Koment: Loja e Orbanit me Europën

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban i ruan marrëdhëniet me Moskën. Në kulmin e krizës së Ukrainës ai i ofron një platformë kreut të Kremlinit Vladimir Putin dhe kësisoj dobëson BE-në, mendon Robert Schwartz.

Vizita e Angela Merkelit para dy javësh në Budapest nuk pati ndonjë efekt. Kryeministri hungarez Viktor Orban me sa duket nuk e vret shumë mendjen për vlerat liberale të demokracive europiane dhe i përmbahet fort linjës së tij. Të presësh presidentin rus në kontekstin e tanishëm gjeopolitik, është në vetvete mjaft e diskutueshme. Por është cinike t'i ofrosh Vladimir Putinit një platformë, prej nga ai i bën thirrje për kapitullin ushtrisë ukrainase në Lindje të Ukrainës. E kjo pikërisht ndërkohë që separatistët rusë me një ofensivë në Debalzeve pavarësisht armëpushimit vendosin fakte të reja ushtarake.

Orbani luan fort, por afatgjatë ky nuk është ogur i mirë. Lojërat e tij gjithnjë e më shumë po kthehen në një sparkatë, që mund ta nxjerrë Brukselin nga ekuilibri. Njëherë Orban premton me gjysmë zemër, se do të mbështesë politikën e BE-së ndaj Rusisë, një herë tjetër ai pranon elozhet e Putinit, që e ka shpallur si model politik. Ose, kur bëhet fjalë për interesa ekonomike, madje ai pranon ta venë edhe nën presion, siç mësohet nga qarqet e Orbanit. E këtë ai e bën edhe me deklarta lapiadre, se do të arrijë marrëveshjet më të mira për gazin për vendin e tij.

Pyka e Putinit në BE

Në kohë më të qeta politike një gjë e tillë do të mund të kapërdihej, sepse sidoqoftë Hungaria në një masë të madhe varet prej furnizimeve ruse me gaz. Por në sfondin e luftës në Ukrainë çdo rrugë e mëvetsishme e një shteti anëtar është një hap më shumë drejt hupmbjes së pushtetit të BE-së. E pikërisht kjo i vjen përshtat Putinit. Pasi ai fitoi dukshëm pikë në bisedimet e fundit në Minsk, që nuk kanë ndikuar për çtensionimin në Lindje të Ukrainës, tani ai përpiqet të fusë thellë në bashkësinë europiane një pykë të re.

Brukseli nuk duhet të vazhdojë gjatë të bëjë sehir, se si Putini dikton rregullat e lojës. Një mënyrë do të ishte që BE-ja ta sprapsë Orbanin. Por më e rëndësishme do të jetë që më në fund të aplikohet sa më shpejt një politikë europiane e përbashkët energjetike, e cila ta pakësonte varësinë prej Rusisë. E pikërisht këtu qendron thelbi i problemit të BE-së. BE-ja – jo vetëm në çështjet e sigurimit të energjisë – konfrontohet me mungesën e unanimitetit. Edhe sa i përket politikës së financave punët nuk duken fort mirë – si p.sh. Greqia, e cila ndërkohë po ndjek një rrugën të sajën. Sa i përket politikës së jashtme dhe asaj të sigurisë ndërkohë BE-së po i paraprin Rusia – mjfaton të shohim krizën në Ukrainë. Në një sfond të tillë BE-ja do të kishte bërë mirë, që ta këshillonte Orbanin, për ta shtyrë vizitën e Putinit.

 

Protesta e madhe e munguar

Por Brukseli tani vetëm sa sheh me indinjatë drejt Budapestit – dhe Orbani vazhdon të ëndërrojë për demokracinë e tij "iliberale". Gaz dhe naftë me çmim të ulët ai do të marrë nga Rusia. Gjithashtu është planifikuar edhe financimi i favorshëm nga Moska i dy reaktorëve të rinj bërthamore në vlerën e dhjetë miliardë Eurove.

Orban është i sugtrë se ka mbështetjen nga një shumicë e madhe në Hungari. Vetëm pak më shumë se dy mijë vetë dolën për të protestuar kundër vizitës së Putinit një ditë më parë në Budapest. Kjo nuk dëshmon për ndonjë refuzim të fuqishëm ndaj politikës së kryeministrit.

SHKARKO APP