Koncepti “komunikues”: Dil perjashta?!
Nga Irfan Rama
Ka ndodhur për mua një incident jo etik , madje aspak etik dhe shumë i rëndë midis kreut të Komisionit të Ligjeve juristit e deputetit Fatmir Xhafa dhe drejtoreshës së Lojërave të Fatit ekonomistja që mëkon në vetvehte sfida, durrsaskja 31 vjeçare Luneda Sufali. Dhe është gjeneruar si replikë si të ishte aty jo komision ligjesh që heton probleme, dëgjon, pyet e mëson për një problematikë të një institucioni dhe që vlen si pikënisje për të krijuar ligje apo për të rimëkëmbur ligje që kanë nevojë për rikonstituim. Zyrat e komisioneve parlamentare e kanë përmbajtur këtë debat aspak komunikues tek tempulli i foltores së popullit apo zyrave të konceptit ku komunikimi duhet të jetë në pikën më të lartë të vlerësimit standartor të këtij procesi që i jep fund një lufte, krijon , rimerr e ndërton marrëveshje në të gjitha fushat. Dhe..
Zonja Sufali kish ardhur për të raportuar në komisionin e ligjeve për ecurinë e lojërave të fatit dhe deputeti shumë i regjur në këtë detyrë Majko, thuajse 25 vjeçare ka folur pa mikrofon: Kontrolloni kush është me konflikt interesi. “Rokistja” e lojërave të fatit i është përgjigjur: Janë të gjithë! Pavarësisht se sa është e vërtetë apo vërtetë janë të gjithë Sufali ka shprehur nëpërmjet ekuacionit oral të trurit atë çfarë AI, truri i saj i ka prodhuar. Sepse lojërat e fatit përfshijnë jo pak vipa me të vogël, apo germë të madhe. Madje siç dëgjojmë ka edhe vëllezër, kushërinj apo shokë e miq deputetësh apo ministrash apo ku ta di unë. Zotit Xhafa togëfjalëshi i drejtoreshës i ka shkuar në timpanin veshor e mendor me shpejtësinë e dritës, apo raketave marsiane dhe direkt ka shuar gjithçka që ka patur në mend dhe është shprehur: “Çfarë je ti, këtu e drejtoj unë mbledhjen…(?!!!) Dhe ka shprehur tre fjalë apo krejt togfjalët që në asnjë fjalorazh të politikës europiane nuk mund ta skautosh (zbulosh talentisht): ti; këtu; unë (UNI shqiptar)! Së pari, në një institucion të kudoshëm jo më në Parlament në çdo vend të botës s’ka shans të përdoret përemri Ti sepse është jo vetëm mediokrititet zyrtar por është edhe fyesnak apo fyes për bashkëbieduesin. Madje Ju-ja edhe për fillorakët e shkollave është normë gjuhësore jo më për parlamentarët, por këtu dihet tashmë si selektohen deputetët, sepse të dyja palët parlamentare kanë jo pak deputet që nuk ja kanë idenë koncepteve teoriko – praktike të të folurit gjuhësor sipas standardeve të gjuhës shqipe. Ndajfolja vendore këtu, në këtë fjali ka ndjesim theksues e alarmik për një bashkëbisedim të qytetshëm apo sivilant. Ndërsa në parlamentet e europës nuk bën vaki që të thotë fjala vjen – një lord apo bundestagas .. – këtu e drejtoj unë… Nuk dua ta mbroj Sufalin por në atë përlloj as pyetje as pohim as ligjërim por një fjali nënvleftësuese e fyese e ka bërë “Teutën” 31- vjeçare të përdor sarkazmën apo të biseduarin tërthorik që të pjellë fjalën: pastruese. Sepse të rinjtë e sotëm me nga 3-4 gjuhë të huaja, me shumë kulturë, miqësi zonjushash e zonjash, dinjitare dhe krenare nuk e kanë problem të ndeshen apo përballojnë edhe “Mamuthë” të plakëruar me edukimin e lashtë. Dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve që i njeh jo pak mendoj sortet e shumta të të drejtave, konceptin e së drejtës, normës, sanksionit, faktit e jo faktit, komunikimin e jo komunikimin, moralin kullues e moralin e turbullt nuk mund të artikulonte :Dil jashtë (?!)
Në konceptin filozofik nga shumë filozofë që nga lashtësia dhe deri më sot thuhet pranësisht:” të komunikosh në radhë të parë nuk është një kuptim i ndërsjellë, por më shumë është një synim i përbashkët i atyre që flasin dhe kërkojnë bashkërisht një rrugë drejt së vërtetës. Në kuptimin e sotëm të të gjitha parlamenteve botërore civilizuese: Parlamenti është një vend i privilegjuar për komunikim. Në gjermanisht folja appellieren që do të thotë “të bësh thirrje për” shoqëruar me një shenjë të gishtit, e cila ia saktëson kuptimin: është fjala për të zgjuar tek bashkëbiseduesi ekzistencën, me qëllim që ajo të bëhet e pranishme në rastin kur është tjetërsuar dhe paralizuar. Ky koncept me çfarë po kundrojmë prej vitesh edhe sot e kësaj ditekundrohet se parlamentarët tanë nuk duan të përbashkohen për të arritur tek zgjidhjet e të vërtetat që shënojnë progres.
Grupimet tona politike, të dyja të djathtë e të majtë zvarriten si dy makina të humbura në shkretëtirë dhe nuk din askush që ti zbulojë! Psikologjia më elementare që nga fëminorja deri në fundet jetësore na mëson se njerzit kanë nevojë të afrohen me sensitete pozitive të dyanëshme, me një përcjellje frymore, fytyrore e shumë shqisore të inspirimit pozitiv të këmbyer reversibëlisht. Rasti i përcjelljes së një negativiteti komunikues nga zoti Xhafa ndaj një përfaqësueses institucionale të gjinisë femërore është edhe më i rëndë. Eksistencializmi femëror , qenia njerëzore femërore ka qenë historikisht në shoqërinë njerzore në favor të përkryerjes tokësore, femrës. Edhe kodet zakonore të shqiptarëve si të veriut ashtu edhe të jugut kanë ndjeshmëri të veçanta për to. Në konceptin pedagogjik ndjeshmëria komunikuese është tepër sinjifikative, por që kërkon një tthellim të tejanë në kushtet shqiptare.
Feedback: Mënyra e komunikimit në parlament përcillet me shumë ndjesi në të gjitha grupet e shtresat shoqërore shqiptare, por ajo ndikon shumë sidomos në breznitë fëminore, adoleshente dhe 20-30 vjeçarët. Por ndjesi jo të mira jep edhe për grupet e tjera. Ndaj kujdes zotërinj parlamentarë se populli nuk ju ka zgjedhur për absolutitet por për ti shërbyer. Për të komunikuar në radhë të parë.