KONCENSION I PAPRECEDENT DIPLOMATIK BRITANIK PER SHQIPERINE

ARBEN MANAJ

Ceshtja e emerimit kontravers dhe te mediatizuar te Ambasadorit te ri shqiptar ne Londer, ka dritehije jo te pakta dhe nuk do duhet te ishte e ketille, ne rast se Shqiperia do aplikonte si deri me sot, ne menyre strikte dhe korrekte Nenin 8 te Marreveshjes se Vjenes per Marredheniet Dipllomatike te vitit 1961.

Ky  nen thekson ne Piken 1 se “Anetaret e stafit dipllomatik te misionit duhet ne parim te jene te kombesisese se shtetit qe i dergon”.

Nderkohe ne Piken 2 thuhet se ” Anetaret e stafit dipllomatik mund te mos emerohen nga rradhet e personave qe kane kombesine e shtetit prites, me perjashtim kur jepet pelqimi i atij Shteti, pelqim qe mund te terhiqet ne cdo kohe”.

Pra, Britania mund te mos e pranonte emrin e ambasadorit te ri shqiptar, per shkak se ai ashtu si edhe une dhe mijera shqiptare te tjere qe jetojme ne Britani, kemi dyshtetesi. Njerezit me shtetesi dhe kombesi te dyfishte, mund te mos mbajne pozicione si shefa te misioneve dipllomatike ne Britani, vetem me perjashtim kur jane Komisionere te Larte, te vendeve ish-koloni te Britanise, si dhe Ambasador te Republikes se Irlandes.

Fillimisht,shqetesimin per emerimin e Ambasadorit te ri shqiptar, e ngriti ish-Ministrja e Brendshme britanike, e njohur per qendrimet e asaj anti-shqiptare, Suela Braverman, shqetesim  qe nuk mund te thuhet me saktesi, nese ka qene i motivuar nga anti-shqiptarizimi i saj apo te qenit strikt me protokollet e sigurise se shtetit, Ministre e Brendshme e se cilit ajo ishte, deri para se te prishej perfundimisht politikisht me kryeministrin e saj, Rishi Sunak, i cili e shkarkoj ate.

Por ky ngerc, u tejkalua nga Forin Ofisi dhe drejtuesi i ri i saj ish-kryeministri David Cameron, qe normalisht nuk e ka bere nje gje te tille me koke te vete, pa u konsultuar me bosin e tij, kryeministrin Sunak.

Ne interpretimin dhe gjykimin tim modest, pasi jetoj dhe punoje prej 31 vjetesh ne Britani, ketu duhet gjetur edhe koncesioni i paprecedent britanik ne marredheniet dipllomatike me Shqiperine.

Nje koncension te tille me sa di nuk e ka bere Vjena per Ambasadorin e ri te emeruar shqiptar ne Austri, te pakten deri para pak kohesh, i cili ka edhe ai shtetesi te dyfishte. Por Austria,dhe Vjena vendi qe ka marre emrin Protokolli Dipllomatik Nderkombetar, qe rregullon marredheniet dipllomatike mes shteteve, nuk ka dalje ne det dhe shqiptaret nuk shkojne me gomone ne Vjene, edhe pse ka Danubin blu.

Shqiptaret as nuk shkojne ne numra te atille te medhenj ne Austri sa vijne ketu ne Britani.

Nisur nga ky kontekst politik dhe migrator, Tirana eshte shume e rendesishme, sidomos ne kete vit te ardhshme elektoral, per Londren politike, per shkak te krizes se kalimeve ilegale te shqiptareve dhe jo vetem atyre, permes La Manshit, ku Tirana i ka bere nje nder te jashtezakonshem politik qeverise konservatore te Rishi Sunak, me marreveshjen e dhjetorit te 2022-shit, per rikthimin ne Shqiperi, te te gjithe shqiptareve qe vijne ilegalisht ne Britani.

Argumentueshem, Tirana zyrtare  do duhet te bente me shume per interesat e shqiptareve qe nderkohe jetojne  te palegalizuar ne ishull, dhe ne menyre transaksionale mund te arrinte nje marreveshje me perfitim reciprok, sic beri Kigali dhe presidenti i shtetit te Afrikes ekuatoriale, Paul Kagame.

Ruanda, e cila e kapi ne ajer, marreveshjen e Londres per dergimin e azilkeruesve, te cilen e refuzoj Rama, por qe ia pranoj Italise per marrjen e refugjateve qe vijne nga Afrika apo zona te tjera te luftes, qe ne shumice kane destinacion Britanine dhe vendet e begata te Evropes veriore, duke perfituar rreth 300 milione sterlina pa derguar asnje azilkerkues ende ne Ruanda, 9 ore larg me avjon nga Londra, si dhe lehtesira madje, edhe marrje shtetasish te Ruandes per t’u vendosur e jetuar ne Britani.

Nisur nga ky interes i jashtezakonshem i Londres, qe u pa edhe ne takimin ne Rome mes Melonit Rames dhe Sunakut, gjate ketij muaji,  dhe nje Zot e di se cfare do rezultoje  pas ketyre bisedimeve pas kuintave, sic ndodhi me marreveshjen e Italise, me gjase e arritur ne kohen e vizites ne Vlore te Melonit gjate veres, ku ceshtja e ikjes pa paguar te disa te rinjeve italian nga nje restorant ne Berat ishte spin doctoring i asaj vizite te Melonit, e cila habiti te gjithe me sekretin e marreveshjes se arritur mes Romes dhe Tiranes.

Koha do tregoj ate qe mediat britanike thone kur shkruajne se c’na duhet Ruanda kur kemi Tiranen per dergimin e azilkerkuesve.

Pikerisht, kjo rrethane qe rrezikon jo pak fatet elektorale te konservatoreve te Rishi Sunak ne Britani, mund te jete arsyeja e leshimit diplomatik britanik ndaj deshires dhe investimit direkt te Rames per te emeruar dhe katapultuar si Ambasador ne Londer nje shqiptaro-britanik, te panjohur dhe pa asnje dite ne sherbimin dipllomatik shqiptare. Dhe ka precedent te tille Shqiperia, si me ish- Ministrin e Jashtem te ardhur nga Kosova, qe nuk e njihte njeri deri ne ate kohe e qe deshtoje ne menyre spektakolare.

Personalisht, nuk e njoh fare dhe nuk e kam takuar asnjehere Ambasadorin e ri, dhe do te doja ta takoja pasi te marr postin, kuptohet pa i prishur pune, sic mund te kem takuar shume shqiptare tejet te sukseshem ne Londer apo Britani, dhe sinqerisht i uroj suksese ne detyren e re, per te ndryshuar shume funksionimin e misionit dipllomatik ne Londer, qe keto pese-gjashte vitet e fundit eshte nder me te dobetit ne sherbimin dhe historine e misioneve dipllomatike shqiptare ne Londer.

Ai vertet mund ta flas shume mire anglishten, dhe s’ka perse anatemohet se ka ardhur i fshehur ne me kamion dikur si azilant, dhe ky  fakt nuk duhet kurresesi konsideruar si mekat i tij, sic ka ndodhur nga media dhe tabloid  ksenofobe britanike. Absolutisht jo.

Sot ai eshte shtetas britanik dhe shqiptar, si edhe une qe kam me shume vite se ai ne Londer. Por fakti qe eshte mjaft i suksesshem, sic raportohet ne fushen e vete te shkences dhe sistemin bankar, nuk mendoj se perben, argumentueshme serish, arsye te qenesishme per te qene nje kandidat i perkyrer per Ambasador, dhe do uroja te na provonte gabim ne skeptikeve, pa ushtruar asnje dite nga jeta e vet ne sherbimin dipllomatik shqiptar, c’ka per mua eshte mangesi, sic besoj mendojne shume diplomat, dhe jo vetem shqiptar.

Nese eshte, sic njofton media britanike, njeri qe ka lidhje me udheheqjen e larte te Partise Socialiste ne pushtet, serish kjo nuk do ishte e mjaftueshme, nese do zbatoheshin rregullat e karrieres se sherbimit dipllomatik shqiptare. Ose shume mire, mund te jete rasti qe ne ate sherbim, momentalisht nuk ka njerez kaq te afte ose kane mbaruar ata qe mund ta bejne punen e Ambasadorit shqiptar ne Londer. Dhe kjo do ishte fatkeqesi per dipllomacine shqiptare.

Dhe ketu qendron defekti dhe arroganca ne emerime te tilla.

Anglishte te folur ne menyre perfekte ka me mijera shqiptare qe e flasin ne Britani, madje shume me te mire se e imja, qe kam studiuar per Anglisht dhe jetoj prej tre dekadash ne Londer, apo qe edhe kane me shume kohe qe jetojne dhe punojne ne institucione prestigjoze te shtetit britanik dhe jane krenari e komunitetit, dhe jane po aq apo edhe me te suksesshem ne profesionet e tyre, sesa Ambasadori i ri i caktuar nga Rama.

Njera prej tyre, mund te ishte edhe Lea Ypi p.sh, aq me teper qe punon ne nje institucion prestigjoz akademik, dhe qe e ka shume te mire marredhenien personale me Ramen, edhe pse vjen me prejardhje nga nje familije politike shume ndryshe nga ajo e Kryeministrit apo e imja.

E nese doni, strik mbi kritere profesionale, edhe ish-diplomat karriere, madje edhe ndonje ish-zv Minister te Jashtem te Shqiperise qe punon sot ne BBC, me siguri i’a dine emrin, e ai flet anglisht po aq, ne mos me perfekte se ambasadori i ri apo e njeh politiken dhe dipllomacine padyshim shume me mire se ambasadori ne fjale, fale pervojes.

Londra ka nevoje per klas shume te larte perfaqesimi politik dhe diplomatik dhe ambasador qe mund ti marresh nga Londra dhe direkt ti besh Ministra te Jashtem apo sic ka ndodhur edhe perfaqesues te larte te vendit ne institucionet me te rendesishme te politikes evropiane dhe te Bashkimit Evropian, sic ka ndodhur, te ardhur nga posti i Ambasadorit ne Londer, si rasti i zotit Mazi. E ketu nuk duhet ceduar.

Britaniket dukshem kane bere “rokade dipllomatike”, me nje koke ambasadori per te mbajtur te lumtur Ramen, i cili mban te lumtur Sunak, duke rikthyer mbrapsht mijera shqiptare qe vijne ilegalisht ne ishull, duke kaluar nje kalvar te frikshem e duke bere selfie me vdekjen, maje gomoneve ne ujerat  e akullt te Detit te Veriut, pa ditur nese do mbrijne gjalle ne anen tjeter te bregut apo jo.

Ambasadori i ri shqiptar ne Londer, do duhet vleresuar edhe per nje fakt tjeter, qe le te ardhura besoj shume me te majme nga puna si specialist i sukseshem ne banka apo si researcher universitar ne insitucione akademike elitare, per nje rroge mediokre Ambasadori shqiptar e cila eshte denigruese dhe e pamjaftueshme per standartin e jeteses ne Britani.

Dhe ka shembuj te tjere perpara tij qe perfaqesues te Rilindjes kane lene poste te mirepaguar, qofte edhe nga Londra, apo si zv-kryeministrja aktuale e cila ne krye te Alb Control-it merrte dikur tek 6-7 mije sterlina ne muaj, per t’u paguar 1 a maksimumi 2 milione leke shqiptare ne postin qe ka!

Por kjo ndoshta eshte ceshjte besnikerie dhe perkushtimi personal ndaj atdheut, apo devotshmeri ndaj sponsorizuesit te kandidimit te tyre, dhe jane sakrifica qe jo shume shqiptare do e benin pas 30 vjetesh te jetuar jo lehtesisht ne kapitalizem, aq me teper ne vendin ku ka lindur kapitalizmi.

Dhe per kete sakrifice, pa medyshje, Ambasadori i ri ne Londer do duhet vleresuar, pasi nuk eshte vendim i lehte per te pranuar oferten e re te punes, me renie drastike ne te ardhurat personale nga puna si Ambasador.

SHKARKO APP