në qytetarë të thjeshtë.
Gjithashtu duke mos qenë në Parlament opozita është më e dobët.
Por:
Në rastin që ne flasim është në interesin kombëtar që të lihen mandatet, pasi opozita nuk mund të ushtrojë detyrën e saj normalisht sipas ligjit dhe Kushtetutës, pasi sot drejtësia nuk funksionon sepse drejtësia është kapur pikërisht nga kjo mazhorancë që përfaqëson krimin e organizuar të Shqipërisë, i cili ka patur rol kyç në mbushjen e rrjeshrave ushtarak të ISIS.
Në këtë aspekt ishte interesi kombëtar që vendosi për djegien, dorëheqjen, lënien e mandateve nga OPOZITA.
Gjithashtu, pas protestës së opozitës, ku një numër qytetarësh i paparë ndonjëherë në historinë e vendit, po ato qytetarë janë ata të cilët na e kërkuan këtë lëvizje. Ndaj edhe opozita mund të ishte në të drejtën e saj që mos ta pranonte këtë propozim, por ndryshe nga qeveria për ne SOVRANI është i pari.
Janë qytetarët ato që na i dhanë këto mandate dhe janë pikërisht ata që kanë të drejtën ta kërkojnë nga opozita një vendim të tillë. Ndaj dhe rruga e vetme, e drejtë dhe e pakthyeshme ishte që opozita e bashkuar ti përgjigjej thirrjes së qytetarëve.
Dhe mbi të gjitha për ata të cilët quajnë barbari protestat.
Duhet të dimë se protesta është aktiviteti me pozitiv politik i cili frymëzon dhe i shërben demokracisë.
Këto teori tregojnë që ende sot analistët që supozohen të jenë elitë nuk e kanë ende të qartë konceptin e demokracisë.
Dhe kjo është një arsye shtesë që përse duhet protestuar.
Por mbi të gjitha protesta duhet për të larguar një antishqiptar si Edi Rama, i cili sot punon për llogari të bandave, pasi është në borxh ekonomik tek krimi që financoj dhe bleu votat në emër të tij.
Dhe për këtë ata sot kërkojnë projekte e tendera të cilët shkojnë në dëm të ekonomisë së vendit dhe të qytetarëve, si në rastin e Unazës së Re ku për hir të një narkotrafikanti prishen 207 shtëpi.
Gjithashtu, çka është edhe më e rëndësishme mund të thuhet qartazi sot se që nga qeveria Rama koncepti zgjedhje nuk ekziston dhe këtë nuk e thotë opozita por përgjimet Zërit të Amerikës.
Ndaj një pushteti të tillë, jo djegia, dorëheqja, lënia e mandateve është një opsion, por çdo mjet është opsion.
Ndaj në 21 Shkurt, qytetarët kanë detyrimin ndaj vendit të marrin mbrapsht Parlamentin që jua kanë vjedhur bandat.
Teza që sdo të ndodhi gjë është teza më e re e Ramës për të hequr frymën.
Kuptohet që është një përpjekje mjerane e fundit e një të çmenduri që është në ditët e fundit të mbretërimit të tij.
Dhe kjo do të vërtetohet në protestën e së enjtes.
Kurse për ata të lidhur me vrasjen e shekullit që flasin se nuk ka ndonjë problem nëse iken opozita nga Parlamenti, është normale pasi këta kanë drejtuar 44 vite pa opozitë.