Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:30 Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA Pep Guardiola mund të jetë emri i madh që do të marrë drejtimin e Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Federata Amerikane e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Konsistenca është virtyt i mendjeve të vogla! Por jo të paudha!!

Forum E martë, 19 Janar 2021 08:55
Konsistenca është virtyt i mendjeve të vogla! Por jo të paudha!!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Genc Pollo

Konsistenca është virtyt i mendjeve të vogla! Por jo të paudha!!

“Konsistenca është virtyt i mendjeve të vogla” thuhet se ka deklaruar dikur Napoleoni. Sipas tij e plot të tjerëve një burrë shteti nuk ka pse t’i lidhë duart vetes me deklaratat e tij të së djeshmes apo të së pardjeshmes. Pasi rrethanat ndyshojnë dhe vetëm budallai nuk ndërron mendje. Ky proverb, me moral deri diku të diskutueshëm, është vështirë të aplikohet në lëmin e jurisprudencës ku qartësia, njëkuptimësia e koherenca lipset të jenë parime udhëheqëse. Aq më tepër që traktati i të gjithë traktateve, ai i Vjenës i vitit 1969, parashikon parimin pacta sund servanda (neni 26) dhe e konsideron edhe si parim të pranuar universalisht (preambula § 3). Por firmat e votat e qeverisë rilindiste i kanë vënë në diskutim këto parime universale..
Më konkretisht në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) midis Shqipërisë e Bashkimit Europian e vitit 2009 thuhet se konkurrenca e lirë në treg nuk duhet të cënohet nga prokurimet e mbyllura apo nga favoret shtetërore ndaj kompanive të veçanta, dhe se kompanitë shqiptare dhe europiane nuk mund të defavorizohen në raport me ato jo-europiane. Ndërkohë që në marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe të nënshkruar më 26 nëntor 2020 nga ministri i punëve të jashtëme Edi Rama, thuhet se për zhvillimin e portit të Durrësit qeveritë mund të përcaktojnë vetë kompaninë përkatëse pa pyetur për ligjet në fuqi, si p.sh. prokurimi publik etj. (neni 6).

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ekspertët e të drejtës europiane e ndërkombëtare mendojnë se është e qartë se cila nga këto të dy norma prevalon ndaj tjetrës; midis  normës Brukseli e normës Dubai, ata argumentojnë se për shkak se marrëveshja me Brukselin është një hap në një marrëdhenie që synon anëtarësinë në BE, asnjë marrëveshje me një shtet jashtë BE nuk mund të dhunojë MSA pa vënë në pikëpyetje marrëdheniet me BE; e në rastin më të keq, pa vënë në diskutim synimin e sinqertë për anëtarësim në BE. Madje edhe në rastin kur një marrëveshje si e Dubait duhet bërë për një arsye shtetërore fort të rëndësishme në këtë pikë qeveria devijuese,  dmth Tirana, duhet medoemos të njoftojë Bashkimin Europian në Këshillin e Stabilizim Asociimit (KSA) dhe nuk duhet të mundësojë hyrjen në fuqi deri një muaj mbas njoftimit. Sa më sipër është detyrim i Shqipërisë sipas MSA (neni 56).
Marreveshja e Dubait ka hyrë në fuqi në fund të dhjetorit e Qeveria Rama nuk ka bërë asnjë lloj konsultimi me KSA duke e dëshmuar qartë vullnetin e saj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vullnetin e kësaj qeverie e kemi parë të shprehur në dy raste të ngjashme:
Rasti 1- aeroporti I Vlorës: qeveria  miratoi me urgjencë në shkurt 2018 në Kuvend një ligj special i cili e jepte në konçesion ndërtimin e operimin e aeroportit një konsorciumi turk të afërt me hyqymetin. Opozita e denoncoi me forcë duke radhitur shkeljet ligjore si dhe duke shpjeguar dëmin e interesit publik nga mungesa e garës së hapur si dhe dyshimet konkrete për korrupsion. Komisioni Europian gjeti rrugën për të shprehur shqetësimet e tij, dhe si përfundim kjo nismë dështoi. Premtimi i Edi Ramës në 2017, se vlonjatët do e kishin avionin tek dera e shtëpisë shkoi me të shumtit e tij.
Rasti 2 – Teatri Kombëtar: në korrik 2018 qeveria, po me urgjencë, miratoi në Kuvend ligjin special Fusha që i falte kësaj kompanie troje pa fund në zemër të Tiranës me kusht që të ndërtonte një godinë të re; mbasi të shembej monumenti historik. Cfarë pasoi ishte një episod i shkëlqyer i qëndresës qytetare dhe i solidaritetit ndërkombëtar. Mbase sot mund të jenë harruar letra e shtatorit 2018 nga Brukseli për amendimin e këtij duke hequr emrin e Fushës e duke garantuar tender të hapur. Efekti epik i saj që më ka mbetur në kujtesë ishte momenti shvejkian i kryebashkiakut të Tiranës që në vijim deklaroi se “ligjin e kemi të mirë, por do e ndryshojmë pak që t’a bëjmë edhe më të mirë”. Sot ne nuk kemi godinë moderne për teatrin por vetëm një fitore momentale të barbarisë mbi kulturën si dhe një monument historik që pret të ringrihet. Por edhe Fusha i dy lalëve nuk kapi gjë.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Para 14 orësh
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

11 Nëntor 2026, 10:28
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Rasti i tretë, tashmë publik, është një projekt ligj, bazuar në marrëveshjen me Emiratet që autorizon qeverinë t’i japë një kompanie nga ky vend të tërë portin e Durrësit; pikërisht asaj kompanie që sipas Ramës pagoi darkën e Nusretit. Dhe t’ja japë pa kushte, kritere e proçedura. Kaq thotë p/ligji. Të tjerat i di qeveria; mbase edhe Nusreti.

Diçka më thotë se edhe ky i fundit do të dalë duarbosh si fusha e hyqymeti.

Etiketat e lidhura

genc pollo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 17 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 33 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 34 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë
Para 42 minutash

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 13 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.