Komisioni hetimor, içi dhe puçi
Nga Ylli Dylgjeri –
Se pari, te shpjegojme shkurt se çfare eshte ky Komision hetimor?
Komisioni hetimor i ngritur per te hetuar veprimtarine antikushtetuese te Presidendit te Republikes eshte
sot nje grup deshtakesh, te formatuar politikisht, te akuzuar nga shtypi si pervetesues te prones publike dhe private, ish deputete qe populli nuk i zgjodhi ne votimet e fundit, te vjedhura e te pa njohura nga opozita. Pra eshte nje grup ishash te amortizuar moralisht e fizikisht si nje komision i paligjshem dhe antikushtetues
Kush eshte içi ose Spartak Braho?
Nuk ja vlen asnje koment. Kohe e humbur. Eshte nje iç.
Se fundi çfare eshte puçi?
Ajo që quhet te ne, në këtë rast puç, më duket si një cirk politik, sepse për t’u kryer një puç duhet të përdoren disa instrumente që mund të tregojnë forcën dhe të tregojnë elementet që kanë për qëllim të rrënojnë rendin shtetëror, rendin kushtetues, e jo të rrënojnë pozitën apo opozitën në vend. Për t’u kryer një puç në kushte kur një parti në pushtet mban pushtetin absolut, pushtetin legjislativ, ekzekutiv, policor-sigurues, gjyqësor, eshte nje absurditet akuza
ndaj Institucionit dhe Presidentit. Ai është një keqpërdorim i termit puç? Keqpërdorimi më i madh dhe puçi më i madh në vend është nga njerëzit, të cilët ndërmarrin aktivitete joligjore dhe antikushtetuese.
Kush dhe si mund të kryejë një puç apo rrënim të
rendit kushtetues në një vend?
Puçin mund ta kryejnë strukturat ushtarake apo policore, të cilat ose janë të mbështetura nga brenda ose kanë mbështetës të fuqishëm ose organizatorë
të elementit ndërkombëtar. Organizatorë mund të jenë edhe përfaqësues të shërbimeve të huaja sekrete të depërtuar në përfaqësitë e tyre diplomatike dhe konsullore.
I pari që duhej të reagonte nëse dikush ka përgatitur një grusht shteti në vend, duhej të mblidhej Këshilli i Sigurisë Kombëtare, ku Kryetar i Tij eshte vete Presidenti i Republikes.