Koreja e Veriut (nuk) e fillon Luftën e tretë Botërore
Nga Kolonel Hysni Gjergji
Mediat, por edhe ekspertë të sigurisë në perëndim po artikulojnë gjithnjë edhe më shumë rrezikun e një lufte të re botërore e cila do të vijë nga përdorimi i armatimit bërthamor nga lideri suprem i Koresë së Veriut.
Në radhë të parë duhet të dimë se luftrat ndahen në lokale dhe botërore nga numri i aktorëve shtetërorë, madje edhe kontinentalë që marrin pjesë aktivisht ose e mbështesin këtë luftë. Deri tani, ajo që artikulohet edhe në OKB është Koreja e Veriut e vetme, kundër të gjithëve. Madje edhe Kina si aleati më i vjetër i saj, i është bashkuar sanksioneve të vëna nga perëndimi. Aleancat e krijuara me interes të përbashkët, kanë shoqëruar konfliktet dhe luftrat botërore deri sot. Së dyti, qëllimi i shpallur i kësaj lufte nga Pheniani, sa deklarohet është largimi i amerikanëve nga Koreja e Jugut me qëllim bashkimin e dy Koreve nën udhëheqen e liderit suprem ?! Ky është një qëllim tërësisht i pa mbështetur nga asnjëri nga aktorët e tjerë shtetërorë .
Së treti, Kush përfiton nga kjo luftë? Kjo përballje e ardhëshme, nëse ndodh, është pa fitues. Në luftërat e mëparëshme liderët joshnin pjesëmarrësit me fitimet në përfundim të luftës. Në këtë rast, asnjë palë nuk ka interes dhe përfitim nga kjo përballje. Vetëm pasojat e kësaj lufte mund të plotësojnë kushtet për tu quajtur “katastrofë globale” pasi shpërthimi bërthamor i një bombe, me përmasat tre ose më shume herë se sa ai i Nagasagit, është vërtet për tu konsideruar. Më rëndë dhe më shpejt do të prekeshin Kina dhe Rusia, edhe këto dy superfuqi gjithashtu bërthamore, aleatët e fundit të Phenianit dhe furnizuesit me armatim bërthamor të tij. Kjo është një tjetër arësye që as ish “miqtë” më të afërt të Phenianit, nuk do të mbështesin dhe nuk do të lejojnë Kim të avancojë në cmendurinë e tij dhe të dalë plotësisht jashtë kontrollit.
Së katërti, duhet bërë llogaritja dhe konsiderimi i fuqisë kombërtare (të ashpër dhe të butë) të Koresë së Veriut. Fuqia e ashpër koreano-veriore me sa publikohet përbëhet nga ekonomia, ushtria, popullsia, territori, pozicioni gjeopolitik, dhe aftësia teknologjike. Analizimi cdo elementi vecmas dhe i shumës së këtyre faktorëve bashkërisht e nxjerr Korenë, një vend që mund ta përballojë vetëm pak ditë, deri në një javë luftën kundër SHBA. Një ekonomi që paguan rreth 25% të buxhetit të saj për mbrojtjen, do të conte në kolaps cilindo vend, shumë më të fuqishëm se Koreja. Korea ka kaluar në krizë buke në vitet 1993, pasi të gjitha reformat alla ruse dështuan, dhe 3 milionë njerëz vdiqën nga uria. Fuqia ushtarake e Phenianit është vlerësuar e “frikshme, e madhe dhe e papërballueshme”. Kim Jong zotëron një ushtri rreth 1 milion ushtarë të shërbimit të detyrueshëm i cili zgjat 10 vjet për cdo ushtar. Ushtia e koresë së veriut zotëron rreth 5500 tanke, 2200 transportues te blinduar 4800 raketa ne shtrate lëshimi rreth 70 nëndetëse etj. Të gjithë teknologjinë pothuajse e ka marrë nga Kina, Rusia dhe Ukarahina dhe është prodhim i viteve 90’. Nga viti 2011 deri në 2017 Korea e veriut ka lëshuar 42 raketa balestike, nga këto: 20 Scud me rreze të vogel veprimi 300-1,000 km, 10 me rreze të mesme veprimi nga 1,300-1,500 km, 10 raketa me rreze 3,500-4,000 km, dhe 4 raketa balestike të lëshuara nga nëndetëset. Agjensia e zbulimit Ajror amerikan raportonte në vitin 2010 se koreja e Veriut zotëron më pak se 100 lëshues raketash për Tochka dhe Hëasong-5/6 SRBMs, dhe më pak se 50 lëshues rakatash për Hëasong-7.
Në vitin 2015 vlerësohej nga CIA se Pheniani kishte rreth 1,000 raketa balistike, nga këto 600 Hëasong; 100 KN-02s; dhe 300 Hëasong-7s. Këto raketa janë të përshtatura të paisen me koka të ndryshme bërthamore përfshirë këtu edhe armët e dëmtimit në masë. Kokat bërthamore ruhen të ndara dhe montohen në raketa vetëm me urdhër të Kim Jong personalisht.
Sistemi Rodong-1 i raketave është përshtatur dhe testuar për tu paisur me mbushje bërthamore. Bazuar në të dhënat e shërbimeve inteligjente Koreja ka stoqe me agjentë kimikë si tabun, sarin, soman dhe gazin VX. Disa shtete si Pakistani, Libia, Angola dhe Vietnami kanë blerë raketa balistike si dhe kanë marrë asitencë për ndërtimin e tyre. Grupe paramilitare dhe rreth 60 organizata terroriste nga shumë vende të botës, janë trainuar në Kore.
Aftësia teknologjike në haptësirën kibernetike, ka treguar që është në nivel shumë të lartë në regjimentin e Hacerave me personel rreth 2000 vetë, pjesë e forcave të armatosuar të Koresë së Veriut. Është paradoksale të mendosh që në një vend ku interneti është i ndaluar për popullsinë, hakerat shtetërorë janë kaq mirë të trajnuar. Para disa muajsh ata arritën të hakeronin filmin “The Intervieë” ndërsa më 10 tetor 2017 raportohet se hakerat Koreano-veriorë kanë vjedhur mbi 200 gigabyte informacion në ministrinë e mbrojtjes në Seul, lidhur me planet e luftës së Koresë së Veriut.
Koreja e Veriut, ashtu si dhe cdo komb tjetër, do të kishte më shumë “Fuqi të butë” se sa një vend tjeter; nëse kultura e tij, dhe institucionet e tij do të përcojnë te vendet e tjera admirim dhe respekt. Kjo do të arrihej nëpërmjet diplomacisë, kulturës dhe përfaqësimit të qëndrueshëm ndërkombetar duke qenë në gjendje të ndërtojnë respekt, mbështetje, miqësi dhe aleanca. Shumë i rëndesishëm në llogaritjen e fuqisë së butë, është konsiderimi i vlerave të një kombi; i stilit të qeverisjes dhe respektimit të lirisë së votës, pavarsisë së institucioneve, të drejtat e emigranteve, toleranca fetare, vlerat e familjes etj. Amnesty International raporton se ka rreth 200 mijë të dënuar politikë dhe rreth 13 milion (50% e popullsisë) njerëz jetojnë në varfëri ekstreme. Institucionet e Koresë së Veriut dhe cfarë ato përcojne në arenën ndërkombtare kanë rëndësi në krijimin e një “opinioni” pozitiv apo “negativ” te shtetet dhe kombet e tjerë. Nga sa më lart, del qartë se ndërthurja e komponenteve politike dhe kulturore në fuqinë e butë të Koresë së Veriut, ajo nuk gëzon asnjë element të “fuqisë së butë” i cili mund të krijojë dhe të rrisë përkrahjen ndërkombëtare.
Kriteri sasior në luftë, për armatimin dhe personelin ushtarak, ka kohë që është hedhur poshtë duke filluar nga lufta në Irak. Teknologjia ruse dhe kineze e viteve 90 që Koreja e Veriut zotëron, nuk mund të rezistojë përballë cilësisë së tankeve M1 Abrams, Challenger të paisur me shënjestra optike, termike dhe të veprimit natën, me pamavarësi operacioni disa herë më të madhe se sa tanket kineze 59 S dhe 69 S dhe ruse T 55 dhe T 72 s, prodhime të viteve 70-90. Më I rëndësishëm është fakti se shumë nga këto shifra ka gjasa të jenë të rreme, propogandistike me 2 ose 3-fishin e gjendjes reale.
Për analogji në Irak në 2004, rezultoi se shumë deklarime ishin bërë të fryra, për “të friksuar armikun” numri ushtarëve ishte shumë herë më i vogël dhe teknologjia ishte jashtë përdorimit. Në Mosul në 2005 unë kam takuar ish gjeneralë të Sadamit, të cilët para lufte i kishin dhënë besën për vetëflijim atij; ndërsa neve (ushatrëve të koalicionit) na krenoheshin se si e kishin sabotuar dhe tradhëtuar udhëheqësin e tyre!? Ka shumë gjasa që kjo të përsëritet në një përballje ushtarake të mundëshme të Phenianit me SHBA, pasi propaganda në diktaturë ka rezultuar më së shumti false.
Kim jong mund të jetë i cmendur por ai e di mirë fatin e diktatorëve, ai e di mirë fatin e tij personal nëse tërheq këmbëzën e raketave bërthamore. Kim me shumë mundësi e ekzagjeron fuqinë e tij ushtarake, dhe propaganda që ai bën është tipike diktatoriale. Kim e di se cfarë ekonomie ka për të mbështetur ushtrinë. Ne ushtarakët e dimë mirë që “ Ushtria marshon mbi stomakun e saj” dhe se “amatorët flasin për strategji, ndërsa profesinistët për logjistikë”. Koreja e Veriut nuk mund të krahasohet në asnjë aspekt me fuqinë e “ashpër” dhe të “butë” të SHBA si vendi më i fuqishëm i botës.
Ndoshta Kim është nisur nga historiku i kërcënimeve botërore bërthamore dhe doktrina MAD, dhe kërkon të bëhen një faktor i riciluar i shekullit të 21-të.
SHBA e kanë patur rivalitetin bërthamor me Rusinë të nisur që nga lufta e ftohtë, ku ka zënë fill edhe doktrina “Mutually Assured Destruction” MAD (shqiptohet edhe si e cmendur) ose e asgjesimit të sigurt reciprok të dy palëve. Kjo doktrinë u bazua në përmasat e arsenaleve përkatëse bërthamore të vendeve dhe mos gatishmërinë e tyre për të shkatërruar qytetërimin. MAD ishte unike në atë kohë, por nuk mund të jetë sot. SHBA dhe Rusia kishin potencialin për të fshirë njerëzimin nga toka, vetëm me futjen e disa kodeve kompjuterike dhe hapjen e disa çelësave të lëshimit të raketave bërthamore. Ironikisht, ky potencial i fuqishëm thuhej që garantonte sigurinë në botë. Aftësia bërthamore u bë në atë kohë një pengesë kundër luftës bërthamore për hir të frikës nga asgjesimi reciprok.
Këtë precedent mendoj se Kim kërkon ta përdorë në një kohë dhe në një situatë tjetër, që duke patur arsenal bërthamor të shmangë përballjen bërthamore. Kim Jong kërkon ta përdorë këtë arsenal bërthamor, për të frikësuar dhe vendosur ekuivalencën midis tij dhe SHBA me kërcënimin; nëse më godet, shkatërrohesh bashkë me mua. Kim Jong ngjan me një terrorist kamikaz i cili kërcënon se do të shpërthejë bombën, dhe duke vrarë veten do vrasë edhe të tjerët. Kjo vecori kërcënimi, tipike terroriste, e bën të vështirë manaxhimin e konfliktit të mundëshëm Kore e Veriut- SHBA. Ashtu sic edhe një terrorist kamikaz, që nuk e kërcënon dot me vdekjen, sepse ai e dëshiron këtë; po kështu edhe Kim-in nuk mund ta kërcënosh me goditje sepse përsëri pasojat do ti vuanin civilët koreanë, si dhe vendet përrreth tij. Kim e di patjetër se cfarë ka në dorë dhe e përdor frikën që shkakton një shpërthim i mundshëm, për të “negociuar” si i barabartë me fuqitë e tjera bërthamore. Këtë kërcënim ai bën i nisur nga arsenali ICBM (Intercontinental Ballistic Missile) që zotëron, pasi me këtë arsenal që ai zotron, ka mundësi teknike që për 40 minuta përshkon 10800 km dhe mund të godasë Neë Jork; për 41 minuta arrin Ëashintonin dhe për 38 minuta arrin Los Anxhelos. Qyteti më i afërt i kërcënuar ndodhet 3500 kilometra dhe mund të arrihet nga raketat balestike te Kim për 18 minuta. Për shkak se SHBA-të dhe BRSS-ja kishin të dy raketat bërthamore për të asgjesuar njëri-tjetrin nga harta, asnjëra palë nuk mund të godasë ipari. Pra, fillimi i një sulmi do të ishte i barabartë me vetëvrasjen – kombi i parë i goditur mund të jetë i sigurt se edhe populli i palës tjetër do të asgjësohet. Doktrina e MAD-it i udhëhoqi të dy palët në drejtim të parandalimit të luftës bërthamore. Një détente, ose armëpushim i paplotë, u zhvillua midis SHBA dhe BRSS. Ata ishin si dy armiq të armatosur rëndë, të vetëm në të njëjtën barkë shpëtimi, të gatshëm për të fjetur?!
Ushtria amerikane për cdo luftë të re që ka nisur ka përdorur një armë të re. Bombarduesi B52, B2, bombat inteligjente, avionët pa pilot kanë paraprirë luftën e gjirit, luftën e Kosovës, luftën në Irak, dhe Afganistan. Asnjë mbrojtje ushtarake, nuk mund ti bëjë ballë sot ushtrisë së USA. Nuk mund të fshihet asgjë brenda territorit përballë zbulimit amerikan. Nuk ka asgjë të pakapshme, të pa vrojtuar dhe të pa shkatërrueshme tek arsenali Koreano verior. Problem janë vetëm pasojat dhe precedenti MAD.
Unë gjykoj se Kim ka mundësi të krijojë një incident me pasoja rajonale dhe globale por nuk ka asnjë mundësi të fillojë një konflikt botëror, aq më teper të fitojë nga kjo përballje. Sekeratri amerikan i shtetit tillerson deklaroi me 17 tetor se “do vazhdojmë përpjekjet dipllomatike me Korenë e Veriut deri në lëshimin e bombës së parë”. Pra rruga diplomatike vazhdon të jetë arternativë e vetme për këtë MAD të ri.
“Koha Jonë”