Krasniqi: Gjithçka në Shqipëri ndërtohet e prishet dhe rindërtohet me marrëveshje mes pushtetit dhe informalitetit!

Nga Afrim Krasniqi

Retrospektivë, 2001. Aksioni për “rivendosjen e ligjit”. Përballë Dajtit, policia dhe IMP po rrëzonin një godinë 4 kate të parkut Rinia (lulishtja përballë). Ishte nga ndërtesat më të mëdha. Midis atyre që po shikonin prishjen dallova edhe pronarin e saj. Ndryshe nga sa e mendoja, dukej i qetë, madje po e shijonte. Mësova se në shkëmbim të prishjes vullnetare i ishin dhënë disa leje ndertimi dhe një tender shëbimi. E njëjta praktikë u ndoq edhe me godinat e tjera të mëdha në listën e prishjes dhe firmat që “u detyruan” të dërgojnë pajisjet për prishje/transport të materialeve të rrëzuara, secili me marrëveshje informale paraprake. Praktika e paktit informal për të zbatuar ligjin u bë trend.

Më 2013 u hodh në emër një pallat luksoz në VL – akti i parë për “rivendosjen e ligjit“. Më 2018 shteti u penalizua nga Strasburgu me 13 milionë euro, – kosto e barabartë me buxhetin shtetëror për kërkimin shkencor në 15 vitet e fundit!! Paktet informale vijuan dhe krahas të tjerash, disa prej pronarëve të tij janë emëruar nga qeveria/mazhoranca edhe në poste të lart ekzekutive/institucionale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 2005 qeverisja nisi me luftën për rivendosjen e ligjit ndaj Klanit të Zemunit, më vonë njërin prej tyre e bëri deputet dhe ende e ka aleat politik. Akte të njëjta edhe në luftë për “rivendosjen e ligjit përmes kontrollit të territorit“. Psh, u ndaluan gomisteritë informale sapo një familjar i ministrit përgjegjës krijoi firmën dhe mori monopolin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 2020 operacioni “forca e ligjit“ krijoi një show të madh: qindra arrestime e sekuestrime. Fundi? Të gjithë jo vetëm të lirë dhe të pafajshëm, por përmes kësaj nisme politike sezonale legjitimuan pasurinë, pra i kthyen burimet informale në formale. Paktet informale funksionuan edhe këtë herë.

Kur flitet për “rivendosjen e ligjit“ merreni gjithnjë me rezervë. Asgjë nuk ndodh rastësisht, asnjë nuk investon informalisht pa një garanci politike, asgjë nuk rrëzohet pa një interes ekonomik dhe pakt informal. Në Shqipërinë e tranzicionit burimi kryesor i informalitetit është vendimmarrja në nivelet më të larta, klientela e tyre personale / politike dhe garnitura mbështetëse në parti, në biznes, në ndërtim, në media dhe në shërbime publike. Zgjidhja? Natyrisht nuk vjen nga fadromat apo shoë i radhës, por nis nga shkaku/burimi dhe ka të bëjë me konceptin tonë mbi të drejtën, përgjegjësinë e llogaridhënien.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?