Kopraci

Nga Umberto Galimberti

Kur paraja bëhet qëllimi përfundimtar, të gjitha mallrat që nuk janë të natyrës ekonomike, siç janë inteligjenca, kultura, arti, forca, bukuria, dashuria, pushojnë së qeni vlera në vetvete për kopracin, sepse ato bëhen të tilla vetëm për aq sa mund të shndërrohen në para, të cilat, në këtë pikë, u duken syve të kopracit si forma abstrakte e të gjitha kënaqësive që nuk shijohen.

Por atëherë pse të jesh koprac? Nga çfarë ankthi mbrohet kopraci?

Swiss Digital Desktop Reklama

Kopraci është i tmerruar nga e ardhmja, nga e cila ai mbrohet duke zgjedhur një lloj pushteti që nuk shprehet në atë që është në dispozicion në të tashmen (siç ndodh për shembull me pushtetin politik), duke preferuar një pushtet më të rafinuar, një pushtet që nuk ushtrohet në të tashmen, por që mund të ushtrohet në çdo moment në të ardhmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kopraci e shijon këtë mundësi dhe e zgjat atë deri në ditën e vdekjes së tij, e cila është gjithmonë një vdekje e dëshpëruar, jo sepse kopraci detyrohet të ndahet nga paratë e tij në atë rast, por sepse detyrohet të ndahet nga e ardhmja, për të garantuar ate per të cilën ka grumbulluar para gjatë gjithë jetës së tij.

Pra, kopraci ka frikë nga vdekja.

Ai nuk e pranon gjendjen e vdekshme që është tipike për njeriun.

Për këtë arsye vesi i tij është vërtet një mëkat i madh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?